E shtune, 21.12.2024, 04:11 PM (GMT)

Mendime

Diadema Stil: Kur opozitarizmi konsiderohet “njollë e zezë”!…

E premte, 13.08.2021, 07:17 PM


Kur opozitarizmi konsiderohet “njollë e zezë”!…

Nga Diadema STIL

Në vend të mendimit të lirë dhe lirisë së zgjedhjes së alternativës, me anë të dialogut dhe ballafaqimit të alternativave, kasta e vazhdimësisë neokomuniste ka zgjedhur presionin, dhunën  dhe shantazhimin, si mjete të përgjunjës së kundërshtarit dhe tkurrjes së dimensionit opozitar të shoqërisë.  Sot në Shqipëri, jo vetëm nuk ekziston një demokraci reale e funksionale, por të gjitha mjetet e hapura dhe të fshehta janë në dispozicion të strukturave politike pushtetnbajtëse, për të nënshtruar çdo rezistencë opozitare dhe përgjunjur frymën e mendimit të  lirë në këtë vend.

Historia e Viktor Gjinaj, nga Bazi i Matit, i datëlindjes 20/03/1967, i martuar, me katër fëmijë, është një nga historitë e shumta të fatit të nëpunësit dhe intelektualit në Shqipëri, ku shantazhi, përndjekja, dhuna dhe përjashtimi, për shkak të bindjeve politike, është kthyer në sistem. Nga viti 2009 e në vazhim aktivizohet me Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, ku pati rastin të njihej me figurat kryesore të kësaj partie si Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama, Nora Malaj etj. Gjatë kësaj kohe punonte si mësues në shkollën nëntëvjeçare Karicë, ku me pasion e përkushtim, rriste shkallën e kualifiikimit dhe synonte një pozicion drejtuesi, për të vënë më mirë në praktikë dijet dhe dhuntitë e tij. Me mbështetjen e zv/ministres së Arsimit, Nora Malaj, u komandua si drejtor në shkollën Karicë, më 24 shkurt 2017, ku qëndroi deri më 13 nëntor të këtij viti. Pas kësaj do të punonte zv/drejtor në Shkollën e Mesme “Gjergj Kastrioti” Baz. Gjatë kohës që ishte në këtë pozicion pune, nga datë 26/01/2018 e në vazhdim, pati presione e kërcënime, që të jepte dorëheqjen nga ai vend pune, duke u thirrur nga kryetari PS së rrethit dhe bërë presion të japë dorëheqjen, ndryshe do ta hiqnin me “metodat e tyre”, siç tha ai dhe do ta linin pa punë! Por, kjo ishte më e pakta, pasi i kanë dalë në rrugë njerëz të botës së krimit, por që mbanin teserat e PS, dhe e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk jepte dorëheqjen! Ata synonin që të mbanin premtimet elektorale dhe këtë vend pune t’ia jepnin një militanti të majtë.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 u angazhua në frontin opozitar që synonte rrotacionin e pushtetit, konkretisht në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. U angazhua në ngritjen e grupeve të mbrojtjes së votës të frontit opozitar, duke qëndruar gjatë gjithë kohës së votimeve pranë qendrave të votimit, për të mos lejuar cënimin e votës së lirë dhe vullnetit të qytetarëve. Gjatë ditës së  votimeve u konflktua disa herë me anëtarë të PS, që tentuan të blinin votat dhe në mbrëmje shoqëron me makinën e tij Komisionin e Qendrës së Votimit Baz, deri në dorëzimin e materialit zgjedhor në komisonin zonal zgjedhor në qytetin e Burrelit,

Po atë natë të 25 prillit 2021, ora 23, kur po kthehej me makinën e tij në shtëpi, në vendin e quajtur “Ujëmbledhësi” Nr.1, në fshatin Baz, rreth 400 metra pa arritur në shtëpi, vë re një makinë Fuoristradë, që kishte ndaluar në mes të rrugës dhe detyrohet të ndalojë, kur sakaq, tre persona të maskuar, me shkpoinj gome në duar, u vërsulën kundër tij, duke e goditur me shkopinjtë e gomës me shkelma në mënyrë shtazore, gjersa bie përdhe pa ndjenja dhe dhunuesit largohen duke e pandehur të vdekur.Pas kësaj e ka parë veten në spitalin e Burelit, ku nga kontrolli mjekësor u konstatua hemoragji e brendshme  në anën e djathtë të trupit, hematomë në shpatullën e majtë,  një plagë në kokë, sipër ballit, hematoma në anën e majtë të trupit, si dhe poshtë gjurit të majtë. Qëndroi I shtruar në spital për 15 ditë, nën kujdesin dhe mjekimin intensive të mjekëve. Policia që si gjithmonë erdhi me mjaft vonesë për të sqaruar rrethanat e krimit, në vend që të zbulonte keqbërësit i kërkonte llogari viktimës se përse kishte thyer orën policore etj.

Por nuk do të mjaftohej me kaq, kur me datë 23 maj 2021, ora 22 e 30 minuta, një breshëri armësh thyen heshtjen në shtëpinë e Viktor Gjinaj dhe ky merr çiften e del në dritaren e katit dhe qëllon dy herë  në ajër. Në këtë kohë dëgjon klithmat e personave që po largoheshin dhe që kishin synuar ta eleminonin me atentat brenda në shtëpi. Merr në telefon urgjencën policore, por pas një çerek ore operative i thotë se tani është natë dhe nuk mund të shihen natën provat, por policia nuk erdhi as të nesërmen, duke e lënë këtë person nën mëshirën e krimit të rrugës, të mbështettur nga skalionet politike. Megjithë tentativat e tij për të zbardhur ngajrjen dhe zbuluar e ndëshkuar fajtorët, nuk u bë asgjë dhe dukej se disa individë të veshur me uniformë dhe vetë disa mekanizma të shtetit punonin kundër interesave të viktimës dhe në favor të keqbërësve, duke bërë që jeta e këtij njeriu dhe e familjes së tij të ishte e pasigurtë dhe e rrezikuar seriozisht, nën presionin e botës së krimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora