Kulturë
Gëzim Llojdia: Amantia kur lindi dhe sa të shuhet dheu, është ilire
E merkure, 04.08.2021, 07:03 PM
Amantia kur lindi dhe sa të shuhet dheu, është ilire
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Prof. Dr. Neritan Ceka, ngre një alarm dhe me
të drejtë, kur thotë se një nga zyrat e M. Kulturës duke publikuar të dhënat për qytetin antik
Amantia e cilëson qytetet grek. Prof
Ceka shkruan:Edhe Amantia e lashte na doli greke ?!!!
Profesor
Neritan Ceka denoncon një tjetër skandal te zyrtareve qe paguhen nga taksat
tona për te mbrojtur trashëgiminë. Ne faqen e internetit te parkut te Amantias
ajo prezantohet si një qytet grek.
Ceka:
"Mendova se një faqe e tille , ku qyteti ilir Amantia cilësohet si polis
grek, ishte hedhur ne internet nga vorioepirotet, por rezulton se i përket një
zyre vartëse te Ministrisë së Kulturës, e njëjta që publikoi thënien e Sgarbit për "theatrin
grek" te Bylisit. O tempora, o mores!"
Për
ata qe mund te kenë dyshime ja linku i faqes:
http://archeoparks-albania.
com/amantia/html/amantia. html
2.
Qyteti
antik i Amantias gjendet i shtrirë në kreshtën e një kodre mes dy majave në
këmbë të një varg-kodrinash.
Kjo
qendër e hershme ilire e shtrirë në hapësirë dhe në kohë, sot gjenden rrënojat
e saj, lindur e lulëzuar në 10 shekuj në ndryshim e pasurim të vazhdueshëm. Emërtimi
i vendeve:1-gropa e Kovacit, 2-kalaja, 3-lëmi i Pecit, 4-Qafa e varreve 5-qafa
e Pazarit.
Epiqendra
e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjendet në lartësinë 613 m mbi det.
Në këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit
antik, duke pësuar shtrirje në kohë nëpër sheshet e tarracave. Kodra ku ka
jetuar për 1 mijë vjeçar qyteti ilir i Amantias ka formë koni. Ajo është pjesë
e veçuar nga vargmali, që përthyhet me një përrua. Qyteti antik Amantia gjendet
në kodrinën që ka mbajtur këtë qytetërim ilir në mes të rrjedhës së dy lumenjve
me një shtrirje deri në det. Në verilindje lumi Vjosë i krahinës Mallakastër. Në
jugperëndim shtrihet lugina e lumit Shushicë.
3.
Qyteti
antik Amantia ka identitetin e vet . Amantia ka qenë dhe mbetet një qytet ilir
në Ilirin e Jugut. E parë një rrafsh vlerash, Amantia ka qenë qendër e zhvilluar në Ilirin e Jugut. Ky
qytetërim ilir ka njohur një zhvillim të madh ekonomik, material, shoqëror, shpirtëror.
Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore. Aty është rrënjëzuar , nga
të dhënat dëshmohet se në shekullin e IV p. e. s është një qendër e rëndësishme.
E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit, qyteti antik ka qenë i fortifikuar
me murre. Por në ndryshim nga qendra të tjera që i përkasin kësaj periudhe, qyteti
i Amantias e ka kapërcyer këtë dimension fortifikues, duke kërkuar dhe gjetur
shtrirje jashtë mureve përreth akropolit. Ndryshimi befasues në Amantia është vrejtur në ngrehinat, ndërtesat publike,
këto ndërtime nuk gjenden të shtrira në toka pjellore anës lumenjve, por në
lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave, që rrethoheshin me murre. Amantia
është fokusuar shekuj më parë në dritën e botimeve të huaja. Studjues, udhëtarë,
arkeolog , gjeograf, të gjithë këta duke kërkuar rrënjët e një qytetërimi të
lashtë ilires kanë ndriçuar pjesë nga ky qytetërim dhe monumentet e tij , por
ajo që i ka befasuar të gjithë këta ka qenë mënyra e ndërtimit të qytetit të
lashtë në shpatet e një mali. Ndonëse studiuesit citojnë se qytetet ilire u
ngritën në lartësi të tilla, Amantia ky qytet i lashtë të mrekullon sot me këto
monumente të tilla që shprehin artin e ndërtimit ilir në lartësi malesh e
shpatesh duke krijuar vende për godina dhe ambjete që i duhen një qyteti malor
për të zhvilluar jetët e tij por duke zgjidhur më parë një mënyrë inxhinjerike
veprat monumentale që më parë se nga letrat kanë shpërthyer nga shpirti krijues
e ndërtues i këtyre popujve sa të lashtë, aq të mençur të ditur, të zot, për të
sjellë qytetërime atje ku bota e ka patur të vështirë ardhjen e tyre, shtrirjen
e tyre, prandaj mbeten të pakët sot të tillë qytetet të zbuluar , mbeten
atraksione të veçantë midis të cilëve Amantia sot është prezent , është pjesë e
këtij trualli që mbetet pjesë e jona e gjithhershme është qytetërimi i
paraardhësve tanë, pjesë e një historie të ndriçime, të pashkueshme nga kohët. Në
shpatet e këtij mali kanë gjezdisur me ditë kërkuesit, për të rënë në gjurmët e
këtij qytetërimi , aty ku dheu ynë e kishte përpirë brenda barkut të tij. U fsheh, u humb dhe u largua
për kohë-shekujt Amantia, por ora e ndriçimit të saj mbriti. Amantia sot është
hapur park Arkeologjik. Është një qendër arkeologjike e vizitueshme. Amantia
afron stadiumin si vend të vizitueshëm, që në botën tonë janë të rrallë, atraksione
të tillë në shpatet e këtij mali në jug të Shqipërisë. Duke njohur nga gërmimet
arkeologjike Amantien, nuk kërkon shumë shqyrtime, arsyeja e ardhjes së
studiuesve të huaj në shpatet e këtij mali për të gjetur këtë qytetërim. Nëse
Amantia do të ishte veçse një qendër e vogël e pazhvilluar, nga hartat e kohës
ajo do të ishte fshirë përgjithmonë ashtu si tjera qendra të tilla që humbën
rrugës, nën baltovinën e ftohtë. Interesi
për Amantian ka lindur nga arsyeja e thjeshtëzuar . Amantia ka qenë një qendër
e një qytet që ka pasur si kohë shekujt dhe ndoshta një mijë vjet jetë. A mund
të humbte , ose të fshihej një kohë kaq e gjate jete e një qytetërimi dhe
pikërisht atij ilir?Ka qenë pasioni i të gjithë kërkuesve të huaj dhe vendas
atyre që në veprat e tyre kanë cekur Amantin si qytetërim në shpatet e këtij mali. Prandaj Amantia rron,
flet historia e këtij qytetërimi ilir me gjuhën e monumenteve të saj, që janë
sot pjesë e një trashëgimia të hershme të paraardhësve tanë.
4.
.
. . Arkeologu që udhëhoqi grupin e kërkimit dhe që gërmoi në Amantia, quhet;
Skënder Anamali dhe në botimin :”Amantia”(Iliria Nr 2 viti 1972) shkruan: Në
juglindje te Vlorës, sapo hyn në luginën e Shushicës, te tërheq vëmendjen, midis
kodrave që shtrihen ne këmbët e malit te Kudhesit, një maje shkëmbore e vetmuar,
e cila ngrihet lart si një kon i madh. Një majë tjetër shkëmbore, përsëri te
këmbët e malit të Kudhesit shihet edhe nga lindja, duke ardhur nga Te¬pelena . Të
para së afërmi, dy majat shkëmborë formojnë një kreshtë, e cila zgjatet gati 1
km, me drejtim verilindje-jugperëndim. Kuota më e larte e saj është 613 m, mbi
nivelin e detit dhe ndodhet ne skajin verilindor. Mbi këtë kreshtë dhe përreth
saj, janë të shpërndara shtëpitë e fshatit Ploçe. Ne këtë kreshte dhe poshtë
saj, bashke me disa trakte muresh rrethues ruhen rrënoja të ndryshme të një
vendbanimi të lashtë. Muret rrethues, qe shihen ende ne këmbë, monumentet e
zbuluar ne gërmimet, sendet e ndryshme që dalin ne drite, të gjitha janë
mbeturinat e qytetit ilir, Amantia. Amantia u zhvillua si qytet në kodrën e
larte dhe në tarracat e saj. Kodra e veçuar me anën e një qafe, lidhet me
trungun e malit të Kudhesit. Në kohët e lashta pllaja e sipërme e kodrës ishte
e rrethuar me mure fortifikimi. Qyteti i lashtë u zhvillua jashtë këtyre mureve,
përreth Akropolit. Kjo ka bërë, që qy¬teti Amantia, të mos kishte pamjen e
zakonshme të qyteteve ilire. Godinat dhe banesat e tjera u ngritën në sheshet e
tarracat e mëdha të sajuara, te zgjeruara dhe te forcuara me mure, në anët e
ndryshme të kodrës. Këto sheshe e tarraca kanë lartësi të ndryshme.
5.
.
. . Duke shkruar për këtë qytet ilir S. Anamali shpjegon:Amantia ka qenë një
nga qytetet e pakta të Ilirisë, për të cilin ka edhe ndonjë informate në
burimet e shkruara. Amantia, si qytet, ka patur një jetë gati njëmijë vjeçare. Ajo
ka patur një pozitë të mire, lidhej me luginat e lumenjve Vjosa e Shushica dhe
me rrugët e lashta, që kalonin nëpër to. Ky pozicion bëri, që Amantia të
transformohej në një nyje të rëndësishme në marrëdhëniet treg¬tare midis
bregdetit jugor të Ilirisë dhe krahinave të brendshme, sidomos të vi¬seve
jugore e jugperëndimore, duke përfshirë edhe një pjesë të Epirit Verior, të
cilat, të veçuara nga malet, lidheshin ndërmjet luginës së Vjosës me Apoloninë.
Në shek. IV p. e. s. Amantia filloi të zhvillohej si një qendër e rëndësishme
skllavopronare, duke marrë ne shek. III-II p. e. s. pamjen e një qyteti të
vërtetë antik. Ajo mbeti si e tillë deri në fund të shek. I p. e. s. Në kohën perandorake, me
gjendjen që u vendos në provincat ku e
gjithë ekonomia kryesore e treg¬tia e madhe kishte kaluar në duart e pushtuesve
romake, Amantia e humbi rendësin e saj të dikurshme. Vërtet që ajo, në fund të
antikitetit përmendet si një qendër peshkopate, por në mesjete ishte zhdukur si
qytet, megjithëse emri i saj nuk ishte harruar plotësisht.
6.
.
. . S. Anamali na thotë në vitin 1972:Kërkimet e para për identifikimin e
rrënojave të Amantise filluan në shek. XIX. Që në gjurmimet e para ajo u
lokalizua në rrënojat e fshatit Nivice të Kur¬veleshit. Por më vonë do të
mbizotërojë mendimi se Amantia duhet kërkuar në Plocë, dhe jo gjetiu. Udhëtarë
e arkeologë të huaj erdhën në Ploçë, i panë disa nga monumentet antike, që
ishin mbi sipërfaqe, i përshkruan dhe mblodhën materiale të ndryshme dhe u
larguan. Në rrënojat e Amantisë, kërkimet dhe gërmimet sistematike filluan pas
çlirimit. Ata treguan se qyteti ilir, Amantia, megjithë pozitën malore të tij, ka qenë një qendër e rëndësishme e kësaj krahine
të Ilirisë së Jugut dhe se për një kohë
mjaft të gjatë ka patur një jetë ekonomike e shoqërore të gjallëruar dhe një
kulturë materiale e shpirtërore të përparuar.
7.
.
. . Duke ju referuar S. Anamalit i cili shkruan në këtë material, por të mos
harrojmë vitin ekëtij punimi :Burimet e
shkruara për Amantit dhe Amantin, sikurse në përgjithësi për iliret e Ilirinë, janë të kufizuara e të fragmentuara. Pak dimë për
këtë qytet, edhe më pak për banorët e tij. Pjesa më e madhe e tyre kanë
përmbajtje thjesht gjeografike. Sipas auto¬reve të lashtë antike, Amantia i
përkiste Ilirisë dhe amantet kanë qenë ilire. Pas vitit 148 e. sonë Amantia
bënte pjesë në provincën e Maqedonisë, e cila përfshinte edhe një pjesë të
Ilirisë së jugut. Në një ndarje tjetër të provincave te perandorisë romake ne
Ballkan, në shek. II. e. s. Amantia i takon provincës së Epirit të Ri. Na
kumtohet se Amantia u bashkua me Cezarin në luftën kundër Pompeit ose se shumë
shekuj më vonë , nën muret e saj të
rindërtuar nga Justiniani, ushtria bizantine luftoi kundër saraqeneve. Kuptohet
vetvetiu se të gjitha këto janë fare pak për një qytet si Amantia, i cili pat
një jetë gati njëmijë vjeçare.
.
. . Në shek. IV p. e. s. Amantia njihej si një qytet ilir. Por krahas qytetit
Amantia kishte edhe një krahine te quajtur Amanti, e cila zgjatej deri në bregdet.
.
. . Sipas Ps. Skylaksit, amantet janë ilirë nga bulinet dhe Amantia nuk është
një qytet grek, qytete greke janë Apolonia e Epidamni.
.
. . Plini, duke u mbështetur të Theo¬pompi, i ka quajtur barbare amantët bashke
me bylinet. Nuk është vështirë të gjendet kuptimi i fjalës barbarë, pasi të
lexohet i gjithë paragrafi (111 23, 26) .
.
. . Për Stefan Bizantinin Amantia ka qenë krahine e ilirëve.
Deri
diku të qartë janë edhe kufijtë e territorit të banuar nga amantët. Në malet
Keraune ata kufizoheshin me kaonet. Fqinje juglindore te tyre ishin atin¬tanet
kurse në lindje kishin bylinët. Me këta të fundit duhet thënë se amantët kanë
pasur një afërsi të madhe. Në disa njoftime më të vona, të dy qytetet Bylis e
Amantia, përmenden gjithmonë bashkë, që lë të kuptohet për lidhje shumë të
ngushta midis tyre, pa përjashtuar edhe origjinën e përbashkët. Tekstit të Ps. Skylaksit,
ju bënë disa korrigjime. Kështu titulli «Iliret» u zëvendësua me «Taulantet». Në
kohën kur u shkrua vepra e Ps. Sylaksit (vjetet 350-340 p. e. s) qendra e
shtetit ilir ishte spostuar nga perëndimi i Ilirisë Jugore dhe në krye të këtij
shteti ishin dinastë nga fisi i taulanteve. Sido që të interpretohet titulli i
paragrafit të 26 të veprës se Ps. Skylaksit amantët mbeten ilirë.
.
. . Duke pranuar titullin «taulantët» ne mund të mendojmë, dhe kjo nuk na duket
e pamundur, se Amantia si krahinë e si qytet, në atë kohë ndodhej nën vartësinë
e shtetit ilir. Ngjarje të tilla si kalimi i qyteteve Apolonia e Dyrrah, nën
vartësinë e shtetit ilir dhe venja e Pirros me forcën e armëve në fronin e
mbretërisë molose nga mbreti ilir Glaukia, e përforcojmë këtë mendim. Me
dobësimin e shtetit ilir, me fuqizimin e shtetit të Epirit, në kohen e
sun¬dimit të Pirros, Amantia hyri në përbërjen e shtetit të Epirit. Këtë
ngjarje, me sa duket, kanë patur parasysh Antigoni, që e përmend Amantine në
veprën e tij kushtuar, përshkrimit të Maqedonisë dhe Prokseni, bashkëkohës i
Pirros, i cili i radhit abantet me kuptimin amantët në listën e fiseve epirote . Për këtë arsye, disa
shekuj më vonë, sigurisht duke u mbështetur në burime të tilla, Hezyhu do t'i
quajë amantët epirote. Për dy shekuj me radhë burimet për Amantine heshtin. A
duhet menduar se amantet ishin ende nën vartësinë e shtetit të Epirit dhe deri
kur zgjati kjo gjen¬dje? Ka shumë
të ngjare që, pas vitit 268 p. e.
s. , Amantia të jetë bërë e pavarur, duke filluar edhe prerjen e monedhave me
emrin e banorëve të saj. Amantia mbeti e pavarur edhe më vonë. Këtë e vërteton
edhe fakti, që Amantia (në te vërtetë në formën Abantia) është në listën
delfike të theorodokeve, të datuar në vitet 220-189 p. e. s. l. Për shek. II p.
e. s. për Amantin nuk ka asnjë lajm. Nga një kumtim i Tit Livit mësojmë se
bylinet, sikurse edhe apolloniatet e dyrrahasit, i dhanë ndihmë ushtrisë romake
në luftën e vitit 168 p. e. s. ll Duke ditur lidhjet e ngushta ndërmjet
amantëve e bylineve, mund të mendojmë se raporte te tilla, kanë ekzistuar edhe
midis amantëve dhe romakëve. Në shek e
tjerë Amantia, në qoftë se nuk kishte ruajtur pavarësinë e plotë, gëzonte së
paku një autonomi të brendshme, të cilën vazhdoi ta ketë edhe në shek. I p. e. s,
sikurse vërehet nga prerjet monetare të kësaj kohe. Kjo pozitë e privilegjuar e
Amantisë tregon se ky qytet, sikurse edhe Bylisi e Apollonia, atintanet e
parthinet, mbajti anën e Romes, gjatë luftërave të Romës kundër shtetit ilir e
atij maqedon. Ka edhe një mundësi tjetër, amantët bënin pjese në një koinon
fisesh e qytetesh të kësaj tre¬ve, në krye të cilit qenë bylinët, ndoshta për
një kohe edhe atintanet. Këtu mund të ndihmonin të dhënat e Ps. Skylaksit, Aristolelit
e Strabonit. Tani për tani këtë duhet ta pranojmë si hipotezë. Në burimet e
shek. I p. e. s. Amantia përmendet si një qytet i Ilirisë se Jugut bashkë me
Apallonine, Bylisin e Orikun. Amantia jetoi me ngjarjet që u zhvilluan në këto
vise në kohën e luftërave civile të Romës. Por asgjë më tepër veçse qëndrimit, që
qyteti mbajti kundrejt dy palëve ndërluftuese, në fillim në luftën midis
Cezarit e Pompeut dhe më pas në atë midis M. Antonit e kundërshtarëve të tij.
Me
vlerë janë dy shënimet e Plinit për Amantin. Duke lënë në një anë kumtimin, që
Amantia bënte pjesë në provincën e Maqedonisë, e cila nuk përcakton etnicitetin
e banorëve të këtij qyteti, të Plini
lexojmë se amantët ishin “barbarë” e “të lirë”. Shënimi i dytë, pas të parit, që
tregonte etnicitetin e amantëve, zbulon gjendjen e tyre kur jetonte natyralisti
romak, amantët janë të lirë kurse fqinjët e tyre bylionët jo, mbasi qyteti i
tyre është shndërruar në koloni. Aman¬tia, si Apolonia në veri e Foinike në
juge, ruajtën një farë autonomie gjatë push¬timit romak.
.
. . Në lidhje me territorin e Amantisë, dhe shtrirjen e saj në bregdet janë me
interes, padyshim, të dhënat e Ps. Skylaksit a të Ptolemeut.
Duke
vijuar argumentin e autorit të vitit 66 thuhet se:Në paragrafin e përmendur
thuhet se Amantia kishte një rrip toke të gjatë 60 stade. Sipas disa dijetareve,
në këtë bregdet, kishte një qytet, i cili nuk është qyteti i brendshëm. Për
ekzistencën e dy Amantive kumton edhe Ptolemeu, një qytet në brendi të vendit
dhe për një skelë, që del në det. Këto dy njoftime si edhe njoftimi i
Lykofronit, për një qytet bregdetar dhe lidhja e tij me abantët, i ka dhënë
shkas diskutimeve të ndryshme dhe ka bërë që të shkruhet, natyrisht në
mënyrë të gabuar, për dy qytete Amantia.
Na duket se duhet të pranojmë, shprehet autori në vitin e largët 66 , që si Amantia dhe Bylisi kishin nga një
korridor të ngushte në breg të detit dhe një liman, më në veri Bylisi dhe më në
jugë Amantia.
.
. . Në disa burime të shkruara të autoreve antike, në lidhje me qytetet e
Ilirisë Jugore, janë ruajtur legjenda të udhëtimeve të grekeve, të cilat
amantët i bëjnë abantë, bylinët i bëjnë myrmidone dhe orikët kolke. Konfuzioni
midis amanëtëve e abantëve nuk është aq i thjeshtë. Lykofroni, në poemën e tij
Aleksandra, e ka sjellë Eleferorin, kryetarin legjendar të abantëve, në tokat e
Amantisë, por pa i identifikuar abantët me amantët. Banorë të krahinës së
maleve Keraunë, pra fqinj të amantëve, i ka bërë abantët , Apollon Rodi.
.
. Stefan Bizantini, në zërat Abantis e Amantia, është përpjekur të shpjegoje
lidhjet Amantia-Abantia dhe amantë-abantë duke thënë se shkroja b është kthyer
në m nga «barbaret» (s. v. Abantia). Ky kthim bëri që Kalimaku, në veprën e
tij«Përshkrimi i Maqedonisë», të përdorë emrin Amantia në vend të Abantia. Më
poshtë ai thotë se Amantia ishte një krahinë e ilirëve, por banorët e saj i
quan abantë (s. v. Amantia).
Emrin
Abantia, në vend të Amantia e ka edhe lista e theorodokëve të Delfit e fundit të shekullit III dhe e
fillimit të shek. II p. e. s.
.
. . Le të sjellim një përshkrim tjetër të autorit S. Anamali duke sjellë shumë
shembuj:Një version tjetër të legjendës ka lënë Pausania, në veprën e tij «
Përshkrimi i Hellades». Ai tregon se në Olympia, pranë vendit të quajtur
Hipodam, gjendej një monument skulptural, i punuar nga skulptori Lykio dhe e
kushtuar Zeusit nga apolloniatët. Sipas kushtimit të kumtuar prej tij, monumenti
ishte ngritur nga apollaniatët, pas fitores së tyre kundër abantëve, me një të
dhjetën e plaçkës së marrë në qytetin e
tyre Thronion. Më tej Pausania shkruan se Thronioni ishte një qytet i krahinës
së Abantise dhe se kjo e fundit i përkiste Thesprotisë. Qy¬teti u ngrit nga
abantët e Eubesë së bashku me lokret e Thronionit, pas udhëtimit në det dhe
vendosjes së tyre pranë maleve Keraune. Thronionin e shkatërruan, mbasi e
pushtuan apolloniatët, duke i dëbuar prej andej abantet. Kjo ngjarje është
datuar në gjysmën e parë të shek. V p. e. s. A duhen më të vërtetë të lidhen e të identifikohen amantët
me abantët e Eu¬besë dhe ku gjendej qyteti i abantëve Thronion? Këto kanë qenë
dy pyetje, të cilat studiuesit janë orvatur t'i sqarojnë. Dëshmia e Pausanise
për ex-voton e Apolonisë nuk mund të vihet në dyshim, aq më tepër, sepse në
gërmimet e bëra në Olimpia janë zbuluar mbeturinat e monumentit të ngritur nga
apolloniatot dhe të parë e të përshkruar nga Pausania. Emrin e qytetit Thronion e gjejmë për të parën
dhe të fundit herë vetëm te Pausania.
