Kulturë » Berisha
Sejdi Berisha: Sa më kishte marrë malli...
E merkure, 23.06.2021, 06:37 PM
Cikël poezish: SA MË KISHTE MARRË MALLI...
Sejdi BERISHA:
TË GJITHA DYERT T’I
HAPA...
1.
Të
prita e të prita
Nuk
erdhe as me buzëqeshje
As
me pikëllimin e kohës
E
shekujt vinin e shkonin vetëm
Me
ledhatimin e atij parfumit
Që
dhembjet i josh
2.
Të
prita e të prita
Kisha
shpresë se do vish
Dhe
do ma thuash vetëm një fjalë
Edhe
e trisht nëse do ishte
Të
prisja te të prekë
Diku
në gjumin e thellë
Atje
ku ëndrrat më ledhatojnë
Me
atë lëngun e ankthit
3.
Dhe
prapë të prisja
Të
gjitha dyert i hapa
Gjithçka
hapa
Edhe
drynat e ndryshkur
Në
dyert e ferrit
Atje
ku e kanë burgosur lumturinë
4.
Të
prisja
Bile
një qirinj ta ndezim
Mbi
librin kurrë të hapur
Aty
në mesin e shtëpisë
Ku
e rrahin të gjitha erërat
Dhe
mbi te t’i vëmë duart
Për
të thënë diçka
Për
ta ofruar melhemin e jetës
5.
Të
prita dhe nuk erdhe
As
si kalorës i pritjeve
As
si luftëtar i plagosur
Me
mallin e derës së oborrit
Dhe
nuk erdhe se nuk erdhe
Edhe
pse të gjitha dyert t’i hapa
Të
gjitha dritaret
Ku
puthet malli e shikimi
6.
Shumë
jam mërzitur
Për
heshtjen e dyerve
Për
pritjen e flladit
Në
dritaret me qerqi të kalbura
7.
Të
prita edhe në agun e dritës
Edhe
në mëngjesin e kristaltë
Por
ti nuk erdhe
8.
Në
fund
Në
çdo dritare
Në
çdo prag dere
Në
çdo dorezë
Edhe
në drynat me dihatje ndryshku
Gjithkund
hasa nga një gjurmë puthjeje
E
në dyert e hapura
Pritjet
dridheshin si thupra n’ujë
Në
mes të shtëpisë mbi një rrogoz jete
Dashuria
ishte strukur e strukur
Kishte
ngelur pa të zotët e vetë
Dukej
si qyqe
As
pa fole të shpendëve tjerë
9.
Dyert
e dritaret e hapura
Çfarë
ishin ato
Ishin
vetëm stuhi shpirti
Apo
alfabet pa shkronja...
(Pejë, e martë 22
qershor 2021)
NË DHOMËN E KËSHTJELLËS
SË DHEMBJES
(Sa më kishte marrë malli...)
1.
Në
dhomë
Heshtja
si dihatje
Varë
në mur fotografi e vjetër
Ku
ta di se e kujt
Rrjetë
merimangash e mbronin
Nga
vetmia e historia e djegur
2.
Te
dera
Një
palë opinga me rregëzina
Me
vite s’i kishte mbathur kush
Se,
kishin ikur nga vatra
Diku
larg malli për t’i djegur
3.
Në
divan
Dy
jastëk ngulfatur me pluhur
Etja
për njeriun
Ua
kishte verbuar pritjet
4.
Një
libër në raft
Ngelur
rob i fjalës
Minjtë
kishin bërë luftë
Faqet
për t’ia shfletuar
Ishin
kureshtarë të dinin
Çfarë
ka brenda kopertinave
Mbi
te si dhuratë
Kishin
lënë disa kakërdhia
Edhe
tavanin brejtur e kishin
5.
Në
dhomë
U
ula dhe ia plasa vajit
Sa
më kishte marrë malli
Se
për kë nuk e di
Por
e tërë ajo heshtje fantazmë
Trupin
dhe mendjen ma kapërtheu
6.
Rrethuar
më kishte fotografia
Me
rrjetë merimangash e mbështjellë
Vetmia
dhe historia e djegur
Opingat
me rregëzina
Edhe
jastëkët me pluhur
Libri
nga rafti
Minjtë
me kakërdhia
Të
gjithë
Rend
me rend më ledhatonin
Kur
desha të brof në këmbë
Me
rrjetë merimange
Të
tërin më kishin lidhur
Me
pluhur më kishin sheqerosur
Rri
këtu më qortuan
Na
ke neve përgjithmonë
7.
Sa
më kishte marrë malli
Se
për kë nuk e di
8
Ktheva
kokën kah dera e dhomës
I
kishin vënë dry që nuk çelet
E
me ndryshk sipër si dyllë i kuq
Në
dritare rrezet vajtonin kohën
Në
oborr
Qeni
i shtëpisë
Eshtrat
si gjurmë i kishte lënë
9.
Varë
në mur
Pashë
edhe një orë me qostek
Ajo
me tik-takun e saj
Rrihte
minutat me akrepat e thyer
10.
Ia
afrova veshin orës
Iu
bashkova tik-takut të saj
Më
tradhtoi gjumi
Si
ileti që të merr përgjithmonë...
11.
Sa
më kishte marrë malli
Se
për kë nuk e di...
THJESHTË PO BIE SHI...
1.
Thjeshtë
Po
bie pak shi
E
dhembjen time ma ujitë
2.
Thjeshtë
Po
bie pak shi
Në
shpirtin tim kujtimet m’i lagë
3.
Thjeshtë
Po
bie pak shi
Në
sytë e mi shikimin ma përmallon
4.
Thjeshtë
Po
bie pak shi
Të
tërin më ka lagur
5.
Thjeshtë
Pak
shi po bie
Ëndrrat
po m’i lagë
Që
kanë ngelur me stuhitë duke u përplasur
6.
Thjeshtë
Po
bie pak shi
Në
shpirtin tim të rënduar
Me
rrogoza jete
7.
Sa
mirë
Thjeshtë
po bie pak shi
Jetën
si perlë të humbur
Po
ma lagë mirë e mirë
8.
Thjeshtë
Po
bie pak shi
E
po m’i lagë pritjet e netëve që nuk vijnë
9.
Thjeshtë
Po
bie pak shi
Që
ma vjedh vetveten
E
ma tretë diku në dete
10.
Thjeshtë
Po
bie pak shi
E
ma lagë edhe kokrrën e diellit në perëndim
11.
Thjeshtë
Po
bie pak shi
Në
damarët e trupit tim
Qull
më është bërë
Kënga
ime e pa kënduar
12.
Thjeshtë
Sa
mirë
Po
bie pak shi mbi mua...