E enjte, 26.12.2024, 01:20 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Komunizmi ishte më kriminali

E marte, 24.08.2021, 05:45 PM


Komunizmi ishte më kriminali

Nga Kastriot Dervishi

Meqë 23 gushti është dita botërore e kujtesës së viktimave të regjimeve totalitare, ia vlen të përmendim disa shifra në lidhje me Shqipërinë, për të thënë se dëmi komunist nuk mund të krahasohet me asnjë dëm tjetër:

-Në vitet 1939-1940 nuk është dënuar me vdekje asnjë person për çështje qendrese antifashiste.

-Në vitet 1939-1943, gjykatat fashiste kanë dhënë vetëm 9 dënime me vdekje, shumica e të cilave për komunistë të përfshirë në veprime të tilla si vendosje bombash, kundërveprime të armatosura, atentate, etj.

-Vetëm në vitin 1945, gjykatat komuniste dhanë vendime që çuan në ekzekutimin e mbi 500 personave.

____________

Kur e “çliruan” Peshkopinë mor aman?!

Meqë sot u hodh këngë e valle për “çlirimin” e Peshkopisë, duhet thënë se në dokumentet e kohës përmenden disa data. Në historikun e Brigadës së 1-rë, vendoset muaji korrik 1944 si “çlirimi” i Peshkopisë. Këtu është një përshkrim tejet folklorik, po që nuk lëviz nga muaji korrik. Midis të tjerash thuhet: “Mbas rrethimit që iu bë Batalionit të 2-të të Brigadës së 1-rë në Tresh Alije, zërat e 9 heronjve thërrisnin ‘hakmarrje’ dhe për këtë arsye drejtohemi për të paguar dhe më shumë tradhtinë e bërë. Armiku është përgatitur dhe kishte zënë pozitat në kodrat dominuese nga ana tjetër duhej të kalohej Drini. Dhe nga ana tjetër ka qenë shumë më i madh në numër. Sulmi i divizionit filloi. Armiku shpartallohet dhe ikën në panik lë të vrarë dhe të plagosur. Peshkopia çlirohet. Populli e pret me brohoritje ushtrinë çliruese të lëvizjes nacionalçlirimtare”.

Ndërsa në ditarin e kolonel Shefqet Peçit bëhet fjalë për “luftën e Brigadës së 5-të për mbrojtjen e Peshkopisë më 22.8.1944”. Pra për ta mbrojtur e jo për ta “çliruar”. Kjo e dhënë përfshihet në historikun e Brigadës së 5-të.

Mirëpo po në letrat e kësaj brigade brenda të njëjtës dosje, janë vendosur datat 28-30 korrik për “çlirimin e Peshkopisë”.

Ftohen shokët ta zgjidhin sa më parë këtë çorap datash që gjenden në dokumentet që vetë kanë lënë. Organizata të mbajë qëndrim për këto informacione që disponohen pa leje nga "armiku".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora