Mendime
Sonila Meço: Shumë debate, sa pak tema
E merkure, 08.09.2021, 08:03 PM
Shumë debate, sa pak tema
Nga
Sonila Meço
Në
debatet publike në vend po mbizotëron një dëshirë e ngutshme për aktualitetin
më shumë si nevojë fatesh personale politikanësh, provë force mes grupesh
rivale brenda e jashtë llojit, duke dëshmuar edhe një herë sa sforco duhet, që
ky debat të mbijetojë me axhenda të pavarura nga nevojat e politikës (i
thënçin) së ditës.
Sot
faqet e shtypit ndërkombëtar hapen me thyerjen e premtimit të kryeministrit
britanik Boris Johnson mbi mos rritjen e taksave. Situata pandemike ka futur në
krizë të thellë kujdesin social, me rritjen e papunësisë, zhvillimin jo të
njëtrajtshëm të ekonomisë, dëmtimit të fortë të shumë sektorëve, kjo edhe nën
hijen e gjatë të një pasigurie të frikshme mbi ecurinë e pandemisë. Dhe kjo
ndodh në një kohë kur pabarazia dhe papunësia në vende edhe shumë të zhvilluara
po shënojnë nivele rekord. Kur Boris Johnson u premtoi britanikëve se do
zgjdhte krizën e kujdesit social pa rritur taksat, dikush e kish kuptuar se ky
është problemi i premtimeve kontradiktore: do mundesh të mbash vetëm njërin.
Tani
vijmë në mëmëdhe, ku megjithëse tregjet financiare ngjajnë dyqan lodrash në
raport me Europën, ndikimi prej tyre ndihet fort nga përdorimi i madh i euros
dhe luhatjet e ndjeshme të kurseve të këmbimit. Në një vend ku ndërtimi,
tregëtia dhe emigracioni mbajnë ekonominë, një teshtimë në tregjet e zhvilluara
financiare të fut plevitin në zgëqin tonë.
Dhe
kur pasiguria e ecurisë së pandemisë, efikasitetit të vaksinimit, delirit të
mutacioneve të virusit ka shkaktuar turbullirë në koke në Europë e botë mbi
ecurinë e ekonomisë, rritjes së pabarazisë, shtimit të radhëve të papunësisë,
këtu duhet të kish shkaktuar migrenë të fortë. Sepse Shqipëria nuk ka luksin të
mbajë për gjatë prioritet këtë model ekzistues ekonomik mbi mbrojtjen e
shëndetit nga pandemia (që për shumë shqiptarë qe zgjedhja e duhur për të
mbajtur frymën gjallë të paktën nga njëra flegër), mbi të gjitha sepse kjo
zgjedhje ndodh në kushtet e pabarazisë së lartë, borxhit publik në rritje,
niveleve të varfërisë në rritje sipas Bankës Botërore, hapësirës së pamundur
fiskale që nuk toleron dot më rritje taksash e tatimesh, çmimeve të larta në
raport me të ardhurat, përfshi kujdesin për shëndetin, që është 34 herë më i
shtrenjtë se mesatarja e 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe shpenzimet për
bukë dhe drithëra, më të lartat në Europë sipas publikimit të sotëm të
Eurostat.
Atëherë
kush do të paguajë për zgjedhjet ekonomiko-sociale e shëndetësore në vend?
Biznesi
i madh, “oligarkët” e dendur me konçesione, biznesi i vogël që përpos pasojave
të pandemisë po ngulfatet nga fiskalizimi dhe “gëlltitja” me “një çapë” nga
biznesi i madh, konsumatori shqiptar, që po paguan çdo rritje çmimi e tashmë
edhe atë në tregjet ndërkombëtare?
Të
rikthehemi tek Boris Johnson, ai vërtetë nuk po mban një premtim, duke rritur
taksa e tatime për të mbështetur kujdesin social, por situata ekonomike ia
lejon, sondazhet dëshmojnë se pranohet në publik në emër të forcimit të
njëtrajtshëm të ekonomisë e jo vetëm për një grusht njerëzish.
Dhe
pasi u morëm me afganët, talebanët, numrin e grave në qeveri, me kryesitë
respektive në partitë sa në të djathtë e sa në të mëngjër, pasi parlamenti nis
më 10 shtator pa a me emra të caktuar, le t’i drejtojmë ministres së re të
financave pyetjet, përgjigjet e të cilave do të dëshmonin më shumë se sa
opinionet gender, patetike, personale a të përgjithshme mbi kabinetin e ri,
hallet e opozitës, ruleta e politikës së ditës:
•Do
vijojnë bizneset e vogla dhe konsumatorët të shtrydhen e të paguajnë kostot e
pandemisë në ekonomi?
•Do
vijojnë të shtrydhen fondet publike për PPP e konçesione duke majmur një grigjë
e përballur tjetrën me çmimet gjithnjë në rritje, kostot e larta, paqartësitë e
tregjeve ndërkombëtare?
•Do
sqarohet mbarë e saktë çështja e fiskalizimit, që ka shtuar kosto, ankth e
pasiguri me nisjen e shtatorit, sepse mund të çojë deri në bllokim të
aktivitetit?
•Si
do përballohet kujdesi social, shëndetësor me vijimin e valëve pandemike kur
hapësira fiskale është ezauruar?
Se
parlamenti, kryesia, vaksina, fati i këtij, i atij, midhja, peshku…po pabarazia
në botë po bën kërdinë, kur mbi kokë kemi edhe pandeminë (pa hyrë në analizë
për të se s’dalim dot si 25 milionë shikues në Francë të dokumentarit se
Covid-19 është mjeti i establishmentit për rend të ri botëror).
Le
t’i marrim me radhë gjërat. Se është edhe shtator, zien koka për faturat.
ttps://www.facebook.com/sonilamecoA