E shtune, 21.12.2024, 12:13 PM (GMT)

Faleminderit

Pashk Alia: Fran Gjoka - Një figurë esenciale në mësuesi dhe gazetari

E marte, 22.06.2021, 06:44 PM


FRAN GJOKA – NJË FIGURË ESENCIALE NË MËSUESI DHE GAZETARI

PROFIL NGA PASHK ALIA

Të shkruash për Fran Gjokën është gjëja më hyjnore që mund të bëjnë shokët, miqtë dhe kolegët e tij, në veçanti nga ata që për një jetë të tërë u skalitën para lexuesit nga pena dhe mendja e tij. Pra, është një obligim për secilin. Nëse do të bëhëj kjo gjë, nismëtarët do t’i përshëndesja dhe më e pakta që duhet të bëjmë është t’u jemi mirënjohës atyre që sakrifikojnë për komunitetin dhe shoqërinë tej punës profesionale, për të cilën ata paguhen. Është momenti të flasim për figurën e mësuesit dhe publiçistit, Fran Gjoka, një moment sa i vështirë, aq edhe i lehtë. Është e vështirë të flasësh për Franin, sepse për nga intelekti, sjellja, dijet, kontributet, mirësitë dhe miqësitë, për zemrën dhe dashamirësitë që ka treguar për këdo, ai  ka në eruditin e tij një histori të tërë profesionale të përcjelljes së dijes tek brezat, por edhe një gamë të madhe shkrimesh publicistike, të cilat e bëjnë atë një intelektual me vlera. Në anën tjetër e kemi edhe të lehtë të shprehemi, sepse vetë Frani, me rolin, kontributin, elokuencen, sjelljen dhe erudicionin e tij na ka shtruar vetë udhën për t’u bërë i njohur dhe e kemi të lehtë këtë gjë. Sot kam shumë dëshirë që me shkrimin tim t’i kënaq të gjithë, duke shprehur mendimin tim, mund të them se jeta dhe emri i Fran Gjokës s’mund të jetë tjetër veçse një udhërrëfyes që na ndihmon ne dhe brezat që do të vijnë dhe do t’i frymëzojë ata për të ndjekur rrugën e tij, një rrugë plot dije dhe kontribute në edukim dhe mësimdhënie me suksese e për të cilën nga kolegë dhe komuniteti, nga nxënësit e tij dhe prindërit mori plot uratë dhe mirënjohje pa fund. Fran Gjoka, bir dhe pasardhës i një famije malësore, familje e mirë, është nga ata bij, vëlla e prind shembullor, student i shkëlqyer, bashkëqytetar model, mësimdhënës dhe edukator me nivel, harmonik, kolegë të dashur dhe epror i aftë, bashkëpunues, integrues, këshillues, gojtar i ëmbël dhe orator me sqimë, përfshirës në jetën komunitare dhe në punë vullnetare, krijues dhe editorialist, kërkues dhe i gjendur, dashamirës dhe bujar, metodist dhe përçues i dijes tek të tjerët, altruist, njeri i mirësive dhe përbashkimit, i guximshëm, oponent dhe publiçist. -Frani është një përfaqësues i denjë i komunitetit malësor, më tej një model mes armatës së dijes në sektorin e arsimit dhe jo vetëm çfarë e gjitha tregon se ai nuk erdhi nga hiçi, por se vjen nga një  familje e lartë dhe nuk mund asesi të vinte më me pak vlera se sa është.

Fran Gjoka e ka gdhendur vetë emrin e tij dhe me plot të drejtë mund të  portretizohet si pjesë e krenarisë intelektuale lezhiane. E gjithë jeta e tij, qysh prej fëmijë, nxenës, student, specialist, kuadër i sistemit arsimor me gene shkencëtari, ka përbërë një krenari të familjes, miqësisë, shoqërisë dhe shkencës. E gjitha nuk është gjë tjetër veçse një jetë krenare. Krenaria e tij vjen nga gjurmët që la pas dhe nga kontributi si një veprimtar konseguent shoqëror. Ai, duke qenë model në familje, kjo shndrinë pozitivitet edhe në shoqëri. Frani, një mësues dhe gazetar shembullor, i etur për dije dhe kulturë, qysh në shkollë të lartë arriti të marrë dije të shëndosha, por më shumë përvetësoi metoda se si shkohet tek dija, se si përcillen dijet tek të tjerët, se si përdoret dija dhe e gjithë jeta e tij ishte rrugëtim drejt dijeve. Ai është në pension pleqërie dhe ende gërmon në dije të reja, çfarë ja rrisin bagazhin e tij dhe bëhen stimul për t’i refelektuar ato në shkrimet periodike të shtypit shqiptar. Me të mbaruar shkollimin e lartë, Frani dha një  kontributi të evidentuar në dhjetra shkolla të fshatrave të Rrethit Lezhë dhe si kuadër i Drejtorisë Rajonale Arsimore për shumë vite. Ai e shkroi vetë portretin e tij prej specialisti në mësuesi, ku një jetë të tërë ja kushtoi edukimit dhe mësimdhënies, në shumë shkolla të rrethit Lezhë. Kur mbaroi shkollimin dhe erdhi puna për të filluar punë, ai nuk u zvarrit në dyert e pushtetit për të gjetur ndonjë mik a shok, në menyrë që të fillonte punë në shkollën pranë shtëpisë, por shkoi aty ku ishte më e nevojshme, duke kaluar në një zinxhir shkollash derisa i erdhi mundësia të vinte në shkollën e fshatit të tij, në Ishull Lezhë, çfarë e gjitha tregon për një njeri të formuar dhe të ndershëm, formim që nuk ja lejonte atij të gjente rrugë të lehta për të çarë në jetë. Në 40 vjet jetë prej mësonjësi dhe edukatori, nxori nga kontributi i tij njerëz të formuar dhe të zotë për të ecur të sigurtë në jetë. Ai nuk e ndau jetën e tij vetëm në fushën e dhënjes së dijes si mësues, por edhe shumë fusha të tjera, si ato të gazetarisë, pushtetit vendor, krijimtarisë etj. Që në moshën 20 vjeçare u përfshi në punët e pushtetit vendor. Një veprimtari kjo shoqërore, e papaguar, sepse e dinte fare mirë se kjo do t’i jepte lidhje organike me fshatin dhe me komunitetin e që do ta formonin edhe si pushtetar, porse ai lidhje të tilla i shfrytëzoi edhe në funksion të mbarëvajtjes së shkollës, sepse në këtë mënyrë mblidhte rreth vetes shumë faktorë që ja mundësonin këtë gjë. Kjo përfshirje u bë për Franin shkollë e vlefshme e përgatitjes së kuadrove. Kuadrot më të mëdhenj kanë dalë nga shquarja si veprimtarë shoqëror, vullnetarë dhe në punë të papaguara. E tillë ishte dhe ende është e tërë jeta e Franit. Në tërë jetën e tij, ai diti të bëjë punë, por edhe të ruajë ekuilibre me shokë, kolegë, me komunitetin dhe thuajse gjithkënd. Jo më kot Frani, për shumë vite, u përzgjodh të punonte në Drejtorinë Rajonale Arsimore Lezhë, por sepse një institucion i tillë kishte nevojë për Franin, për bagazhin dhe përvojën mbi 40 vjeçare, të cilat u shfaqën nga ai me nivel, kompetencë dhe përkushtim. Të jeshë specialist i mirë në arsim, metodist, drejtues dhe të bësh jetë si gazetar, publicist dhe të mos lodhesh kurrë së bëri detyra shoqërore, të papaguara, kjo është e gjitha, është jeta dhe veprimtaria e Fran Gjokës. Kjo nuk ishte e lehtë, por një ndërmarrje e vështirë. Por i zoti është ai që bën gjëra të vështira dhe këto i bëri dhe i bën Fran Gjoka. E gjitha kjo bëri që Frani, të shikohej me admirim nga kolektivat e mësuesve dhe i krijoi atij shansin për të patur edhe miqësi ngado anë e kend jo vetëm  në Lezhë, por kudo në atdheun tonë. Roli dhe pesha e tij është ndierë edhe në organet e shtypit dhe sidomos në atë të gazetës “Mësuesi”, ku për shumë dekada, ai radhiti mbi 2000 shkrime nga mendja dhe dora e tij, aq sa shokë dhe miq të gazetës e kanë portretizuar Franin si “Frani ynë, Frani i gazetës Mësuesi”.  Shkrimet e Franit në organet e shtypit, si gazeta Mësuesi, Republika, Nacional, Telegraf, Zëri, Koha Jonë, Tirana Observer, Lissalba dhe shumë revista vendase dhe të hapsirës etnike shqiptare, i bëjnë jehonë eksperiencës së përparuar në arsim, lartësimit të figurës së mësuesit dhe rolit të tij, dhënies së eksperiencës pedagogjike më të përparuar, oponencës ndaj shumë gjërave që nuk shkojnë mirë në sistem dhe ato kanë shërbyer në përmirësimin e metodave të mësimdhënies, evidentimin e përvojës së përparuar dhe përhapjes së saj. Frani shkruan dhe boton ritmikisht në një prej gazetave më prestigjoze të vendit si "Nacional", gazetë tashmë e njohur jo vetem në Shqipëri, por dhe në hapësirat mbarëkombëtare.   Është e gjitha kjo një punë me pasion dhe që nuk mund ta bëjnë shumë veta, por e bën Fran Gjoka, e bën Frani ynë, Frani i Lezhës. Dhe duhet t’i jemi mirënjohës, sepse kjo përben sot një filiz të veçantë, një lloj specje thuajse në zhdukje. E pra, e gjithë kjo punë e gjithanshme, e bën Franin një njeri shumë të thjeshtë, sepse atij i flet puna dhe tek ky do të gjente pasqyrim më së miri portretizimi apo postulati popullor “se kalliri plot e mban kokën ulur”. Kur vjen puna për të proklamuar punën  e tij, Frani është krejt modest, sepse ai flet dhe portretizon më shumë punën e të tjerë ve, çka e bën atë një bujar  të madh në ketë fushë. Ai gjithnjë vlerëson figura të tilla lezhiane, si: Ndoc Gjetjen, të cilin e rendit në vend të parë, por edhe të tjerë, si:  Preç Zogaj, Rudolf Marku, Lesi, Frangaj, Agim Isaku, Ndue Dragusha, Remzi Lani, Shpresa Rama, Kujtim Dashi, Pashk Përvathi, Ymer Metalijaj etj. E gjitha kjo e bën atë një profesionist dhe njeri fisnik, si një promovues, përçues apo thënë thjeshtë një shpërndarës i meritës dhe  vlerësimeve për të tjerët. Nëse nga njëra anë Frani për vete është bujar, duhet thënë se edhe për Fran Gjokën janë thënë fjalë të mira, janë bërë lavde të merituara, janë bërë pamflete, skica e portrete, aq sa  secili prej nesh do të ndiehej krenar nëse për ne do të flisnin dhe shkruanin emra të tillë, si:  Viron Kona, Musa Kraja, Mark Vuji, Gjovalin Shkurtaj, Mark Tirta, Murat Gecaj, Skender Hasko, Sejdo Harka, Qazim Dushku, Viron Kona, Anton Antoni, Ndue Dragusha, Ilir Kanini, Ded Rrahmani, Ibrhahim Hajdermataj, Vjosa Spasho,Nuri Dragoi, Sabri Laçi, Bardhyl Xhama, Gezim Tushi, Ndue Deda, Kastriot Kodheli,dok.Zef Zefaj, Kadri Tarelli, Hazir Mehmeti-Vjenë, Irfan Rama, Hektor Veshi, Vlash Prendi, Agim Çoku, Bashkim Shalesi etj. Gjithë veprimtaria e tij e bën Fran Gjokën një profesionist model në mësimdhënie, psikosocial, pedagogjik, një përfaqësues i denjë i strukturave të arsimit, por jo vetëm, si dhe një veprimtar i thekur shoqëror dhe sidomos në krijimtari dhe publiçistikë. Temat që ka trajtuar Frani janë me vlera pedagogjike dhe shoqërore. Përherë i jam lutur t’i hedhë ato në një ose disa libra në vete, sepse ato përbëjnë eksperienca të pazëvendësueshme për brezat. At Gjergj Fishta ka thenë: “ …, por kur asht fjala për mësuesa, na e kemi detyrë, për Zotin, me e dijtë njëherë ma para, se kush janë e shka janë ata njerz, në dorë të cilëve na duem që të rriten të bijt e kombit shyptar…, se përnjimend, janë të përgatitun për këtë zeje të shenjtnume ”, dhe kjo do t’i shkonte mjaft për shtat mësimdhënësit dhe edukatorëve të tillë, si Fran Gjoka. Frani e meriton plotësisht citimin e Napoleonit, kur ka folur për rolin e mësuesit, i cili ka thënë: “Ai prodhon mendje. Ai është mekanik, endës, kovaç i kësaj pune. Ai është ndihmës i Zotit - i të ardhmes”. Fran Gjoka, gjatë procesit të mësimdhënies e ka luajtur mjaft mirë rolin e tij motivues dhe me punën e tij ka ditur të vërë në funksion motivet e brendshme të nxënësve. Ndikimi i punës së Franit ka bërë që ai të jetë edukues dhe mësonjës i frymës së patrotizmit dhe  praktikës së mirë, i virtyteve, zakoneve të mira si ato të mirësisë, kujdesit, përgjegjshmërisë, angazhimit, bujarisë, respektit, të diturisë dhe solidaritetit etj. Në të njëjtën kohë, përmes shkrimeve të tij, kurrë nuk pushoi së përcjelluri tek njerëzit të kërkesës për dije të vazhdueshme edhe pas shkollimit. Këto porosi i paraqiti tek ata si rrugë e vetme me të cilën do të shmangnin manifestimin e veseve të tilla, si mendjemadhësia, mëkati, urrejtjes, të vetëknaqësisë, kopracisë, egoizmit, dyfytyrësisë, apatisë dhe papërgjegjshmërisë. Unë, sado që të them për Fran Gjokën, do ta quaja pak dhe nuk mund t’i them dot ato që ndiej në kaq hapsirë të shkruajturi, sepse ai meriton një një libër të tërë  për t’i thenë të gjitha. Por ato do t’i thotë koha sot dhe ajo që vjen. Fran Gjoka, me punën e tij, i tejkalon vitet. Edhe pse u ofrohet të 70-tave, në pamjen e tij, me punën e tij, aktivitetin që bën, krijimtarinë që publikon, kuptojmë se sa me lehtësi i mban mbi supe vitet e tij, duke qëndruar si një burrë i gjallë dhe vital si fizikisht dhe shpirtërisht, ende dhe sot ai e mban veten të ri. Më duket sikur akoma nuk ka dalë në pension. Ama, nëse nga pamja duket i ri, nga shpirti ai është fringo, krejt i ri. Është një njeri nga më të përpiktit, tek i cili ndienja e detyrës dhe disiplina qëndronjnë shumë lart. Karakterizohet nga një gjallëri dhe zemërbardhësi e pa parë dhe që tregon horizont të gjithanshëm. Për Fran Gjokën asgjë nuk është e huaj. Shkenca, psikologjia, pedagogjia, historia dhe oratoria janë gjuhët e zemrës së tij, janë veprat me të cilat ai flet. Nëse flas për miqësinë time me Franin, duhet të cilësohet se nuk është aspak e zakonshme, por esenciale dhe krejt e ndershme. Për Fran Gjokën uroj jetë të gjatë, të begatë, jetë të vrullshme në krijimtari, me dëshirën, qoftë përherë i rrethuar nga familja, miqësia, shoqëria lezhiane dhe jo vetëm.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nue Oroshi: 75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut Fran Gjoka: Zojë Zefej, një emër i njohur dhe i nderuar i mjekësisë lezhjane Bedri Tahiri: Shukri Qorri (1972-1999) Bedri Tahiri: Shukri Qorri (1972-1999) Nue Oroshi: Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës Ibrahim Kabili: Për mësuesin, studiuesin dhe intelektualin e mirnjohur, Fran Cara Gjekë Gjonaj: Gjon Gjonaj, misionar i arsimit shqip Gjekë Gjonlekaj: Kolë Miri Dedvukaj, simboli i besës dhe burrnisë Malësore Nue Oroshi: Kujtesë për Adem Jasharin, luftëtarin që i mësoi komandantët se si të luftohet Gani I. Mehmeti: Aziz Nishori, simbol i “Prindi & Fëmiu” Hysen Kobellari: Isuf Luzaj - atdhetari i ditur, mësuesi i filozofëve të së ardhmes Gjekë Gjonaj: Rexhep Lika, imami që meriton respektin dhe nderimin më të lartë Vilhelme Vrana Haxhiraj: Nermin Vlora Falaski, “Ndriçuese e Qytetërimeve të Vdekura” Gjekë Gjonaj: Gjergj Hasanaj, personalitet me merita në fushën e arsimit, kulturës dhe folkloristikës shqiptare Rexhep Shahu: Pse bën diferencë deputeti Flamur Hoxha Dorian Koçi: Humanisti Arvanitas - Mikel Maruli Ibrahim Kabili: Arjan Sala, heroi që sakrifikoi veten, për të shpëtuar shokët Gjekë Gjonaj: Martin Gjokaj, viktima e parë shqiptare e pafajshme e ferrit komunist në Goli Otok Lirim Harka: Patrioti Xhafer Shelqi, i ndëshkuar në diktaturë, i harruar në demokraci Bushkashi & Kurti: Aqif Ymeri, nëpër dritë e mirësi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora