Kulturë
Cikël me poezi nga Mustafa V. Spahiu
E diele, 27.06.2021, 10:16 AM
MUSTAFA V. SPAHIU
BUSULLA E PLAGËVE
Fushës s'shkallëzuar
t'pashpjegueshme,
Gjilpëra magnetike dot
s'luan nga veriu -
Detin e jetës sime asnjë
acar s'ma ngriu;
Nëntë plagët kjasojnë të
pashërueshme!
Me rrufenat - pse - herët
qenkam nisur?
'E shtatë herë ia putha
pragun shtëpisë
Duke i gjerbur lotët e
vaktë t'fëmijërisë;
Me busullë n'dorë - me
këmishë t'grisur.
Plaga shtonte plagën me
rrisk fatësimi!
Motra e Gjergjit
m'mungonte me fashat,
Plagën e shtatë ma
sollën neshtrashat,i
I ngjaja feniksit
n'faltore - ngadhënjimi...
Busullës'plagëvë gjuha
m'thahej n'gojë,
Dhe dy plagë t'reja beft
më shkallmonin
Mëritë e tyre dhembje
mortesh m'uronin
Të dhjetën e ndala paçt
para se të agojë.
Bajlozat e moçalit
n'gjalma u lidhën, që
T'përhershëm më ngjajnë
- bishtkularë,
I shoh eshtra duke
llëpirë - ëndërrtarë!
Që kurrë më vetvetja
s'do t'i zgjidhën...
Busulla ime shigjeton
urrejtje të therta!
Plagët s'gulfojnë m'i
martë nëma e dala,
Vargje këngësh i
gërsheton vetëm fjala,
Me not maraton përshkoj
dete t'mnerta.
E shtunë, 20 shkurt 2021, në
Dardanin Ilire
NËN PARZMIN E DIELLIT
S'jam copë e shkëputur prej komete,
Të tjera kometesh ka në gjithësi,s'pin
Ujë të cemtë mashtrimi, s'jam çilimi
Dhe unë frymoi në copat e kësaj jete!
Hapësirash të blerta e kërkoj diellin,
Cikolesh me rrufenat jam kacafytur;
Gjethin e ri në rritje sa e kem pritur,
Flokët na ranë për ta prekur qiellin!
Lavjerësit t'stinëve matje me nguti,
Këngët e mesditës me hire t'zgjuara,
Gjaku me lëng ndahen të bifurkuara,
Nuk ngjizen si droçka as në alkimi, në
Parzmë t'diellit shpesh fshihen motet,
Bima kur rritet si guaskë - merr lavdi!
Dielli me ëndje endet - gof ngrohtësi;
Rrezet lumbardhash asnjëra s'kotet...
Njeriu me bimën çastit gjejnë shtratin,
Secili ushqehet me naze palcës tonë,
Nën parzmë të diellit varet jeta jonë -
Me shëndet ta shilojmë t'gjetur fatin!
E martë, 15 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire
TË SHKOJ TEJ CAKUT...
Po, dua hasmëri - kam
dhënë betim,
Ime mendje zemrën thertë
e qorton:
Skalitur vargu nën diell
fort t'ndriçon;
Me gjuhë t'stërholluar -
jo si një jetim.
Të rritet pishë lartë
kikës, kodrinash,
Të tjerëve kurrë s'ua
jap DARDANINË!
Gjakun trimash që na
sollën lirinë, si
Freski djalërie në
gëzim' e lëndinash.
Do shkoj tej cakut kurrë
t'pashkelur,
Do nxitoj me t'katërtat
e drenushës,
Të rrjedh me Ujëvaret e
Mirushës -
N'at vend më pret
lulekuqja e çelur.
Vrap Luginës s'Moravës
me histori,
- Stërgjyshërit tokës
ngrysën jetën!
Shqehve qarku - tregonte
t'vërtetën,
Trupshëndetshëm luftonin
për liri...
Ej, poet i fshatit - ose
zemra t'rrënkon?
Ngjy' penën gjakut të
shndritshëm,me
Plojën e Çarrit kurrë
t'papërsëritshëm;
Çetniku vocin shtalb
n'singi masakron!
T'shkoj tej cakut zhytem
në hidhërim!
Dy brigada deshên të
bënin kërdi, dhe
Nga vullnetarët tanë
asnjëri s'u kthy', e
Mbetën skërkav'e
përrojeve n'harrim!
Të shkoj te caku do
mbetëm i gjallë?
Urtinë nuk duhet fare
harruar, as me
Sllavoserbin kurrë mos
m'e u shtruar!
Shekujsh s'rrimë dot -
pa u përballë!
E shtunë, 13/14 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire
VESE NJERËZIE
Për ronxhobonxhotë s'mërzitem,
Veset e tyre i kanë fare pa karar,
Herezisht tallen si lolotë në pazar;
Morali im djaloshar dot s'venitet, e
Miqësi me njerëz mbaj sa meritojnë,
Njerëz hiqni veset - iu dhuroj kalin...
