Kulturë
Gëzim Llojdia: Si u zhduk emblema e gjetur në kalanë e Katafiqi në vitin 1981?
E enjte, 12.08.2021, 06:02 PM
Si u zhduk emblema e gjetur në kalanë e Katafiqi në vitin 1981?
Nga
Gëzim Llojdia
1.
...Historia: Emblema e
Katafiqit.
Në
vitin 1965 Profesor Rrok Zojzi, në krye
të ekspeditës, i shoqëruar nga Birçe
Harshi Denaj në kalanë e Katafiqit gjetën Emblemën e Katafiqit, që është një' gur me shqiponje dykrenore dhe
tre gjethe lisi, të gdhendura në
të, që është e njëjtë me emblemën e
Dodonës.
...Jam
në buronja të Kucit.Duke u kthyer në rrugën e asfalt krejtësisht të re që vjen
nga Kurveleshi i sipërm , më sak nga Gusmari , gjithë kthesa .Në Buronja është
një udhëkryq i madh.Një rrugë duhet të shkoj në fshat sipër, poshtë Shkagës,
një udhë do eci lumit gjarpërues dhe
tjetra përkarshi. Mali më ngjanë me një piramidë gjithë dhe, gur shkurre dhe
, por të ndërtuar nga dora e
njeriut.Kur kam pyetur ku gjendet kalaja e Katafiqit më kanë thënë :Ja ku e ke përkarshi Buronjave!Kur ishim në
shkollën e mesme kam shkuar edhe atje,
por nuk e dinim çfarë ishin gurët
dhe ledhe, t që mbante kodrina e malit Buronjat e asokohe ishin gjithë rrepe
madhështor, të moçëm , që krijonin
hijezim, ledhet e gurta dhe ujërat që aty pëllcinin nga buronjat .Këtë mbajnë
mend të gjithë, sot pamja është krejt ndryshe, rrepet e moçëm sjanë më dhe
ujërat duken sikur janë trembur nga dora e njerëzisë. Mirëpo duke vrojtuar këtë
kala nga poshtë dhe shumë vite më parë nga sipër zbulojmë shumë gjera që i
thonë shkoqur autorët si Set Alikaj, Hasan Luci dhe autor të tjerë kucjotë
nëpër botimet e tyre për Kuçin.
2.
Shtrirja e kalasë
...Autori
S.K.Alikaj shkruan; Në fillim te luginës së Shushicës, pikërisht në veri te përroit te
Buronjës, gjenden rrënojat e një kalaje
të lashtë.
Terreni
ne përgjithësi është malor, kodra e
Katafiqit ku ngrihet kalaja është vazhdim i malit dhe ka pak a shume formën e
një dardhe, duke u ngushtuar nga veriu
në një barriere të lartë shkëmbore.
..Mirëpo
sa është sipërfaqja e saj?
S.K.Alikaj;Rëndësi
kanë muret rrethuese ku më të dallueshme janë pesë prej tyre që rrethojnë një
sipërfaqe afër 3ha.
...Forma
e kalasë sipas këtij autori: Muri që mbyll rrethimin e parë formon një linjë
rrethore me gjatësi 60m dhe trashësi 3 - 3.2m. Është i ndërtuar me gurë të
papunuar, te mëdhenj e mesatare dhe ka
tre ndërprerje qe mund te kenë shërbyer si hyrje. Dy prej tyre janë skajet e
murit, kurse e treta e lidh atë me
rrethimin e dyte. Ky i fundit fillon ne forme harkore duke u mbështetur tek i
pari. Ka një gjatësi te përgjithshme 200m dhe mbyllet në skajin tjetër përsëri
me atë rrethim. Ka si veçanti përdorimin e gurëve të mëdhenj. Vendosja e tyre
është bere ne mënyre te 9rregullt por duke ruajtur vertikalitetin në faqen e
jashtme, ku janë dhe gurët më të
mëdhenj. Faqja e brendshme në përgjithësi është me gurë mesatare kurse mesi ka
mbushje me gurë të vegjël. Rrethimi i tretë fillon me një mur mjaft të gjerë që
shkon 3.6 - 4.5m qe zgjatet sipas një vije rrushkulluese ne një gjatësi 60m dhe
pastaj harkohet c gjitha me një mur të ngushtë 2.8m deri sa bashkohet me
rrethimin e dytë. Nga ana lindore ai ndërpritet nga një mur ndarës, i cili shërben si i tillë dhe për rrethimin e
katërt. Gurët e përdorur për ndërtim kanë mesatarisht dimensionet 50, 50,
60cm kurse lartësia e ruajtur arrin 0.8m. Rrethimi i katërt ka gjatësi
120m dhe kufizohet nga perëndimi nga një mur periferik dhe vazhdon deri sa
takohet me muret ndarëse. Është e vështirë për të dalluar këmishën e brendshme
e të jashtme, sepse muri është mjaft i
dëmtuar.
...Rrethimi
i pestë ne përgjithësi ndjek një vije horizontale me gjatësi 320m. Ka gjerësi
2.8 - 3.2m dhe lartësi të konsiderueshme qe shkon deri 2m. Nga një mur ndarës i
lakuar ky rrethim parcelohet ne tre nënndarje më të vogla.Muret ndarëse ndryshojnë
nga ato rrethuese si nga funksioni ashtu dhe nga mënyra e ndërtimit të tyre.
Ato i ngjiten pjerrësisë së kodrës pa u lakuar. Gjerësia e tyre është e
vogël, kurse gurët kanë përmasa të
stërzgjatura. Jashtë mureve rrethuese nga ana lindore e perëndimore ka shumë
tarraca të cilat zbresin deri në afërsi të Buronjës. Në pjesën lindore hasëm
disa mure të veçuar që ndërpresin vendet e kalimit. Këto janë ndërtuar me gurë
te mëdhenj dhe kanë gjerësi 1, 8 - 2, 2m. Në rrethimin e dytë dhe të tretë me
interes janë dhe themelet e disa ndërtimeve,
që i përkasin me sa duket dy komplekseve të veçanta për banim. Ato ruhen
në sipërfaqe dhe janë bërë me mure me gjerësi 1-1.2m. Aty gjetëm dhe pak
qeramike, tjegulla tipike mesjetare me
baltë të ashpër te bëra me gishtërinj. Si përfundim mund të themi se Katafiqi
është një vendbanim i fortifikuar i periudhës së hekurit, por që ka qenë përdorur si i tillë dhe në
mesjetë.
...
S.K, Alikaj: Ne zonën e Kuçit hasem në rrënojat e tre kishave, njëra prej te cilave ndodhet fare pranë
fshatit. Kisha e dyte gjendet ne shkëmbin e Katafiqit, një shkëmb mjaft i thepisur, me një shesh te vogël ne maje, ku sipas vendasve ka qene kisha e
Pandelejmonit. Kisha e trete është "kisha e Huneborshe" qe ndodhet
disa metra ne jug te fortifikimit. Ka gjatësi 125m, gjerësi 4.5m përbehet nga naosi, pronaosi,
absida dhe si tip është me gjysme kryq,
e ngjashme me kishën e Armenit. Aty gjetëm dhe pak qeramike, tjegulla tipike mesjetare me balte të ashpër
te bëra me gishtërinj.
3.
Fjalë për fjalë po
ndalemi me rrugëtimin e këtij artefakti
Historia e simbolit tone
kombëtar dhe Dodona pellazgjike
nga mrsc Besim Dervishi
...Të
gjitha këto gjetje arkeologjike janë shume të rëndësishme, por një nga gjetjet e cila fatkeqësisht nuk
gjendet me ishte një pllakë guri me përmasa rreth 40×65 cm, gjetur në vitin 1974 në Labëri, me saktë në kalanë e Katafiqit në Kuç
(Vlorë).
Ilustrimi
është bërë nga grafisti Pandi Mele.Po në këtë vit i është dorëzuar në ngarkim
Muzeut Vlorë me drejtor Llambi Durolli.
Në
1978 objekti është marrë nga ky muze nga studiuesi Rrok Zojsi, dhe është dorëzuar në Akademinë e Shkencave
në Tiranë.Në 1980 objekti i është dërguar F. Stamatit në laboratorin e
restaurimeve, dhe më pas i është kthyer
Akademisë së Shkencave.
...Në
vitet 1980-1981 ky artefakt zhduket nga mjediset e Akademisë së Shkencave.
Ilustrimi i artefaktit është publikuar ne vitin 1982 ne kopertinën e punimit me
titull “Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historisë” mbajtur nga
profesor Aleks Buda. Vjedhja mund të jetë bërë nga armiqtë e çështjes shqiptare
(apo blere nga ta) ashtu siç ka ndodhur edhe me shumë artefakte tjera (Për këtë
te dhënë ndihmuan zoti Petrit Gaci dhe Besir Bajrami). Po ashtu kjo e dhënë
është publikuar ne rrjetin social Facebook të Drejtorisë Rajonale të Kulturës
Kombëtare, Vlorë (DRKK Vlore) ne datën
24 Korrik 2015 ku thuhet se:
“Grafik
i Emblemës e gdhendur në gur me përmasat 30 x 40 cm , gjetur në rrënojat e Kalase se Katafiqit nga
etnologu i njohur Rok Zoizi në vitet ’70.”
Ky
artifakt është përmendur dhe nga studiuesi H. Luci ne një punim te tij për
fshatin
Kuç
ku midis te tjerave thotë se:
“…Në
kalanë e KATAFIQIT, KUC, VLORE është gjetur dhe një reliev i njohur si
emblema e Kadafiqit me përmasa 40x30cm,
ku dallohet nga gdhendja shqiponja me gjethe lisi. Vetë shqiponja
simbolizon figurën e Zeusit si kryezot i perëndive. Si objekt emblema në fjalë
lidhet me periudhën e stërlashtë të Dodonës….”
...Mirëpo
çfarë thotë më poshtë ky autor:Zhdukja ose asgjësimi i këtij artifakti duhet të
jetë bërë për për disa arsye. E para shkaku i zhdukjes ka qenë vjetërsia e tij
e cila sipas disa studiuesve shkonte 5000 – 7000 vjeçare ndoshta edhe me shumë.
Shkak tjetër mund të kenë qenë simbolet e gjetura tek shqiponja. Në gjoksin e
saj ishte i gdhendur gjethja e lisit e cila së bashku me shqiponjën vetë janë
simbole te Dodones. E dyta trupi i saj sidomos flatrat është i përberë prej
disa konturesh tip kolonash. Këto kollona sipas studiuesit GJ. Zoga tregojnë
konturet e një ndërtese të vjetër pra të një objekti të lashtë. Kollonat
identifikohen me vetë shtetin. Në një vend qe dikur ka pas ndërtesa antike.
Zeusi
për të gjetur qendrën e botës hodhi dy shqiponja në ajër në të një njëjtën
kohe, një ne drejtim te lindjes dhe
tjetrën në drejtim të perëndimit. Ato fluturuan drejt njëra tjetrës dhe vendi
ku u takuan ishte qendra e botës. Ky vend nuk ishte Delfi sic përpiqen ta thonë
disa, por Dodona, orakulli më i vjetër së Delfi. Nga atëherë
shqiponja me dy koka ishte simbol i pellazgëve dhe Dodones. Gjetja e këtij
artefakti me simbolin e Lisit te Dodonës është një provë e fortë (Shih libri
“Encyclopedia of Mysterious Places: The Life and Legends of Ancient Sites
Around the Ëorld”, Robert Ingpen, Philip Ëilkinson, Barnes and Noble, USA 2000)...