E shtune, 21.12.2024, 11:34 AM (GMT)

Kulturë

Hysen Kuka, intelektual i provave që shpalosin vlera

E marte, 06.07.2021, 05:59 PM


HYSEN KUKA,  INTELEKTUAL I PROVAVE QË SHPALOSIN VLERA

NGA MEVLUD BUCI

Provat dhe vlerat janë dy shina që përcatojnë kahun e ecjes së njeriut në jetë, gjegjësisht, ato janë në një ndërlidhje konceptuale, kur mendojmë se nuk vyshken kurrë  nëpër kohëra, prej rrezatimit dhe fuqisë që mbartin.

Hysen Kuka është bir i Rremullit të Matit, i njohur pikërisht për ato cilësi tipike të malësorit të kësaj zone me emër, që manifestohen te shpirt-liria, dituria, thjeshtësia, krenaria për gjurmët e djersës së punës, për familjen fisin e në tërësi për vendlindjen e tij.

Ai u lind më 9.07.1942 në Rremull, dhe u edukua nga prindër atdhetarë , pa harruar traditën e fisit që e mëkoime bujarinë e shpirtbardhësinë.

Gjithë këto burime dhe dritëvlera ai nuk i përvertësoi si për inerci, por diti që ato t`i përçojë edhe me çfarë i sillte si mundësi edhe formimi i tij vetjak.

Që në shkollën 7-vjeçare të Rremullit si dhe në shkollën e mesme për zooteknik pranë Insititutit të Lartë të Veterinarisë, pastaj në studimet e tij (1968-1972), në Institutin “Vojo Kushi”për kulturë fizike, ai mundi të korrë rezultatin e studimeve të tij, që i kishte përgatitur me korrektesë e vullnet.

Duke punuar më pas në gjimnazet “Haki Fejza” dhe “28-Nëntori” në Mat si mësimdhënës i lëndëve edukim fizik dhe ushtarak, ai u dallua për përkrahjen e talenteve të reja, në respektimin e rregullave dhe normave shoqërore, si dhe në ndërtimin e urave të komunikimit me komunitetin.

Këto ditë e rilexova edhe një herë librin e Bajram Canametit”Rremulli-zemra e Matit” dhe u ndala te shkrimi”Bir i Rremullit Hysen Kuka”, fq 313-314 dhe, midis të tjerash  shkëputa këtë pasazh:”Hyseni ishte bir i Hazis Kukës, një burrë i rrallë, i ndershëm dhe i zgjuar, human dhe i sakrificës;prandaj Hyseni qëndroi përballë stuhive të politikës që u lëshuan mbi të si një breshër i çmendur.Ai punoi dhe drejtoi me durim e modesti, dhe këmbëngulje, me drejtësi dhe sinqeritet, pa u korruptuar dhe pa u përkulur.Remulli krenohet me birin e tij, që u priu matjanëve për një ndryshim të sistemit shoqëror pas 45 vitesh të pushtetit monist”.

Hyseni, përmes meritës u gjend gjithnjë në ballë të veprimtarive , pa urrejtje, pa zemërata apo etje karriere, gjithnjë përmes guximit dhe të shpirtmirësisë për t`i gjykuar njerëzit pa ngjyra partiake

“Si intelektual i provave dhe i vlerave organizative, ai ishte veprimtari i përkushtuar për demokracinë e vërtetë”-shprehet  Haxhi Losha, drejtor i Farmacisë numër Një të Matit(qyteti Burrel).

Si bir i Rremullit të Matit, Hyseni ka kaluar  nëpër sprova të vështira, por gjithnjë ka ditur t`i përballëato me durim e zgjuarsi.Për këtë, dhe për të, mund të bëhen dhjetëra shkrime, pse jo, edhe monografi.Edhe pse kanë shkruar të tjerë për të, për bashkëshorten Farije, ndjesë pastë, sërish për jetën e njeriut të vërtetë gjenden momente që nuk janë prekur dhe ndriçuar.

Shoh një fotografi të Cen Kukës si futbollist dhe ajo më shpie ndër vite të shkuara dhe vetvetiu  ndjek me sytë e mendjes pasionin e tij për sportin dhe sesi ai me këtë arriti të japë aqsa mundej në atë koohë në këtë fushë.

18 vite futbollist, mësues e veprimtar, një jetë e mbushur me emocione dhe përgatitje të lartë.Shoqëria e veçanërisht vëllezërit e tij Mehmeti e Neziri , motrat Hane, Bardha, krenohen me të.Është një krenari e ligjshme.

Ai të flet për shokët, për fisnikërinë matjane , si dhe, në kujtesën e tij, janë gdhendur futbollistët, që krahas tij, kanë bërë epokë në Mat si:Zyber Xhetani, Astrit Maçi, Qirjako Kola, Shefki Çupi, Dali Farruku, Bashkim Mata, Edison Muça e plot të tjerë.Në këto vlerësime të tij gjen vend një shprehje e urtësisë matjane:”I miri vlerëson të mirin  , se është vëlla me xhevahirin, i ligu përbuz të mirin , se është njësoj me vampirin”.

Ky nderim i tij shtrihet më gjerë si për Esat Rukën”Mjeshtër i Madh”, Bajram Canametin, poet, studiues dhe publicist, autor i disaa librave me poezi e sidomos me studime biografike, për Kastriot Xhelal Selitën, për Bajram Çupin, ish-mësues i Cenit, Hamit Osmanin (mjek)Gjergj Xhaçkën, Islam Kosovën, Taxhedin Shehun e plot të tjerë.

Hysen Kuka është një arkiv jetësor, , shembulli i njeriut-demokrat e me vlera, kryetar i parë i PD, Mat-Martanesh, ish nënprefekti i parë i Matit, ”Qytetar Nderi”  së bashku me mësuesen e talentuar Farie Kuka, ish-bashkëshorte e tij.

Hyseni gjithnjë ka ditur të mësojë nga shkët, por pa harruar të jetë vetë në ballë të punës dhe të përvojave vetjake e kolektive.Modest, kurrë nuk flet për vete, por krenohet për fisin, me të parët, Gjergj, Pal e Hoxhë Kukën.Pal Kuka si katragjysh i Cen Kukës , e ka emrin të shkruar në pllakë në Krujë si gjeneral dhe si besnik i Skënderbeut.

Kur lexova shkrimin”E lindur dhe e përkushtuar për fëmijët” të autores Mimoza Keçi, zëvëndës-drejtoreshë e shkollës së mesme të Burrelit”28 Nëntori”, mora të dhëna dhe mësova për portretin e Farie Kukës(Kaziu), (bashkëshortja e Hysenit), si mësuese e talentuar dhe mjeshtre e didaktikës dhe komunikimit pedagogjik me nxënësit.Ajo nuk jeton më, sepse më 2 maj 2020, u nda nga jeta.

Hyseni me Farien ka rritur dhe edukuar dy djem:Arbenin dhe Sajmirin, ky i fundit, specialist e mjeshtër, drejtues i Elektrikut.Me bashkëshorten e nderuar mjeken Alkida u prijnë punëve me përkushtim.

Njerëz të tillë bëhen shembull inspirues për ata që i njohin e bashkë me atë që kanë shënuar si prova të vitalitetit jetësor dhe shoqëror, sjellin njëkohësisht edhe gjurmët e kohës, duke dëshmuar se koha nuk ka qenë e lehtë, por nëse e kupton atë dhe ndjek rrjedhat e saj me ndershmëri, ia del dhe ke me çfarë krenohesh.I tillë është Hysen Kuka, ky intelektual i Matit dhe njëkohësisht  njeri i provave që transmetojnë vlera…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora