Kulturë
Albert Zholi: Manjola
E premte, 06.08.2021, 05:07 PM
MANJOLA
Tregim nga Albert Z. ZHOLI
Institutin e lartë
Petagogjik Manjola e
ndërpreu në vitin e
tretë. Jeta në konvikt ishte bërë e
mërzitëshme dhe e pasigurtë .Cdo
mbrëmje kishte grindje
tek sheshi para konviktit. Djemtë
e qytetit hynin e dilnin
në dhomat e vajzave
si në shtëpitë e tyre. Për
rregullore të brendëshme konvikti
as që bëhej
fjalë –.
Ajo periudhë, që
politikanët e quanin “ periudhë tranzicioni” , fshihte brënda saj të
papritura nga të
pamenduarat. Si shumë shoqe edhe Manjola
vendosi ta ndërpriste shkollën për
të mos ndërprerë
lojën e jetës, sic e gjykonte ajo, kodin moral të
vetvetes.
Ajo ishte një
nga studente e mira që jo
vetëm shokët e shoqet
por edhe petagogët i respektonin
dijet e saj.
Gjykimin e saj
për ta lënë shkollën
familja nuk e priti mirë, sidomos e jëma. “ Ti
je vajzë e zgjaur, mendtë në kokë
i ke dhe kokën
mbi supe”, , i kish thënë e jëma”
di t’u tregosh vendin dhe mësimeve dhe atyre që
të japin mësim”. Fjala ishte
për një
petagog, që nuk e linte rehat
Manjolën edhe pse ajo
ishte e fejuar me Edin. “...
do e zë
edhe unë atë petagog
Arbenin e do i
them dy fjalë , është mësues
ai apo rrugac...”
- Jo mama, bëhet më keq
ashtu.
- Po ti je e fejuar... c’pandeh ai?!...
- Prandaj mama unë dua ti ruhem sherrit. Pozocioni që
kam unë në
jetë është i
vështirë. Edi është i sjellshëm e
korrekt me mua, s’dua të krijoj
situata të vështira ...Pastaj nuk është vetëm problemi i
petagogut . E para është se
mua nuk më pëlqen
më qëndrimi në
shkollë. Nuk ka asgjë të bukur asgjë
të pastër ...Nuk dua të
zhgënjehem edhe për vitet
që bëra...Nuk dua
t’i shëmtoj vitet që ikën, shoqërinë e sinqertë, fjalën e bukur ...Nuk
e di mama por
më duket se
pas asaj që
quhet Demokraci, disa kanë
nxjerrë brirët... Unë nuk dua të mbetem preh e brirëve
të tyre...
- E jëma
heshti dhe nuk e kundërshtoi më.
- Manjola –nuse ishte
një befasi. Sikur duhej martesa që
qyteti ta mbante në gojë bukurinë
e saj .Si një celje karafili i dukej
qeshja në buzën e poshtëme, ku
niste një gropëz e pambaruar ...
Lokali buzë
detit u mbush me dasmorë. Respektin e gjithë
qytetit për familjen
e saj dhe shoqërinë e saj të shkollës nuk
mund ta mbante ai lokal
buzë detit, ndaj edhe jashtë vinin
e venin dashamirësit
kureshtarë ...Edhe deti ishte
i qetë atë
ditë vere, sikur qe
hutuar nga bukuria e asaj vajze
me emër lulesh ...Dhe dasma e
bashkoi mbrëmjen me mëngjesin, për të mos
u zemëruar as
dielli as hëna...
Kur akoma
nuk ishte shkrirë mjalti
i dasmës në buzë, ata u
nisën për në Greqi.
Puna në Greqi ishte e lodhëshme, si puna në Greqi. Por
ajo vec punës
edhe studionte për të vazhduar
shkollën nga larg. Dhënai e provimeve
për të nuk ishte e lehtë, por
ajo i kish premtuar
vetes se do e
vazhdonte shkollën me korespondencë dhe nuk
e gënjente dot veten. Ja
erdhi provimi i parë, prova
e parë e asaj që
donte të bënte në vazhdim...
Në
Kakavijë e priti e jëma. U përqafuan me mall e
tek porta e institutit u
ndanë . Manjola nuk donte që
ta shoqëronte e jëma, sidomos tani që ishte grua e martuar
e me dy hapa jetë më tutje. Shoqet e shokët
e rrethuan dhe e mbytën me pyetje
. Më tepër nuk donin
të mësonin ndonjë ghjë të re,
se në Greqi , fati i të gjithëve
është gati i njëjtë, por donin
të flisnin me të e
të cmalleshin. Ajo me të vërtetë ishte zbukuruar edhe më
shumë, edhe pse kish lënë mbrapa
dicka vajzërore .Bukuria
e saj ishte bërë si më e qëndrueshme
me një finesë magjie
të ëmbël...
Nisi
hyrja e studentëve të parë
në sallë. Në pesëshen e parë
ishte edhe Manjola. Emrat i lexonte petagog Arbeni . Kur përmendi
emrin e saj ai qeshi
me ironi, sikur donte të
thosht e: “ Erdhe prapë në dorën time...” ose
ndonjë gjë më të djallëzuar
se kjo. Këtë nuk mund
ta përcaktonte menjëherë Manjola.Vec e dinte
se Asrbeni ishte frika
e gjithë studentëve, ndërsa
për të ishte
edhe më shumë se
frikë...
Trgonin se po
t’i jepje “ zarfin plot” mund
të hyje në provim e ta
merrje lëndën pa e carë kokën fare...Kishte edhe nga ata që punonin
në Greqi apo në Itali
dhe provimet ei merrnin me atë
( zarfin plot” ...Ee sa
gjëra ndodhin e do
të ndodhin me Arbenin e
Arbenët, që ishin zhveshur
nga morali i shenjtë i mësuesit?!.
Manjola hyri kokëulur, sikur të
kish bërë ndonjë turp, mori tezën dhe zuri vend
në një tavolinë nga fundi i
sallës.
E
lexoi dhe e lexoi
prapë tezën, por asgjë nuk
po kuptonte nga ato pyetje që
nxirrosninm mbi atë copë
letër ...U sforcua të
përqëndrohej. Dic lëvizi në
kiujtesë. Dy pyetje i hodhi mbi
letër me përgjigje të sakta ...Po
jepte e merrte që
edhe pyetjen e tretë
ta zgjidhte. Patjetër e
kërkonte nga ajo vatër
kujtese, nga dolën edhe
përgjigjet e dy pyetjeve
të para, por më kot...
Arbeni,
që e sodiste gjatë gjithë kohës u afrua
tek tavolina e saj dhe foli: “ Të ka
bërë më të bukur Greqia, por shkolla
do edhe mend...” Ajo nuk priste ndonjë
shprehje më të mirë se ajo
nga “ i tmerrshmi Arben” nga
“ poeti Arben e kritiku
Arben” Se Arbeni ishte bërë
violina e pafrë e shkollës
jo vetëm “ zarfet e mbyllur” ,
por edhe për një “
demokraci të hapur”... Ai diskutonte
nëpër mbledhje, shkruante poezi e
mendime kritike për
vepra letrare të
botuara, qysh kur ai
s’kishte parë dritë dielli
akoma...Donin s’donin dhe petagogët
e tjerë do e
dëgjonin e do e
shihnin Arbenin e
gjithanshëm...Dhe nga një
kritik i
tillë, mund të pritje kopace
edhe më të trasha se ato
fjalë që i tha
Manjolës...
-Mos doni ndihmë?- foli përsëri Arbeni.
Manjola
nuk foli
Arbeni u largua
nga paskurrizi i saj dhe ajo
e ndjeu veten si më të
cliruar .Nisi të shkruante . Mbaroi c’i erdhi ndërmend
dhe u ngrit të përgjigjej .Veten
e ndjente më të
sigurtë, sikur t’i kish
ardhur frymëzimi i dikurshëm, kur si studente
e rregullt, përgjigjej saktë
e pa ndrojtje ...Por s’ishte
e thënë të mbaronte
kështu! Një ndërhyrje dinake e
petagog Arbenit dhe ajo
e humbi përsëri. U nervozua
dhe mbeti .
-Kaq kam! – foli ajo si e
mbytur në fyt dhe doli
nga salla.
***
Fatin e Manjolës
e patën e dhe shumë të tjerë ...
Të
mbledhura kokë më kokë inatoseshin
e ngushëlloheshin .Ata që e kishin
fituar provimin ja kishin
shtruar tek kioska
përballë me pije
nga ato që preferonin petagogët...Të tjerët
e kishin festuar fitotren, qysh kur kishin
nisur zarfet me
dhrami, lireta apo dollarë ( se
para shqiptare nuk
pranonin arbenët)...
-Manjola,
të kërkon profesor Beni, u përkëdhel një
nga ato që kish
fituar.Profesor Beni rrinte dy
hapa më tej, në pritje të Manjolës.
Manjola
gjykoi nëjherë të mos
shkonte, por nuk donte të
tregohej në sjellje ashtu
si nuk ishte. Aq më tepër aty, ku shumë
sy e shihnin e
shumë veshë e dëgjonin...
U
afrua krenare, pa dridhje
qerpiku. E pa drejtë e në sy
petagogun dhe pyeti:
-Pse më kërkoni?
-Më vjen
keq që nuk e
morët provimin- foli ai duke i dhënë ngjyrë
zërit.
-S’ka
pse t’ju vijë keq jo
të gjithë studentët i marrin
provimet.
-Ti nuk
je si të gjithë – foli ai.
-Si
të gjithë shokët
e shoqet jam edh eunë...-
por s’mund të vazhdonte
se Arbeni e ndërpreu:
-Ata janë
të tjerët, ti je Manjola .
-S’është
vendi për poezi këtu, pastaj juve
sikur nuk ju shkon
poezia – foli me ironi Manjola, për
t’i shpëtuar atyre që mund të
vinin prapa...
-Ti
je poezi e gjitha, askush nuk mund
të qëndrojë indiferent
përballë teje , pastaj unë
kam edhe arësye të tjera ...(
ndezi një cigare) unë ju dua.
-
Hahaha-qeshi Manjola, për habinë e saj, të atijë dhe kush e dëgjoi atë
qeshje.
-
Mos i
shpërdoroni fjalët zoti Arben – e
këshilloi ajo.
-Ju e dini
këtë – vazhdoi ai, pa ditur të thoshte
ndonjë fjalë më të mencur, përballë “mos i shpërdoroni fjalë” që i tha ajo.
Edhe
ju e dini që unë
nuk ju dua ! Që jam e fejuar
dhe e martuar me një
që kam dashur dhe e
dua... –vazhdoi po me atë ton Manjola.
Arbeni e
humbi për një cast. Nuk e mendonte se ajo do
ta vinte përpara me mospërfillje kryenece, sidomos në ato caste kur qe
rrëzuar në provim. Kur u sigurua
disi tek vetja vazhdoi:
-Po veten
e doni?
-Sigurisht
që e dua...
-Atëherë më doni edhe mua-konkludoi Profesori –se
unë kam shumë lidhje me
veten tuaj .( ndezi edhe një
cigar e tjetër dhe e thithi
me poza triumfatori).
-Të dua
veten është e kundërta
që të dua ty
–foli prerë Manjola.
-Ashtu
ëë?!
-Po
kështu!...
-Por mos e
harro që jam petagogu dhe ...
-Dhe unë
jam studentja juaj që nuk mori
provimin – këtë doni të thoni?!
-Edhe
më shumë se aq-
-
Mu shumë nuk
mundni zoti Arben – foli
përsëri prerë Manjola, duke
e theksuar për së dyti
fjalën “ zoti Arben”.
-
Ja që mund.
-Provimin do e
rijap dhe jam e
sigurtë tek vetja se
do e marr .Manjola i tha
këto fjalë më tepër për
të krijuar hapësirë
mendimi se e dinte të
gjithë praktikën e
provimeve, që fitonte paraja e
jo dija.
-Në këtë rast
e humbni zgjuarsinë ... Po të mos
dua unë ju nuk
mund ta vazhdoni
më shkollën ...Ëndrra juaj do
marrë fund e
do të mbetesh një
askush, pa të ardhme, pa...
-Jo
të gjitha i
realizson në jetë – iu
përgjigj Manjola, sikur e pranoi
humbjen para petagogut
qëllimkeq.
-Kur e keni
mundësi t’i realizoni lehtë ?
-Hahaaha-
qeshi përsëri Manjola ashtu kot.
-Qeshja mund
të bëhet prona
juaj gjithë jetën
po të pranoni.
-Çfarë të
pranoj ?
-Ja të
bëhesh e imja, ja të
derdhësh këtu- dhe zgjati
dorrën e majtë gjysmë
të mbyllur.
-Ju kini
moralin e parasë, e paraja
s’ka moral ...Ato që ju
vlerësoni më shumë unë
i përbuz e i urrej ...Ja
që kështu jini
juve dhe kështu jam unë.Vuri emër
vetes petagog, mua mos ma qa
hallin se shkolla nuk
mban emrin tënd ...
-Tha këto
fjalë dhe hyri mes shoqeve
që e prisnin. Ato e
përqafuan dhe dic
i flisnin, për aq sa
kishin dëgjuar, por Manjola
ishte si e dehur
e nuk i regjistronte
truri...Ndjehej si më e lehtë
kur ecte... Edhe peshën e
trupit nuk e ndjente.
Ishte mbushur
me veten e saj të mirë...