Pastroni veset s'e zjarrmoni malin;
Vetveten pështyne para se t'agojnë.
Zgjebjen e mjegullës - larg shpirtit,
Indin dhe tylin e keni nisur pa nyje,
Njerëz veset i keni varë lart në yje;
Doni famë e lavdinë e skandalistit!
O njerëz, qofshi të nëmëtuar n'jetë,
Këngët e mia s'i shkruan dor'e huaj,
Dëborës e veriut aspak nuk i druaj-
Më thuani përjetësinë kush e gjetë?
S'jam i thirrur t'iu mbajë as ligjëratë,
As t'i ndërsej qenërisht tërë rrufetë,
Veset tuaja i kam kyçur në epruvetë,
Jepe Zot t'shëroheni nga kjo lëngatë.
Lipsni, njerëz veset o strehëmjeruar,
Mos humbni burrëri, nder dhe erzë!
Mos ngulni thumba qiellit pa djersë;
Vesesh ngulfateni n'lak të turpëruar.
Kalimtar, njerëz kalimtar jemi n'botë,
Për çdo ditë jemi n'hap gjunjëprerë,
E pikëllimshëm na shpallin të ndjerë;
Veset edhe hëna i shikon kaq ftohtë!
E shtunë, 13 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire
LYTHAT NË GJUHË
Kur më shajnë gjuhës
m'dalin lytha,
Lerthat më gogësijnë
deri në grykë,
Dhëmbët m'skërmisin egër
si mykë;
Faqet m'djegin zjarr
regjur me hitha.
Qafirët kanë çkopësuar
sakral gojën,
Lehin qençe si n'leshtë
e zi të ujkut,
Hudhëra syve t'etur si
thonjë t'bufit,
Kafshtë t'zeza për lak
mbajnë tojën.
Për të përtokëshmit e
droj mallkimin,
Vargjesh gabim më dalin
- n'portret!
Gafi bie mbi mus guri më
qorton vet
T'fosilizohen brengash
me dështimin.
Luthat zhduken strehësh
kur cirkojnë
Ujë shiu atëherë dushku
mugullon, e
Kur gjethja e kërsanës
cemt'i distilon,
Klorofilin e gjakut
lythat (s) e zanojnë!
Jetemot, njerëz me tru
lythat zhgulni,
Gjuhën shëronie me
melhem e mjaltë
Zgjidhni e qëmtoni më të
artat - fjaltë;
T'bleroj shelg i thatë
aty ku e ngulni...
E premte, 19 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire
RRUGËT
Rrugët e pafajshme na japin drejtime,
Xhepash e fshehin profilin e pakufisë,
Barojat na shikojnë në sytë e magjisë;
Hapat e bartin si gjethet kokën time...
Gjendet a s'gjendet kund fund'i rrugës,
Kthehemi pas lojërave tona t'harruara,
Ditës s'mëngjër vinë t'martët e beku'ra,
Psherërimë e zhurmë bën një drugës...
Gjenezën e rrugës ta mësojmë patjetër,
Të lodhur nisemi me ngashërim çilimiu,
Nesërmen s'dihet agimi se ku na gdhiu
Me barrë mbi kurriz - mëkatin e vjetër.
Stërlodhja e kapitja gjakun na turbullon,
Na prijnë me urti kapronjtë e gjelbërimit
Kometet e ëndërrave ikin prej udhëtimit,
Shpallet martir rrugës prehje nuk kërkon.
Kur nisemi me uratën: "Rrugë të mbarë!"
Fener i ndezur na pret n'fund t'udhëtimit,
Si ashtin e domosdosë plagën e mëtimit;
Është shikim i gjatë kohën duhet ndarë...
E mërkurë, 10 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire
TELLALLËT
Me vikatje rrufesh të viktimizojnë,
Kudo t'telendisin ngel brinjëthyer,
Tellallët tartakút - zemërgërryer -
Në rrashtën e kokës të zhbirojnë.
Vetullëvrenjtur t'shfaqen tellallët,
Me damkë në ballë jeta si jetohet
Deri në nadir fati të përzjarrohet,
Ndjesë paçin, - mendjehardallët!
Gjetën mënyrë m'bënë Hiroshimë,
Kapen çastin - djalli si iu shpjegon;
Qeni është qen, qençe nuk këndon!
Llaskuçet më nuhatën në çdo vrimë.
Kishin etje, Zot sa ishin t'pa mëshirë!
Nga mbinë, mollë djalli nga kush farë?
N'hidhësi sime shoqe prehet n'n barë,
Anatema ime napë iu qoftë në fytyrë!
Florën natyrës s'e mbolla shtrembër,
Besa e fjala në peshore rrinin kotë,ju
- Tellallë gabim o keni lindur në botë;
Për ligësitë tuaja s'vë dorë në zemër!
E martë, 9 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire