Mendime
Kastriot Myftaraj: PS është dhe mbetet Partia Serbe në Shqipëri
E premte, 30.07.2021, 06:26 PM
Partia Socialiste e Shqipërisë është Partia Serbosocialiste
(Që
Bashkimi Europian të quhej Jugosllavi e madhe duhet të kishte Rusinë brenda,
gospodin Edi)
Nga
Kastriot Myftaraj
Edi
Rama paska marrë përsipër që të shpjegojë në prani të Vuçiçit se përse bashkimi
i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk qenka Jugosllavi e vogël.
Për këtë Rama ka gjetur atë që në raste të tjera e quan arsye të mosarsyes,
fjalë që Servantesi e ve në gojën e Don Kishotit. Rama tha se nëse Bashkimi
Europian është Jugosllavi e Madhe atëherë mund të bëhet fjalë për Jugosllavinë
e Vogël të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.
Por
që Bashkimi Europian të ishte Jugosllavi e Madhe, apo më saktë Eurosllavi,
ishte dashur që të kishte edhe Rusinë brenda. Bashkimi ballkanas të cilit po ia
ndryshojnë emrin çdo vit është Jugosllavi e vogël pikërisht sepse ka dy
republika ish-jugosllave brenda, duke përfshirë më të madhen Serbinë, si dhe
Shqipërinë të dëshiruar me kohë si republikë shtesë e Jugosllavisë.
Jugosllavia
në shekullin XX është lidhur me emra të ndryshëm, sipas formave të saj.
Jugosllavia mbretërore u quajt e Karagjorgjeviçëve, sipas emrit të dinastisë në
Beograd. Jugosllavia komuniste u quajt e Titos. Jugosllavia e mbetur pas
shpërbërjes në 1991-92 u quajt e Milosheviçit. Jugosllavia e re e sotme është
ajo e Vuçiçit.
Çfarëdo
që të thotë Edi Rama, mjafton të shikosh hartën dhe kupton se kemi të bëjmë me
një Jugosllavi të vogël plus republikën shtesë të dëshiruar prej saj,
Shqipërinë.
Partia
Socialiste e Shqipërisë është Partia Serbosocialiste. Ajo është partia që e
krijuar në 1941 nga dy komunistë serbë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, dhe
që ka ndryshuar dy herë emrin në 1948 dhe 1991. Në tetëdhjetëvjetorin e saj e
shikon të ardhmen e Shqipërisë të lidhur me Serbinë.
PS
është dhe mbetet Partia Serbe në Shqipëri.