E shtune, 21.12.2024, 12:23 PM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Karakteri im i ndyrë më ka bekuar me shumë përfitime, lavdërohet ai

E shtune, 21.08.2021, 01:55 PM


Karakteri im i ndyrë më ka bekuar me shumë përfitime, lavdërohet ai

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

"Karakteri është në gjene, jam i sigurt për këtë," lavdëron ai veten më tej. Dhe vazhdon: Klounit në mua i pëlqen të prekë njerëzit. Nëse i bëni njerëzit të qeshin tani, është më e lehtë t'i bëni ata të qajnë më vonë.”

***

Shqipëria është shtet-komb, sovraniteti i saj i takon vetëm kombit autokton shqiptar. Askujt tjetër.

Shteti kombëtar është një formacion shtetëror ku popullsia përbën tërësisht ose në thelb një komb, domethënë një njësi gjuhësore, kulturore dhe historike.

Qëllimi i nacionalizmit është që kombi, pra një njësi gjuhësore, kulturore dhe historike, të përbëjë një shtet të pavarur. Në mungesë të një shtet-kombi tashmë të krijuar, kjo mund të ketë të bëjë me bashkimin e një kombi të ndarë padrejtësisht nga kufijtë politikë, si për shembull Kombi Shqiptar.

Shqipëria (përfshirë Kosovën dhe gjitha trojet e copëtuara të saj) është Vendi i shqiptarëve që jetojnë aty qysh para se të lindte historia njerëzore. Nuk është vend shumetnik. Nuk është vend emigrantësh. Dardania nuk është zemra e Serbisë. Maqedonia nuk është pronë e fiseve me identitet të komplikuar.

Shqipëria nuk është pronë private e asnjë bastardi që të bëje gjëra e pazare në fshehtësi në dëm të vendit dhe kombit pa transparencë (çiltëri, sinqeritet) dhe miratim paraprakisht të sovranit, që për gjëmat informohen nga mediat e huaja, edhe atë, pasi është kryer ligësia.

Për çështjet kryesore kombëtare, me theks të veçantë në Politikën e Jashtme, vendos vetëm sovrani në një Referendum detyrues gjithëkombëtar. Askush tjetër.

Nuk vendos asnjë parti politike, asnjë qeveri, asnjë karkalec prej “politikani”, asnjë insekt, asnjë i droguar nga kanabisi apo i dehur nga birra, asnjë nudist, asnjë kuisling, asnjë servil, asnjë rezil. Shqipëria është e përjetshme. Të ligtë janë të përkohshëm. Tradhtarët duhet ta thyejnë qafën sa më shpejt të jetë e mundur. Më parë, kishte klounë në Kuvend, tani kemi një Kuvend klounësh.

Referendum gjithëkombëtar: Votim i përgjithshëm, formë e shprehjes së mendimit të popullit për një çështje të veçantë shoqërore e shtetërore. Çështje më specifike politike, mes të gjithë qytetarëve të përshtatshëm (që kanë të drejtë votimi) në një zonë, të tilla si një komunë, qark, vend, shtet.

Bëhet një dallim midis referendumeve detyruese dhe këshilluese.

Një referendum këshillues është një mjet për t'u dhënë votuesve një mundësi për të shprehur pikëpamjet e tyre për një çështje politike, edhe nëse vendimi përfundimisht merret nga politikanët.

Në një Referendum Detyrues, vendimi politik vendoset me shumicë të votave në përputhje me rregullat që zbatohen për referendumet. Vendimi i zbatimit merret nga sovrani.

Në vendet serioze (demokratike), mosrespektimi i rregullave përbën Shkelje të Ligjit dhe Kushtetutës. Vepër penale. Dhe, llogaridhënia sipas Kodit Penal ka pasoja të rënda për shkelësin. Kushdo qoftë ai.

Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Dakord?

Besimi në arsyen, të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor nuk krijohet nga kriminelët. Plotfuqishmëria absolute e qeveritarëve shqipfolës, është kërcënuese për mbijetesën e kombit dhe vendit.

***

Nëse vendosim frenat në gojën e kuajve që të na binden, ne mund të kontrollojmë të gjithë trupin e tyre.

Autoriteti ka të drejtë të komandojë dhe në përputhje me rrethanat, detyra e të tjerëve - për t'iu bindur atyre urdhërimeve. Doja të them se do të ishte e drejtë nëse kjo  detyrë do të thoshte që ata që i lëshojnë ato, domethënë qeveria e korruptuar, t'i binden të njëjtave urdhra. Sidoqoftë, kjo është pikërisht poenta, sepse jo çdo individ ka nevojë për detaje për të cilat vetë pronari mund të mos jetë në dijeni. Për mua, pyetja kryesore është se kujt i duhet pushtet? Dhe, ofroj një përgjigje: vetëm atyre mafiozëve që janë në pushtet. Dikush thotë se kastraveci ka gabuar. Ai nuk ka gabuar, pisllëqet i bënë me qëllim djallëzor.

Unë mendoj se në botën tjetër Zoti do t`i thotë: “Përshëndetje, klouni im i stërgjatë.”

Por sot, unë nuk gjej midis jush përkushtimin e zemrës që kërkon të vë në dyshim të drejtën e zotërinjve të juaj për të urdhëruar, dhe detyrën tënde dhe detyrën e shokëve të juaj  për t'u bindur verbërisht. Megjithatë, sapo të fillohet kjo çështje e rrezikshme, argumente të ndryshme mund të parashtrohen për të demonstruar mbrojtjen. Pavarësia e tyre, dominimi, dhe mjetet që u siguroi natyra dhe paaftësia e juaj, u shkaktuan nga tendenca për të mos iu bindur askujt. Ata janë të lumtur ta bëjnë këtë, sepse ju jeni thesari i tyre i preferuar. Robërit servil-indiferent. Që shesin dinjitetin burrëror për një tas groshë.

Por tani ju nuk keni aq shanse të prisni që ata të cilët ju kanë shfrytëzuar me dekada, t'i binden çdo dëshire tuajën, vetëm sepse ndarjet, servilizmi dhe indiferenca e juaj, në vend të logjikës së shëndoshë, akoma dominon personalitetin tuaj, të menduarit tuaj. Çfarë avantazhesh të mëdha janë brenda mundësive të atyre që janë të vetëdijshëm për varfërinë e guximit dhe shpirtit të tyre kozmopolit? Është sikur shumë bashkëkombës të mi për të cilët kam qenë krenar deri më tani, kanë tru pule, nuk e kuptoj plotësisht.

Që në fillim të sundimit ai u kap për vrasjen e juaj; ai kurrë nuk iu përmbajt besës dhe së vërtetës, sepse nuk ka të vërtetë në të. Kur predikon një gënjeshtër, ai e nxjerr atë nga bagazhi i tij i rrenave, sepse ai është një gënjeshtar i devotshëm dhe babai i gënjeshtrës. Një sekondë, desha të them “baba i kombit.”

Shqiptari tru-shpëlarë u ngrit më tej, më tej! Në dehjen e vetë-shkatërrimit, të rrëmbyer nga ideja vetëvrasëse!

Është pak e vështirë të ngrihemi së bashku kundër këtij shkatërrimi kur njerëzit të cilëve u është dhënë besimi dhe pozicionet (politik-bërësit që duhet të jenë shërbëtorët tanë) për të qenë në vijën e parë të frontit,  janë pjesë e Shkatërrimit të vendit dhe Shfarosjes së Kombit.

Tragjedia në botën shqiptare nuk është shtypja dhe mizoria e njerëzve të këqij, por heshtja e njerëzve të mirë.

***

Leximi i ndonjë shkrimit të vogëlsisë sime, nuk është një arratisje në diçka që nuk ekziston, por një udhëtim drejt diçkaje që nuk ka ekzistuar, por që më pas ekziston.

Ne lexojmë shkrime të mirëfillta për të hedhur një dritë të pjerrët mbi jetën tonë, për të parë mendimet dhe idetë tona nga këndvështrime të reja dhe ndoshta për t'i korrigjuar ato.

Ndër detyrat e jetës, nuk di asgjë më të rëndësishme sesa të mos lavdëroj ata që meritojnë  ndëshkim.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora