Kulturë
Përparim Hysi: Copëra të realizmit magjik në një "Trekëndësh barazbrinjësh"
E shtune, 31.07.2021, 08:34 AM
Copëra të realizmit magjik në një "Trekëndësh barazbrinjësh"
Libri
me ese "Bukuroshja e STRUMIT" nga NURI PLAKU
Nga
Përparim HYSI
Parabolë
Mesviteve
'50-të të shekullit që shkoi, njëri prej
mësuesëve që më jepte mësim në shkollën 7-vjeçare nr.2 (sot"Pinallopi
Piro") në FIER, PROFESORI që ishte vet URTËSIA, PERIKLI IKONOMi, thoshte:-
Mos u duket çudi që mu aty ku kini jetuar një jetë të tërë, papritur, zbulohet
një thesar; del nga mjegulla e kujtesës
një personazh që nuk e kini njohur deri atëherë apo zbulohet dhe një thesar apo
një monument i varrosur dhe, ndërsa zbulohet, zë e flet sikur të jetë gjallë."
Natyrshëm, në kufijtë e moshës as që e vlerësonim atë PROFESOR sa të urtë dhe aq ditur. Ku ta dinim ne atëherë, se
PROFESORI YNË kish mbaruar "ZOSIMENË" dhe"rrihte nishanin"
(po e vjedh nga NURI PLAKU) dhe"kur nishanin e solli në gone",
shkroi"DODONËN", shkroi tekstin e "Mineralogjisë", shkroi
historikun e FIERIT (të gjitha me shpenzimet e veta, pa një farë shpërblimi)
dhe, pas vdekjes, kur u propozua që emri i këtij DITURAKU, pothuaj, shenjt nga
urtësia, t'i vihej gjimnazit të ri në
FIER, një "grup patriotësh mediokër fierakë" protestuan se PROFESORI
qenkësh nga VOKOPOLA e BERATIT dhe ne, thoshin ata, kemi"tanët". Isha
një nga oponentët (unë e kam dashur dhe kujtoj me shunë përulësi atë SHENJT që
kurrë nuk e ngriti zërin, qoftë dhe kur ndokush prej nesh bënte ndonjë
prapësi".Shkolla atë emër ka dhe ta gëzojë.
* *
*
Përse
po e bëj këtë parabolë? Se NURI PLAKU duke ardhur me disa ese njëherësh, jo
vetëm më çudit (ke pse çuditesh nga një penë perfide si e tij), por më çon, pak
a shumë në"vise të njohura". Unë kam dëgjuar për"Bukuroshen e
Strumit", kam dëgjuar për KIU PORON
(ky në mendësinë time duhet ta ketë KIU KËNGA) dhe sa për atë FIERAKUN JORGJI
KONDAKÇIU, për turpin tim, as kam dëgjuar për të. Sentenca" Njeriu plaket
duke nxënë" është me vend. Po shkoj 80-vjeç, jam fierak dhe ku
ishe?Asgjëkundi. Unë do flas më poshtë për secilën"brinjë" të këtij
"trekëndshi barabrinjësh", por
pak do ndaloj që të bëj një vërejtje, sa
miqësore, por dhe pak e qëllimshme:"Miken time.LULJETA DANO, që është sa e ditur dhe aq penëmprehtë e
" kam lënë me provim në vjeshtë" se jo vetëm e ka njohur këtë
sivilkurist aq të shquar të gjelbërimit dhe të pemëve, të ndjerin JORGJI
KONDAKÇIU, kur dhe ka lidhje gjaku me të, por dhe ka heshtur. LULI kullon tek
këndonë me penë për një"xhubletë" dhe hesht për një"SILVESTËR
BONAR" të gjelbërimit.THem se SILVESTËR BONARI i ANATOL FRANCIT, m'u duk
ky JORGJI KONDAKÇIU që gjelbëroi FIERIN.SILVESTRI donte librat.JORGJI lulet dhe pemët.
Më
tej, kam shkaqe të tjera përkëtë
parabolë E mbaj mend mirë, kur "u gërvish" nga ENVER HOXHA
kjo"legjenda për"Bukuroshen e STRUMIT" dhe në fshatin ku
banoja"MBROSTAR-URA" të FIERIT, mbi 15 shtëpi aty mesviteve '70-të,
erdhën nga SUKU i ROSKOVECIT. U këndua kjo këngë dhe një ditë një nga këta të
SUKUT këndoi para meje:"... mbushe katruvet mu buzëlumit/o moj Bukuroshe e
STRUMIT". Unë i kam shkelur gjithë fshatrat e ROSKOVECIT dhe i them:- Ore Sadush, po ku ka lumë STRUMI?
Dhe ai, qe martuar në fshatin tonë, ja përkëtë bukë që hamë!, - betohej. Këdohej tek ne nga
pleqtë dhe kaq mbaj mend una.
KOZ
DYNJAJA si pikëreferimi për"butësinë" e myzeqarëve se"vetëm një
paska shitur dogranë dhe vrau aganë e qehajanë. KOZ DYNJAJA qe"aq i
butë" sa e hodhi në gjol beun dhe kaq nuk është pak. Në vitin 1959 kam
qenë mësues në NDËRNËNAS të LIBOFSHËS dhe
xha ZARIKU (ZARIK GJONE) tregonte:- Erdhi beu dhe qe qejfli gjahu. Më
kërceu mbi qafë dhe që, mbi qafën time, qëllonte.Por dhe unë, një i dhashë dhe bëlldum mu tek thelloma e NDIN
BUFIT! Ende nuk kish dalë"Lumi i
vdekur" dhe JAKOV XOXA as e njihte xha ZARIKUN. Dhe mëtej
për"myzeqarët e butë" në PETOVË dhe MBROSTAR-URA të FIERIT kanë qenë
dy vende tabu:quheshin"Varri i SPAHINJËVE".Unë hulumtova aso kohe dhe
shkrova:"Në Petovë e në MBROSTAR/spahinjtë i groposën të gjallë/.
Në
MBROSTAR-URA ka një kodër dominuese që quhet"Koka e SHQIPTARIT" dhe,
për të vazhduar me atë HAKI KALLMACAKUN qëkur një tabor me turq kërkuan vaun e
lumit, i drejtoj tek një thellomë dhe u tha:"Lidhuni dorë më dorë që të
mbani njëri-tjetrin dhe mend merrte valle, kur pa që u mbytën që të gjithë.
Sulltani i dënoi si PETOVËN dhe MBROSTARIN që 7-breza mos kishin ujë për të
pirë.Dëmi që bëri kallmacaku qe më i rëndë: pa ujë për të pirë dhe jo vetëm
kaq. Ushtarit që shërbente tek ushtria turke, - tregonte një plak i moçëm, - i
thoshin:-Ti je nga KALLMI-jezit dhe ia hidhnin mexhidet tek këmbët.
* *
*
Tani
të dalim nga "deti i hamendësive" dhe të vëmë këmbët mbi"sterenë"
made in NURI PLAKU. Si krijues.është disaplanesh: shkruan prozë, poezi, ese. Jo
vetëm kaq:studiues skrupuloz dhe muzeu i FIERIT ku qe drejtor, buçiti
"historikisht", në mund të shprehem kështu, kur erdhi drejtor NURIU.
Në RUMANI u shpall POETI për vitin 2021. Dhe mund të flisja dhe më shumë për
të, por sot jam brenda atyre eseve;brenda atyre"viseve të njohura",
ku pasi lexon çfarë tregon ai, të duket vetja si hiç a fare i paditur. I lexon esetë një nga një dhe të
vjen në mend ajo thënia me vlerë e DOSTOJEVSKIT që thotë:"Letërsia është
një trillim apo është një"gënjeshtër" që thotë të vërtetën më shumë
se sa e vërteta. Kështu ndodh dhe me esetë e NURI PLAKU. Nëse, përmbledhurazi
për to, unë i kam quajtur copëza të realizmit magjik në një trekëndësh
barazbrinjësh, them se jam shumë i saktë. Nuk
dua të shtegëtoj se si lindi legjenda për "Bukuroshen e STRUMIT", po, kur lexoj esenë, më ngulet në kokë: kemi të bëjmë me një femër
të bukur të TREVAVE të ROSKOVECIT dhe, veç bukurisë, ka atribute të tjera: e
ndershme, punëtore dhe trime. Me dy fjalë, autori të bindë:"aq e bukur, sa
nuk e nxënë tri kisha/ , po, nëse populli e shenjtëroi dhe quajti"SHËN
MARIA e STRUMIT" kemi një si"kcim PINDARIK". Kjometaforë
hiperbolë"sa nuk e nxënë tri kisha" , siç e mendoj unë, ka brenda
bukuroshen punëtore(po ngiste qetë në arë): me fundin e gjërë, sa një lesë për
të"lesuar"plisat dhe o në brez ka kobure, o mbi supe ka
kërrmanë.Kërmanë për të ruajtur nderin (rrezik pontencial nga një bukuri
verbuese) dhe, ca më shumë, për të marrë hakën e prindërve që ia vrau beu
qejfli. Populli të gjitha i shikon dhe i çmon:" Si mundet vallë që një
femër kaq e bukur t'i bëjë këto? Atëherë vjen dhe mendimi përfundimtar: ngrihet
kënga dhe në këngë bëhet i plotë portreti fizik e moral i kësaj bukurosheje që
nuk është veç e bukur, por dhe e shenjtë. Në bindjen time, u quajt SHËN MARI se
kam parë që DITËN E SHËN MËRISË( më duket, bie në 15 gusht) edhe familjet
myslimane, mbrenin qerret, hipnin në to pjesëtarët e familjes dhe i shpinin të
lagnin këmbët në det. Është një festë e pranueshme dhe për myslimanët ndaj duke
e quajtur SHËNMARI, domethënë:u takon të gjithëve.Kënga e përjetësoi dhe kënga
është si vulë e thatë noteri.
Roskoveci
e ka bërë simbol të qytetit dhe nuk ka përjetësim më të bukur.
"Brinja
e dytë".Është portreti i një njeriu që ka bërë aq shumë për FIERIN dhe,
mjerisht, po mos e kish zbuluar NURI PLAKU,
do kish humbur sikur të kish jetuar para 500-vjetësh. Është një myzeqar
i butë që ka një shpirt qelibar. Është i dashuruar me pemët, me drurët,
me lulet. Dëshmi i kësaj dashurie është çdo fierak që ka jetuar në FIER
dhe që jeton akoma atje. Quhet JORGJI KONDAKÇIU. E ka filluar punën e
bahçevanit në vitin 1900 duke i shërbyer njërit prej DERËS SË MADHE TË
VRIONASVE dhe pikërisht OMER PASHË VRIONIT deri në vitin 1929, kur pashai
ndërroi jetë.JORGJI peshqesh nga ZOTI kish këngën;pasionin për pemët e lulet e
bëri si dhunti të shpirtit të tij qelibar.Jo veç kaq: vlonte nga dashuria. Një
artist me të tilla dhuntira, nuk kish si mos qe një vullkan në shpërthim pas të
bukurës. Ai zbukuronte rrugët e bahçetë duke kënduar dhe këngët më të bukura
qenë ato për dashurinë."Hëna kurrë mos dalë/Dritë kemi dashurinë",
këndonte JORGJI KONDAKÇIU. Këndonte dhe zëri i tij buçiste kudo që shkonte
PASHAI. Aq këngëtar pasionant ka qenë JORGJI KONDAKÇIU, sa e bija etij,
MARIA.martuar te DANOT e SHEQIT TË VOGËL,
pse është pema që ka rënë nën pemë, ka rreth dyqind këngë të
regjistruara nga ajo.MARIA është gjyshja nga BABAI i ASAJ QË"lashë me
provim në vjeshtë"të LUJETËS që është dhe ajo një SHËN MËRI!
Veç
linja e dashurisë të JORGJIT me ANËN është ndoshta kapitulli me një lirizëm që
veç një penë perfide made in NURI PLAKU di ta bëjë.
Në
MYZEQE thonë:- T'i vëmë kokë muhabetit. JORGJI KONDAKÇIU ka ndërruar jetë në
vitin 1947 dhe unë, fierak den babaden, e mora vesh kur mbusha 78-vjeç.
GJelbërimi i rrepeve në RRUGËN E VLORËS, tek priste ANËN nga NARTA; drutë e
frashërit tek oborri i pashait;kualipset afër shkollës së muzikës, ishin veç
nga duart e arta të këtij bahçevani që"fjalosej me pemët" duke u
shënuar nga një kryq mbi trung. Unë do "ia vjedhë lincencën NURI PLAKUT
dhe do ta quajë SHËN GJELBËRIMI JORGJI KONDAKÇIU!
* *
*
"BRINJA
e TRETË": SHËN IRAKLI KËNGA!
Për
KIU PORON dhe këngën e tij, jo vetëm kisha dëgjuar, por dëgjoja pllaka
gramafoni ku ishte incizuar zëri i tij. Kënga është peshqesh nga ZOTI dhe ai,
si më përfaqësuesi dhe më dominuesi nga të gjithë këngëtarët, duhet të bënte
një jetë të rehatshme apo të jetonte në luksin e familjeve të kamura, Të vjen keq për gjithë atë dramë familjare
dhe një jetë si në zgrip. Nga talentI.organ i lindur për këngë dhe ka po atë
fat që ka patur"vëllai siamezi i tij për këngë:NEÇO MUKA HIMARIOTI
."Goca e BERBERIT" kënga mbi të cilën ai ka tapitë, sipas mendësive
neve, të rinjëve, ishte një bjonde e
bukur(në vitet "50-të) që reshperonte, sikur shkelte mbi thua, me një krehje"reshperi"
shumëndryshe nga gjithë bashkë moshataret e saj. Kështu e kishim të fiksuar në
kokat tona dhe aq më shumë se aty xhëku vërdalliseshin sa
banorë"shikë(tani quhen VIP) të
FIERIT. Kështu dhe bjerë e vdis/ Po të lë NURIU? Ia hoqi"petët
lakrorit" dhe doli, si e gjallë mbi të gjallët, me emër, mbiemër dhe
mendësia jonë u përmbys.AJO është si ajo NEPI me fustan me pika së cilës i këndoi USTA ISUF MYZYRI. Një
atribut tjetër i këtij këngëtari të madh FIERAK ishte dashuria. Ai dashurinë e
kish pasionante dhe dha shpirt para të dashurës së fundit:DIFES së bukur. Por
si mos quhet SHENJT për KËNGË IRAKLi PORO, kur nuk merrte një lekë për
këngën.Këndonte me shpirt dhe shpirtin nuk shes. SHENJTËT nuk e njohin paranë!
së
fundi:Nuk mund të bëj sikur nuk e vëre violinistin virtuoz, TOFIK SHEME që uli
bilbilin mbi violinë për të sfiduar mllefin e beut vendas dhe, kur beu donte ta shpërblente, sokëlliu:-
Shpirtin nuk e shes.
Kisha
dhe më, por këtë shkrim e kam bërë nën të nxehtit afrikan dhe kushtet në shtëpi
i kam si të KIU POROS, po të lë NURI
PLAKU?
Mund
të them vetëm kaq:" Të ngjizësh të mirën nuk mjafton, por duhet ta bësh
atë fituese për njerëzit!".Këto fjalë i ka thënë ERNEST RENAN që ka vdekur
në vitin 1892. Them se i rrinë për shtat
këtyre eseve të shkruara nga NURI PLAKU.
Tiranë, 29 korrik 2021