E shtune, 21.12.2024, 01:27 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Sa e vështirë të çmendesh për dashurinë...!

E premte, 22.06.2007, 06:49 PM


Djemtë tanë e kanë pak të vështirë të ekspozojnë forma publike të pasionit. Por shembujt nuk mungojnë, që nga gjestet e vogla e të ëmbla të dashurisë deri tek marrëzitë esktreme.
A keni parë ndonjëherë në rrugët e Tiranës një djalë me një buqetë të madhe lulesh në duar që rend? Nëpër filmat e vjetër të Kinostudios ndoshta, por në rrugët e Tiranës së sotme, ka shumë mundësi që jo. Megjithëse historitë e dashurisë padyshim që nuk mungojnë, meshkujt tanë e kanë pak të vështirë të ekspozojnë forma publike të pasionit. E megjithatë lule blejnë. Por i fshehin, në ndenjësen e pasme të makinës ose sajojnë lloj lloj marifetesh që ato të mos shifen në asnjë mënyrë derisa të përfundojnë (më në fund !!!) në duart e vajzës së mikluar...

Lulet janë vetëm një nga mënyrat për të shprehur në një formë tjetër pasionin, por me pak fantazi, mënyra gjendne plot. Dhe nuk ka nevojë për shpenzime të mëdha. Një dashuri nuk ka domosdoshmërisht nevojë për një X5 apo tryeza të çmendura pijesh të shtrenjta.. Mund të ndodhe dhe kjo, por kush e kushtëzon dashurinë me shpenzime të tilla, ai ose ajo, mund të jenë gjithcka, por nga "lagjia" e dashurisë së vërtetë nuk u ka rënë ende rruga... Ka shumë raste që një dhuratë që ka kushtuar sa një "thesar" të hidhet në një cep të dhomës, ndërsa një shaka, një "çmenduri" e bazuar në një ide të thejehstë por të mbushur me dashuri, mund të bëjë një femër të ndihet në qiellin e shtatë.

Gjithsesi, të mbetemi te fantazia. Një rrugicë e shtruar me petale lulesh? Një këngë poshtë dritares? Apo truku klasik i unazës së fshehur në gotën e shampanjës apo në fetën e tortës? A kanë djemtë tanë fantazi për të gjetur ide origjinale të shprehjes së dashurisë? Sa djem, në përpëlitjet e pasionit, i kanë bërë vetes pyetjen: Çfarë duhet të bëj që e dashura ime ta kuptojë që është e veçantë?

Ndoshta idetë dhe mendimi nuk mungojnë, por kur vjen puna për të zbatuar një "plan dashurie", fillon e ngre krye kompleksi i "syve të botës". Çfarë do thonë të tjerët për mua? Që ky është marrosur dhe bën budallallëqe? Mos do dukem si çun i dobët..? Kështu që tendenca për tu bërë të sjellshëm dhe befasues në marrëdhënien me të dashurën, vjen e dobësohet, idetë vdesin brenda zemrave të dashuruara dhe mendjeve të trazuara. Dhe nuk vonon monotonia, rutina...

Shumë mendojnë që nëse nuk kanë kushtet financiare për të dhuruar ato "gjërat e mëdha", atëherë nuk ia vlen të dhurosh gjë fare, pimë ndonjë kafe dhe... Gabim! I madh madje! Për ta bërë vajzën që dashuron të ndihet e vlerësuar nuk duhet të bësh domosdoshmërisht shpenzime të mëdha. Ndonjëherë mjafton një gjest fare i vogël.. P.sh., një çokollatë që ju ia jepni sapo takoheni për ti dhënë asaj të kuptojë që e keni patur në mendje edhe para takimit... Dhe e dyta, mos harroni: Në mjaft situata kur jeni të mërzitur me njëri tjetrin, mos lini egon tuaj të sundojë mbi ju. Nëse ju mendoni se duhet të kërkoni të falur, fakti që jeni meshkujnuk do të thotë asgjë.. Falja nuk mban emrin femër. Në vend që të prisni që të vijë partnerja juaj e para për të kërkuar falje, mundohuni të mendoni për diçka më të bukur. Gjeni një mënyrë speciale për ti kërkuar të falur dhe të jeni të sigurt që do t'ju falë! Madje jo vetëm kaq, do të mbetet e mahnitur nga sjellja juaj.Mënyrat dhe mundësitë për tu bërë meshkuj të veçantë dhe plot fantazi ekzistojnë, mjafton të dini ti gjeni.

Burri që di të dëgjojë nuk ka fare nevojë për këshilla. Dhuratat e tij do të jenë gjithmonë perfekte dhe partnerja s'ka pse ëndërron princin e kaltër. Tërheqja dhe dëshira që ju i ngjallni një gruaje, varet gjithmonë nga ajo që bëni dhe jo nga ajo që jeni ose keni. Nëse jëni vërtet i dashuruar nuk do të mendoni se çfarë do të thoshin të tjerët për atë çka ju po bëni, mjafton që ju ta ndjeni dhe të arrini ti tregoni partneres tuaj se sa e vlefshme është ajo për ju.

DISA KËSHILLA MODESTE PËR TË KUPTUAR ÇFARË DO…

Nëse doni ti bëni një dhuratë të dashurës suaj, dhe nuk dinin se çfarë ti blini, mos nguroni të pyesni shoqen e saj. Ajo me siguri e di se çfarë i pëlqen.

Kur një femër u tregon për një mashkull ideal dhe se çfarë do të donte të bënte ai- dëgjojeni me vëmendje. Në pamundësi për tju thënë se ç'duhet të bëni, partnerja juaj gjen një rrugë tjetër, duke treguar përmënyrën se si duhet të sillet partneri i saj ideal.

Një grua e di se nëse partneri do ti bëjë një dhuratë, nuk di se çfarë të blejë. Nga njëra anë, i pëlqen tu verë në provë pasi ajo mat dashurinë me anë të zgjedhjes që bëni ju për një dhuratë dhe nga ana tjetër e di që një dhuratë që si pëlqen shumë do ti mbetet në mendje pa i dhënë asnjë kënaqësi.

Dy muaj para ditëlindjes, apo para një përvjetori, një grua u jep pak a shumë një informacion se çfarë do ti pëlqente asaj dhe një burrë i vëmendshëm duhet ti grumbullojë dhe ti mbajë në memorje këto informacione. Mjafton të dini të dëgjoni dhe të kuptoni se çfarë do.

DISA ÇMENDURI TË PAKËSHILLUESHME "DASHURIE"

-Naomi Campbell tentoi të vetëvritej, duke pirë një sasi të madhe ilaçesh antidepresive, kur balerini I flamencos, J.Cortes vendosi ta linte.

-Clark Gable nuk recitoi për tre vjet me radhë dhe u nis vullnetar në luftë, pasi humbi gruan e tij, Carol Lombard

-John Hinkley, në 1981, qëlloi presidentin e atëhershëm të SHBA, Ronald Reagan, pasi aktorja Jodie Foster nuk I përgjigjej dashurisë së tij.

- Ricardo Lopez, I dashuruar me këngëtaren Bjork, kur mori vesh që ajo dontë një tjetër, I dërgoi një pako- bombë dhe u vetë vra me një plumb pistolete, duke filmuar me një videokamer vetëvrasjen e tij.

MARRËZI TË DASHURUARISH (MBLEDHUR NË INTERNET)

-kam shkruar me shkrim dore librin e preferuar të të dashurit tim, dhe bashkë me librin, kam pikturuar dhe ilustrimet. ( kjo punë ka zgjatur plot 10 muaj)

-kam bërë 500 km vajtje dhe 500 km ardhje dhe kjo vetëm për të takuar dy orë të dashurën time.

-I kam marrë të dashurit tim fshehur çelsat e shtëpisë dhe kur ai është kthyer nga puna ka gjetur shtëpinë plot me trendafila të kuq dhe me shigjeta që i tregonin rrugën se ku duhet të vinte, duke mbërritur në banjo, ku e prisja në një vaskë plot me shkumë, me qirinj aromatike, me gota shampanje dhe me luleshtrydhe.

-Për të dashurin tim, dhe pse në kundërshti të plotë nga familjarët e mi, kam bërë një tatuazh me emrin e tij, kështu dhe pse tani nuk jemi më bashkë, e kam gjithmonë me vete

-Kam shkuar tek parkingu i punës ku gjendej makina e të dashurit tim dhe e kam mbushur plot me zemra letre që i kisha bërë vetë. Më vonë kamtelefonuar në punë dhe kam thënë se po vidhnin makinat, kur ka dalë besoj e merrni me mend reagimin mes shumë njerzve që e shihnin, dhe veçanërisht të tijin.

-I kam kërkuar falje, i ulur në gjunjë të dashurës sime, para gjithë shokëve të universitetit, duke i dhuruar një unazë ku ishte shkruar emri im dhe i saj.

-Ku i dashuri im ishte shtruar në spital, jam shtirur sikur kisha dhimbje të forta apandesiti dhe jam operuar vetëm për ta pasur pranë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora