Faleminderit
Mehmetali Rexhepi: Lamtumirë rapsodi i ditëve tona, Demir Krasniqi
E premte, 20.08.2021, 07:35 PM
Lamtumirë rapsodi i ditëve tona
Demir Krasniqi (1950-2021)
Nga
Mehmetali Rexhepi
Lajmi
i vdekjes gjithnjë vjen si dush i ftohtë, si tronditje e çastit të sapo marrjes
së njoftimit... Edhe kësaj radhe erdhi, sikurse me rastin e këtij njoftimi për
ikjen nga bota materiale e arsimtarit, këngëtarit, mbledhësit të folklorit të
traditës, autorit të një sërë librash me këngë dhe të shkrimeve publicistike:
Demir Krasniqit!... Demir Krasniqi që heret e kultivoi këngën shqipe, duke
luajtur me violinë me vëllain e tij Hazirin, por edhe me instrumentalistë
tjerë... Punoi me përkushtim për ruajtjen e traditave të folklorit shqiptar, të
rapsodisë; mirëpo komponoi edhe këngë popullore të lirikës qytetare...
Para
Luftës Çlirimtare, veçmas pas çlirimit të Kosovës nga okupimi i Serbisë, iu
përkushtua grumbullimit, vjeljes dhe përpunimit të rapsodive, në brendi të
cilave vendosi frymën epike të dëshmorëve, heronjve, martirëve, viktimave të
dhunës e gjenocidit shekullor serb... Trajtoi në vargje shembuj qëndrese e
sakrificash dhe, solli një mori publikimesh, qoftë për rapsoditë historike,
qoftë për poetikën popullore lirike të kënduar...
Demir
Krasniqi bëri monografi për këngëtarin popullor Qamili i Vogël, si dhe vëllime
tjera librash më gërshetime motivesh epike-lirike... Këndoi në shumë mjedise
dhe ahengje, mori pjesë edhe në festivalin e kultivuar, atëbotë të
popullarizuar "Akordet e Kosovës", përkrah emrash të shquar të këngës
shqipe, si Nexhmije Pagarusha, e të tjerë. Kështu, Demir Krasniqi u
popullarizua në mjediset tona dhe, pothuaj se tërë jetën u përpoq të mbante
gjallë jetën muzikore në Kosovë, në mjedise të mbyllura dhe të hapura të
Kosovës. Doemos etnomuzikologjia shqiptare do t` i ketë borxh veprimtarit
muzikor Demir Krasniqit, që t`i qaset në të ardhmen gjithanshëm studimit për
opusin e këtij kompozitori, kantautori dhe vjelësi të zellshëm të folklorit
muzikor shqiptar. Gjithsesi me interes, edhe në këtë rrethanë zije, vlen të
theksohet ingazhimi publicistik për aktualitetin i Demir Krasniqit...
I
palodhshëm për t`i pasqyruar në mënyrën e vet ngjarjet e pakëndshme dhe
arritjet në shoqëri, me anë satirizimesh, ironizimesh dhe brohoritjesh të
rimuara në strofa vargjesh dhe artikujsh në portalet: Rajoni press, "Zemra
Shqiptare" e gjetiu... Këngëtari dhe rapsodi Demir Krasniqi pushoftë në
dheun e Kosovës së lirë!
________
Intervistë Ekskluzive me këngëtarin, kompozitorin, poetin dhe publicistin, Demir Krasniqi