Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Bir, ecë dy-tri hapa para dhe kthe kokën mbrapa
E hene, 21.06.2021, 07:11 PM
BIR ECË DY - TRI HAPA PARA
DHE KTHE KOKËN MBRAPA
Nga Kalosh
Çeliku
Shteti i “përbashkët”, qe e ka ende në ballë edhe sot e
kësaj dite vulën e Dexhallit në Librin e publikur asaj kohe ”Trumbetat e
Tellallit” (1992) me kalorësit e arratisur në “Bit-Pazar”, në Shkupin
Historik Shqiptar me “manifestime kultutore e arsimore”, vit pas viti (Tri herë
me radhë i çliruar nga kryengritësit shqiptar, 1844, 1912 dhe 1945). Vite, kur
“vëllezërit” e Njerkës pas lufte, i prisnin pushtuesit turq me dreka, darka,
gra dhe cuca të reja “maqedonase”, sipas Aleksandar Matkovskit tek libri
historik “Kryengritja e Dervish Carës” (Shkup, 1995). Edhe pse, kanë
qenë si popull shumicë dhe janë shqiptarët, ende gërhasin në gjumë. Njerka me ninulla komuniste dhe
neokomuniste i përkund në djep me ninula “demokratike”, ferexhenë e zezë dhe
shemi mbi kokë.
Ninullë, gjoja e Shtetit “përbashkët maqedonas” ish
jogosllav komunist edhe, sot fundekrye
neokomunist Jugosllav i shokut Tito, që ende mbahet gjallë edhe sot e kësaj
dite falë politikanëve të arratisur dhe dalldisur shqiptarë me “Din e Iman” në
rolin e argatit “musliman” komunist ndërkombëtar, sot neokomunistë. Që,
“maqedonasit”: Duhet ta kenë të qartë, se: pa shqiptarët nuk ka “Maqedoni të
Veriut”! Qoftë ajo, IRJ e Maqedonisë, ose Maqedoni e Veriut! Punë tjetër ështe
ajo, se: Partitë Politike Neokomuniste Shqiptare dhe “maqedonase”, mund të
bëjnë pazare politike me vetëveten si Partri Politike Shqiptare dhe “maqedonase”.
Populli Shqiptar, nuk ka bërë Dje, dhe as bënë Sot, pazare politike me
“vëllezërit” e Njerkës Neokomuniste para kamerave televizive!
Im Atë, Emin Çeliku: shpeshëherë ma përsëriste një porosi
të tij familjare, pranë Oxhakut: Bir, ecë dy-tri hapa para! Dhe, kthe
kokën mbrapa! Sytë e tu besnik në ballë, vetë të shohin, se: kush të
vjen përmbrapa. Armiku, apo miku: Rrufjani, Hoxha i Allahut me Hojdodolen
përkrahu me dy-tri kësula lecka në kokë, herë pas here si “musliman” edhe me
një shajkaçë fshehur nën sjetulla. Dudumi që gërhet për Liri. Apo, Skizofreni i
shitur për një vend pune, banesë në Qeveri. Ose, Psikopati me një torbë taxhi
përqafe në grazhd të “Kalit Shemës”.
Historikisht, populli shqiptar në jetë i ka pasur dy
popuj “miq vëllezër” pushtues shekullor:
turqit dhe serbët. Mos e them edhe Marrëveshjen Historike Shqiptaro-Bullgare.
(“Shqipërisë Madhe”). Punë tjetër, se: a, u ka shërbyer këtyre dy “miqëve
besnik” deri në vdekje me të cilët është dashur edhe ta ndajnë Shtëpinë?! Armiq
tradicional edhe sot e kësaj dite, që para dere na i kanë lënë kopilat e
Njerkës: pashallarët, agallarët e vojvoda… Sejmenët e tyre përmbrapa, në
sistemin komunist. Përveç, Fadil Hoxhës, edhe: kryetarit Shtetit Jugosllav
(Sinan Hasani) me partizanët e tyre komunistë përmbrapa, ende pa Shtet Etnik
Shqiptar me përjashtim të një eprori ushtarak të APJ me sejmenët e tij
përmbarapa në Qeverinë e “Shpëtimtarit” të shqiptarëve. Poste politike, që sot
nuk i kemi në Shtetin e Ri Neokomunist të “përbashkët” ish Jugosllav?! Dhe, as
që na duhen me këto eksponentë të “vëllazërim-bashkimit”, për Ditën e Nesërme
Shqiptare.
Dukuri shërbetori (argati) nëpër shekuj, që edhe sot e
kësaj dite nuk mund t’i heqim qafe si mallkim pas shpine të Perandorive pushtuese
turko-sllave. Namë e Perandorisë Osmane: “Tradhëtisë” Skenderbeut. Përderisa,
“Vëllai” madh e ka “zaptuar” Shtëpinë e Babait. Arat, livadhet dhe malet… E, ne
shqiptarët pas Partisë Komuniste dhe Neokoministe gjithë jetën e lume duke u
besuar Partive Politike “demokratike’ dhe Neokomuniste Shqiptare e
“maqeedonase”, u morëm me ndarjen e lugëve, enëve dhe çajnikëve të çajit rusit
me vite. Herët, që e kam thënë publikisht në shkrimet e mia publicistike,
përveçse mjeteve të informacionit edhe në Libra publicistik për Nesër. Gjithë
kohën u muarrëm me shkolla e gjuhë shqipe, flamurin me shqiponjën dykrenare.
Dhe, jo me Shtëpinë e Babait (Shtetin): Arat… Livadhet dhe malet… Sot, duhet
t’i duartrokisim “Shtëpisë Publike” te Pragu i derës, në mes të Lëmës?!
Realitet, që ende jemi pa Shtëpinë e Babait (Shtet) i
“përbashkët”, ara, livadhe… Dhe, male… Fatkeqësisht, Luftë “paqësore”,
ende bëjmë në këtë Shtet të “përbashkët
demokratik” për nderjen e lugëve, enëve dhe çajin e rusit… Arsye, që sot
shqiptarët ende nuk duhet të merren me ndarjen e lugëve, enëve dhe çajnikëve të
rusit. E, as të amerikanëve. Dhe, as të Bahkimit Evropian, po me ndarjen e
Shtëpisë Shqiptare (Shtetit), rrëzë Kalasë Dardane Historike të kryengritësve
shqiptar (1844).
Imzot, asaj kohe si i ri nuk e
kuptoja Thënjen e t’im Ati: Çka donte të
thotë me këtë porosi të përditshme im Atë?! Nateditë, e vrisja mendjen, në
shtëpi, shkollë e rrugë, zgjidh Porosinë e Madhe të t’im Ati mes librave nateditë
mbi kokë. Herë pas here edhe i bija me dy grushta kokës. Ehu!… Patjetër,
gjithësesi duhet ta zgjidh Porosinë e Babait!
Dhe, përçudi, sot habitem me disa
“analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen në prehërin e partive politike.
Dy-tre këshilltarëve “shqiptar” edhe në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”.
Përinatë, në debate televizive, se: Shqiptarët duhet të ecin në jetë me kokën
para, pa e kthyer mbrapa të shohin se, cili i ndjek hap pas hapi pas shpine?!
Edhe, të ecin në Ditën e Sotshme Historike me kokën para pa e kthyer mbrapa pas
shpine për Ditën e Nesërme?! Dalldisen pas të arriturave historike të
Rilindasëve Shqiptarë të asaj kohe duke i përdhosur e përbaltur: me koncerte,
këngë e valle trusakate. Pizi patetike dhe banale, para kamerave televizive
duke e fotografuar veten para popullit shqiptar si politikanë, “intelektualë”
dhe “analistë politik” me të “arritura” dhe “fitore” historike?!
Kohë, kur ato burra mali Rilindas dhe fushe fitoret i
kanë manifestuar me pushkë dhe penë, arave dhe maleve shqiptare. E, jo nëpër
sallone aristokrate sllave e bejlere turke. Sot, siç i festojnë qafë për qafe
partizanët e Partive Neokomuniste shtetërore, hotele e seli partiake, të shitur
për një post partiak politik, një banesë, një vend pune… Ose, një torbë taxhi
përqafe, në grazhdin e “Kalit Shemës”. Kohë, kur ende arsimi dhe kultura
shqiptare, nuk marrin lirisht frymë. Ngulfaten, nga partizanët gjysëmanalfabetë
të Partive Politike Shqiptare, dhe këtij Shteti të “përbashkët” neokomunist ish
jugosllav. Përsëri, me këto dalldisje euforike festive plotë zhurmë arsimore
dhe kulturore të shqiptarëve para ekraneve televizive, në shtetin e
“përbashkët” duke vazhduar popullin shqiptar ta vënë në gjumë të thellë
shekullor. Edhe pse, si “fitore” historike janë nën nivelin e Rilindasëve
Shqiptar të asaj kohe, larg me shekuj.
Risi, e partizanëve të arratisur “kuqezi”, me këngë e
valle, pizi e manifestime historike njëri përmbi tjetrin, nën sjetullat e
partive politike shqiptare në pushtet: Viti Historik i Skënderbeut, 28 Nëntori.
Pavarsia e Shqipërisë dhe Alfabeti i Gjuhës Shqipe në Manastir, ende pa “Din e
Iman”. Dhe, “Vatan” sipas Muhamedit a. s. Pejgameberit fundit, janë vetëm
zhurma të dalldisura arsimore dhe kulturore shqiptare me veshje partiake për ta
mbajtur veten gjallë si kalorës të arratisur në pushtetin e argatit politik, në
Qeveri.
Përmëkeq, duke jetuar me shekuj me turqit dhe sllavët si
“vëllezër” të nënave dhe baballarëve të Njerkave historike të pabarabartë,
humbjet mu si ato i festojmë edhe sot e kësaj dite nën këmbët e tyre si
“fitore”?! Aspak, pa i rënë kokës me të dy grushta: Pyesim veten si shqiptarë,
pse deri më sot si popull Shqiptar mbetëm ende me shekuj në Robërinë e të
njëjtëve pushtues historik shekullor (“vëllezërve” të Njerkës?! Argatë besnik
të pushtuesve. Atdheut, copë-copë në disa shtete, në Historinë Shqiptare?! Mund
të jetojmë bashkë në një Shtet, por vetëm me të drejta të barabarta si
“vëllezër” në një Shtëpi (Shtet).
Popull i “lumtur”, sot jemi ne shqiptarët përtej kufiri
shqiptaro-shqiptar?! Edhe presim të na çlirojnë nga robëria shekullore Amerika
dhe Bashkimi Evropian?! E, ne nën hije, siç thoshte Çajupi i Madh në një
vjershë tek vepra e tij patriotike atdhetare “Baba Tomorri” për
burrat e Shqipërisë: Lozën nën hije kuvendojnë. Pika që su bie se, nga gratë
rrojnë. Identike me kohën e sotshme, e them edhe Unë si autor i këtij
shkrimi publicistik për Ditën e Nesërme, politikanët shqiptar: Pika që
s’u bie se, nga populli, Amerika dhe Bashkimi Evropjan rrojnë.
Vetëm i hapni kanalet televizive, faqet e gazetave
shqiptare: në Shqipëri, Kosovë e në IRJ të Maqedonisë, ku para kamerave
televizive fotografohen nateditë politikanë dhe “artistë” shqiptar partiak!
“Analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen. “Artistë” rrufjanë pa kokën e
tyre në trup, mos e them se e kanë te bytha.
“Fitore” historike, ë?!. Këngë e valle me tupanë e
çifteli. Pse, jo edhe me sharki?! Edhe, me dajre pa Nuse në Lëmë. Debate
maratonike politike dhe “kulturore” para kamerave televizive. Popullin Shqiptar
për ta vënë në gjumë edhe Sot e kësaj Dite. Gjithë jetën si popull shqiptar, e
“vramë” turkun dhe “shkaun” me çifteli dhe pizi. Aqsa, në Ditën e Sotshme gjaku
u derdh deri në gju, saqë u mbytë sot edhe Kali i Skënderbeut, në Tiranë,
Prishtinë dhe Shkup.
Viti i Skënderbeut, edhe më i dalldisur dhe i arratisur
me flamuj partiak “kuqezi”. “Skanderbegat
e Fishtës”, ende edhe në Ditën e Sotshme pa Shtet Shqiptar Etnik, arsim
dhe kulturë shqiptare. Sëpaku të ishin në nivelin e Ministrit të asaj kohe,
Ernest Koliqit. Fatkeqësisht, ende nën nivelin e Rilindasëve Shqiptar.
Ministrit të arsimit të asaj kohe, Ernest Koliqi. Megjithatë, në këto
manifestime historike e “kulturore” janë krah për krahu, dhe me “besë” para
kamerave televizive. Edhe, fotografohen nateditë me gratë e tyre të mbuluara e
zbuluara edhe politikanët anonim të arratisur e dalldisur pas posteve politike
shqiptare, që nuk i njeh as nëna e tyre e ku më populli shqiptar. E marrin
guximin, fjalën për ta përshëndetur popullin shqiptar për “fitoret” dhe “arritjet”
e tyre historike.
Ditën e Nesërme, ende pa i hapur sytë si politkanë të
arratisur dhe dalldisur shqiptar në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit’, përsëri
e gëdhijnë veten në robërinë shekullore, duke fajsuar turkun dhe “shkaun” për
Liri. E, jo vetëveten si politikanë shqiptar. Edhe, përsëri bien në gjumin
politik dimëror - shekullor me këmbët dhe trutë në legen.
Nëntorin e ardhshëm Historik, përsëri të zgjohen nga
gjumi në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Dhe, një muaj me këngë e
valle ta bëjnë “Shqipëri Etnike”. Gjithë vitin Shqipëri të hajdutëve e partive
politike shqiptare. Shkupin ta “shpallin” Qytet Historik të Shqipërisë Etnike.
Ditën e Nesërme, ta gëthijnë veten mes bërlloku në “Bit-Pazar”, që i ka mbuluar
këmbekokë me vite në Robëri.
Sot, falë politikanëve tanë të arratisur dhe dalldisur me
kokën para në Qeveri, e jo mbrapa (me “analistë” me këmbët dhe trutë në legen),
duke vrapuar me të katra pas posteve politike dhe pasurive materiale personale,
klanore e familjare, e zgjidha Enigmën e t’im Ati: Bir, ecë dy-tri hapa para! Dhe, kthe
kokën mbrapa!...
Im Atë, siç duket kishte qenë parashikues i madh i Ditës
Nesërme Shqiptare. Kokë më kokë duke e kaluar Natën e Madhe me Rilindasët e
asaj kohe Shqiptare. Misionin arsimor të Ministrit Arsimit Ernest Koliqi.
Burrit, që asaj kohe i mbuloi me mësuesë vullnetar të gjitha Trojet Etnike
shqiptare. Nuk e di ende, a e kam Unë si pasardhës i tij shkrimtar atë dhunti
Hyjnore? Vërtet, e kam vështir si shkrimtar. Dita e Sotshme, po na bind për atë
Pasuri Historike Kombëtare. Falë Rilindasëve Shqiptar. Sot, euforinë dalldisëse
“patriotike” rreth festave historike me kokën para, që nuk lanë pa e përdhosur
asnjë festë historike, simbole kombëtare: Skënderbeun, Flamurin kombëtar (Shqiponjën
dykrenare), Alfabetin e Gjuhës Shqipe, plisin e bardhë… Dhe, së fundi edhe
Besën Shqiptare. Nuk e di, a u ka mbetur më politikanëve shqiptar të arratisur,
sot pa e përdhosur edhe ndonjë simbol kombëtar shqiptar?! Që, sot pa merita
politike duan ta përvetsojnë këto kalorës të arratisur politik shqiptar edhe
Luftën me armë e penë të Rilindasëve Shqiptar për ta mbajtur veten ende gjallë
në skenën politike?!
Politikanët e sotshëm, të arratisur dhe dalldsisur pas
posteve politike nateditë para kamerave televizive, që i kanë përvetsuar si
“fitore” të arriturat luftarake, arsimore dhe kulturore të Rilindasëve
Shqiptar, dhe dalin sot para syve të popullit shqiptar me ferexhe të zeza dhe
pa turp fare në mjetet e informacionit dhe Facebook, që mjerisht janë me të
dyja këmbët dhe trutë në legen. Kohë, kur: Sot, shqiptarët kokën duhet ta kenë
përpara dhe Trutë në kokë Rrugës malore, dhiareve për në Baba Tomorr.
Herë pas here, patjetër ta kthejmë edhe mbrapa! Sytë, dhe
Trurin. E, jo bythën që nuk shikon pas shpine, as në Lëmë përpara Shtëpisë
Publike!...