Emrin
e Thronionit nuk e dëgjoi në shek. IV p. e. s. Ps. Skylaksi, ai nuk e gjeti
krahinën bregdetare në jugë të Apolonisë, të pushtuar prej saj, por të banuar
nga amantët. Kujtimi i Thro¬nionit nuk u ruajt te asnjë gjeograf tjetër, të
cilët përshkruan këtë krahine, ndërsa skoliastët e poetët do përdorin fjalën
abantë, historianët e gjeografët do të preferojnë formën e emrit amantë. Kjo do
të jetë edhe legjenda, që do të mbajnë monedhat e prera nga qyteti Amantia. Në
lidhje me këtë çështje, duhet bërë da¬llimi midis traditës që i jep emrin e
qytetit dhe të banoreve në trajtat Amantia¬-Abantia e amantë-abantë, dhe
legjendës se udhëtimit dhe të ardhjes së abantëve eubeas. Ajo çka thonë Apollon
Rodi, Lykofroni e St. Bizantini për amantët, nuk ka asnjë lidhje me gjeografinë
administrative të krahinës sonë në shek. IV-III p. e, s. Në qoftë se pranojmë
ekzistencën e një qyteti Thronion në Ilirinë e jugu duhen dëshmi arkeologjike
për ta provuar, por ato, tani për tani, mungojnë. Nuk mund ta lidhim Thronionin
me Amantine e vonshme por duhet ta kërkojmë më afër maleve Keraune, më afër
detit dhe qytetit Orik.
8.
Një
dëshmi të vyer jep në vitin 1965, Hasan
Ceka”probleme të numizmatikës ilire”-kapitulli “Monetat e Amantias”. Autori
shkruan:Qendra ekonomike ma e randesishune e krahinës ma jugore të Ilirisë, që preu moneta autonome, ishte
Amantia . Qyteti malor Amantia (624 m. mbi det) gërmadhat e të cilit shtrihen mbrenda tokave të katundit
Ploçë, nja 35' km ne juge-lindje te Vlonës, ka qenë njani nga qytetet ma të
para , ku mënyra skllaviste e prodhimit muejti te bahet sistem sundues shoqnor
të paken qysh nga shek. IV. para e. s, tue i dhanë kështu hov të madh
zhvillimit ekonomik, shoqnor e kultural jo vetëm të qytetit, por të krejt
krahinës, që banohej nga fisi i amantëve. . . Amantia dhe qytetet e krahinat përreth
sajë, d. m. th. krejt lugina e Shushicës, rreshtohen nga shkrimtaret e vjetër
ne përgjithësi në listën e qyteteve dhe
fiseve ilire nuk ka prandaj asnjë arsye bindëse që qyteti ilir të ketë pësue
fatin e krahinës s'Epirit e te jetë përfshi ne listën e 70 qyteteve, qe u bane
hi e shkrume nga romake
.
. . Po e mbyllim me shprehjen e A. Spahiu
sjell shprehjen e mirënjohur të H. Krahes:”Pa ilirët nuk do të kishte Spartë, nuk
do të kishte dorë, pa ilirët nuk do të kishte romakë. . .