| E shtune, 21.08.2021, 01:55 PM |
Karakteri im i ndyrë më ka bekuar me shumë përfitime, lavdërohet ai
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
"Karakteri është në gjene, jam i sigurt për këtë," lavdëron ai veten më tej. Dhe
vazhdon: “Klounit në mua i
pëlqen të prekë njerëzit. Nëse i bëni njerëzit të qeshin tani, është më e lehtë
t'i bëni ata të qajnë më vonë.”
***
Shqipëria është shtet-komb, sovraniteti i saj i takon
vetëm kombit autokton shqiptar. Askujt tjetër.
Shteti kombëtar është një formacion shtetëror ku
popullsia përbën tërësisht ose në thelb një komb, domethënë një njësi
gjuhësore, kulturore dhe historike.
Qëllimi i nacionalizmit është që kombi, pra një njësi gjuhësore, kulturore
dhe historike, të përbëjë një shtet të pavarur. Në mungesë të një shtet-kombi
tashmë të krijuar, kjo mund të ketë të bëjë me bashkimin e një kombi të ndarë
padrejtësisht nga kufijtë politikë, si për shembull Kombi Shqiptar.
Shqipëria (përfshirë
Kosovën dhe gjitha trojet e copëtuara të saj) është Vendi i shqiptarëve që
jetojnë aty qysh para se të lindte historia njerëzore. Nuk është vend
shumetnik. Nuk është vend emigrantësh. Dardania nuk është zemra e Serbisë.
Maqedonia nuk është pronë e fiseve me identitet të komplikuar.
Shqipëria nuk është pronë private e asnjë bastardi që të bëje gjëra e
pazare në fshehtësi në dëm të vendit dhe kombit pa transparencë
(çiltëri, sinqeritet) dhe miratim paraprakisht të sovranit, që për gjëmat informohen
nga mediat e huaja, edhe atë, pasi është kryer ligësia.
Për çështjet
kryesore kombëtare, me theks të veçantë në Politikën e Jashtme,
vendos vetëm sovrani në një Referendum detyrues gjithëkombëtar.
Askush tjetër.
Nuk vendos asnjë parti politike, asnjë qeveri, asnjë karkalec prej
“politikani”, asnjë insekt, asnjë i droguar nga kanabisi apo i dehur nga birra,
asnjë nudist, asnjë kuisling, asnjë servil, asnjë rezil. Shqipëria është
e përjetshme. Të ligtë janë të përkohshëm. Tradhtarët
duhet ta thyejnë qafën sa më shpejt të jetë e mundur. Më parë, kishte klounë në Kuvend, tani kemi një
Kuvend klounësh.
Referendum
gjithëkombëtar: Votim i përgjithshëm, formë e shprehjes së mendimit të popullit për një
çështje të veçantë shoqërore e shtetërore. Çështje më specifike politike, mes
të gjithë qytetarëve të përshtatshëm (që kanë të drejtë votimi) në një zonë, të
tilla si një komunë, qark, vend, shtet.
Bëhet një dallim midis referendumeve detyruese dhe këshilluese.
Një referendum këshillues është një mjet për t'u dhënë votuesve një
mundësi për të shprehur pikëpamjet e tyre për një çështje politike, edhe nëse
vendimi përfundimisht merret nga politikanët.
Në një Referendum Detyrues,
vendimi politik vendoset me shumicë të votave në përputhje me rregullat që
zbatohen për referendumet. Vendimi i zbatimit merret nga sovrani.
Në vendet serioze (demokratike), mosrespektimi i rregullave përbën Shkelje
të Ligjit dhe Kushtetutës. Vepër penale. Dhe, llogaridhënia sipas
Kodit Penal ka pasoja të rënda për shkelësin. Kushdo qoftë ai.
Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të
sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Dakord?
Besimi në arsyen, të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor nuk krijohet nga
kriminelët. Plotfuqishmëria
absolute e qeveritarëve shqipfolës, është kërcënuese për mbijetesën e kombit
dhe vendit.
***
Nëse vendosim frenat në gojën e kuajve që të na binden,
ne mund të kontrollojmë të gjithë trupin e tyre.
Autoriteti ka të drejtë të komandojë dhe në përputhje me rrethanat, detyra
e të tjerëve - për t'iu bindur atyre urdhërimeve. Doja të them se do të ishte e
drejtë nëse kjo detyrë do të thoshte që
ata që i lëshojnë ato, domethënë qeveria e korruptuar, t'i binden të njëjtave
urdhra. Sidoqoftë, kjo është pikërisht poenta, sepse jo çdo individ ka nevojë
për detaje për të cilat vetë pronari mund të mos jetë në dijeni. Për mua, pyetja
kryesore është se kujt i duhet pushtet? Dhe, ofroj një përgjigje: vetëm atyre
mafiozëve që janë në pushtet. Dikush thotë se kastraveci ka gabuar. Ai nuk ka gabuar,
pisllëqet i bënë me qëllim djallëzor.
Unë mendoj se në botën tjetër Zoti do
t`i thotë: “Përshëndetje, klouni im i stërgjatë.”
Por sot, unë nuk gjej midis jush
përkushtimin e zemrës që kërkon të vë në dyshim të drejtën e zotërinjve të juaj
për të urdhëruar, dhe detyrën tënde dhe detyrën e shokëve të juaj për t'u bindur verbërisht. Megjithatë, sapo
të fillohet kjo çështje e rrezikshme, argumente të ndryshme mund të
parashtrohen për të demonstruar mbrojtjen. Pavarësia e tyre, dominimi, dhe
mjetet që u siguroi natyra dhe paaftësia e juaj, u shkaktuan nga tendenca për
të mos iu bindur askujt. Ata janë të lumtur ta bëjnë këtë, sepse ju jeni
thesari i tyre i preferuar. Robërit servil-indiferent. Që shesin dinjitetin
burrëror për një tas groshë.
Por tani ju nuk keni aq shanse të prisni që ata të cilët ju kanë
shfrytëzuar me dekada, t'i binden çdo dëshire tuajën, vetëm sepse ndarjet,
servilizmi dhe indiferenca e juaj, në vend të logjikës së shëndoshë, akoma
dominon personalitetin tuaj, të menduarit tuaj. Çfarë avantazhesh të mëdha janë
brenda mundësive të atyre që janë të vetëdijshëm për varfërinë e guximit dhe
shpirtit të tyre kozmopolit? Është sikur shumë bashkëkombës të mi për të cilët
kam qenë krenar deri më tani, kanë tru pule, nuk e kuptoj plotësisht.
Që në fillim të sundimit ai u kap për vrasjen e juaj; ai kurrë nuk iu
përmbajt besës dhe së vërtetës, sepse nuk ka të vërtetë në të. Kur predikon një
gënjeshtër, ai e nxjerr atë nga bagazhi i tij i rrenave, sepse ai është një gënjeshtar
i devotshëm dhe babai i gënjeshtrës. Një sekondë, desha të them “baba i kombit.”
Shqiptari
tru-shpëlarë u ngrit më tej, më tej! Në dehjen e vetë-shkatërrimit, të rrëmbyer
nga ideja vetëvrasëse!
Është pak e vështirë të ngrihemi së bashku kundër këtij shkatërrimi kur
njerëzit të cilëve u është dhënë besimi dhe pozicionet (politik-bërësit që
duhet të jenë shërbëtorët tanë) për të qenë në vijën e parë të frontit, janë pjesë e Shkatërrimit të vendit dhe
Shfarosjes së Kombit.
Tragjedia në botën
shqiptare nuk është shtypja dhe mizoria e njerëzve të këqij, por heshtja e
njerëzve të mirë.
***
Leximi i ndonjë shkrimit të vogëlsisë sime, nuk është një arratisje në
diçka që nuk ekziston, por një udhëtim drejt diçkaje që nuk ka ekzistuar, por
që më pas ekziston.
Ne lexojmë shkrime të mirëfillta për të hedhur një dritë
të pjerrët mbi jetën tonë, për të parë mendimet dhe idetë tona nga
këndvështrime të reja dhe ndoshta për t'i korrigjuar ato.
Ndër detyrat e jetës, nuk di asgjë më të rëndësishme sesa të mos lavdëroj
ata që meritojnë ndëshkim.