Kulturë
Albert Zholi: Flet sopranoja dhe pedagogia Linda Kazani
E diele, 20.06.2021, 12:02 PM
Flet sopranoja dhe pedagogia Linda Kazani:
-Këngëtarët
lirikë shqiptarë, janë potencial konkurues dhe po shkëlqejnë në Europë
Nga
Albert Z. ZHOLI
Mag.
art Linda Kazani Simixhiu Soprano dhe Pedagoge. Linda Kazani ka lindur në
Tiranë, në vitin 1974. Pasi mbaron Liceun artistik „Jordan Misja“ në Tiranë,
studion kanto lirike në Akademinë e Arteve në klasën e Prof. Suzana Frashëri
dhe Prof. Hamide Stringa. Në vitin 1996 diplomohet si këngëtare lirike me
rezultate të larta. Që gjatë studimeve në Akademine e Arteve, ajo spikat me
talentin e saj dhe zgjidhet nga një komision profesorësh austriakë, të marrë
pjesë në Festivalin operistik në Linz të Austrisë, ku në moshën 20 vjeçare,
këndon rolin e saj të parë, Bastjenën në operan e Mozartit „Bastien und
Bastienne“. Në vitet 1997 – 1999 kryen Masterin në “Folkwang Universität der
Künste” në Essen të Gjermanisë, si bursante e bursës gjermane DAAD
-Kohë pandemie. Si është
kjo periudhë për një artiste jashtë skenës?
-Pandemia
na privoi nga shumë gjëra, jo vetëm nga skena. Por nga ana tjetër na forcoi dhe
na bëri edhe njëherë më të vetëdijshëm për vlerat e vërteta të jetës: shëndeti
dhe familja. Unë jam artiste e lirë dhe kohën e pandemisë e shfrytëzova për të
shkruar librin “50 ushtrime për
trajnimin e zërit“. E shkrova në fillim në gjermanisht (“50 Übungen zur
Stimmbildung“) duke u bazuar në shënimet
e mia që mbaj gjatë mësimdhënies, gjatë gjithë këtyre viteve. Libri gjeti mbështetje të mirë “online” tek
publiku austriak. Gjithashtu fitova dhe ccmimin e punës krijuese për artistët e
Land Kärnten (Kantoni ku unë jetoj në Austri) për vitin 2020. Këtë ccmim e
investova për botimin e librit në shqip “50 ushtrime për trajnimin e
zërit”. E kam sjellë në Tiranë në verën
2020 dhe kam marrë vlerësime personale nga ish-mësuesit e mi.
-Soprano një profesion i
bukur, frymëzues dhe shtysë vizionesh, si lindi dëshira për profesionin dhe
kush e zbuloi talentin tuaj?
Unë
kam qenë nxënëse e pianos në Shtëpinë e Pionierit në lagjen Nr. 4 për tetë
vjet. Gjatë lojës në piano e kisha zakon të këndoja melodinë e dorës së
djathtë dhe mësuesja e pianos Rabiana
Katragjini, më ve në dukje se me zërin tim këndoj goxha lart. Më pas më prezantoi
tek mesuesja e kantos Zeliha Sina (po aty)
dhe kështu fillova të përgatitem për konkursin e pranimit në Liceun
Artistik.
-Çfarë roli kanë luajtur
prindërit në këtë rrugëtim në fillesat tuaja?
Prinderit
e mi janë intelektualë dhe duke parë pasionin tim nuk më penguan, por në të
vërtet ishin pak skeptik…pasi ne nuk kishim mbështetje dhe të njohur në fushën
e artit dhe atyre i dukej sikur po më braktisnin në një fushë ku nuk do të
mundnin të më ndihmonin dot. Sot që jam vete prind, e kuptoj shumë mirë merakun
e tyre në atë kohë, gjithashtu i jam shumë mirenjohëse për besimin që ata patën
tek unë.
- Cili është intepretimi
juaj i parë dhe kush e vlerësoi?
Interpretimi
im i parë përpara publikut ka qenë në dekadën e majit 1990 në moshën 16 vjecc,
ku me orkestrën dhe korin e Liceut Artistik këndova si soliste Uverturën për zë
dhe orkestër të Kujtim Laros. U ndjeva e vlerësuar shume si nga publiku edhe
nga bashkënxënësit e brezit tim dhe mësuesit, ku veccoj mësuesen time të kantos
Rovena Korreta, mësuesen e korit Rozmari Jorganxhi, dirigjentin e orkestrës
Artan Liccaj etj..
-Në shkollë kush ishte
mësuesi/ ja juaj që ju mbështeti për këtë rrugëtim?
Në
Liceun Artistik kam qenë nxënëse e Rovena Korreta, e cila ishte shumë e
apasionuar dhe punëtore. Më vlerësonte dhe krijoi me mua një raport artistik
shumë kreativ, duke ma punuar zërin si të ishte instrument. Ajo vetë është
përveccse këngëtare edhe violiniste, gjë që më përshtatej dhe mua, që doja të
mësoja kanton si vazhdimësi e teknikës instrumentale mbi atë vokale. Sicc e
përmenda, duke qenë se kisha mësuar piano, teknika vokale tek unë bazohej mbi
atë intrumentale.
-Cilat ishin mësimet e
saja për ju?
Besoj
se gjëja më e bukur që kam mësuar nga ajo, ka qenë oreksi i mirë për të mësuar
vazhdimisht. Rovena ishte e re dhe vazhdonte mësonte nga pedagogia e saj Hamide
Stringa edhe mbas përfundimit të studimeve. Profesoreshe Hamide Stringa më ka
ndjekur që në Lice duke më këshilluar repertorin e duhur për zhvillimin e zërit
tim. Më pas në Akademinë e Arteve u bëra edhe unë studente e saj deri në
diplomimin tim me noten 10 absolute.
-Kur dhe si konkuruat
për kënëgtare lirike, çfarë pjese intepretuat dhe kush ishte në komision?
Konkursi
i parë, ai i pranimit në Lice, qe në verën 1988, ku këndova: Rossini- Baresha
Pucinni- O Ati im I dashur (Oh mio babbino caro) në atë kohë i këndonim veprat
ne shqip L. Gjoka – Bilbili T. Daija –
“Dua të këndoj“. Kjo është një romancë me tekst të Jorgo Papingjit që Mjeshtri
Tish Daija e kompozoi enkas për mua, kur dëgjoi për herë të parë vokalin tim.
Për këtë ndihem shumë e nderuar dhe mirënjohese! Konkursi i pranimit në
Akademine e Arteve u zhvillua në verën 1992. Në komision ishin profesorët,
Suzana Frasheri, Burhan Spahia, Shqipe Zani. Në këtë konkurs u vlerësova me
vendin e parë.
-Kur e keni realizuar
rolin e parë si profesioniste dhe ku?
Roli
im i pare ka qene ai i “Bastienes” në operan e Mozart “Bastien und Bastienne“.
Këtë rol e kam kënduar në vitin 1994 (kur isha 20 vjecc) në Linz në Austri nën
drejtimin e dirigjentit të famshem Alexei Kornienko dhe regji te Josef
Oberauer. Këtu mori një drejtim tjetër edhe formimi im muzikor, pasi u njoha me
shkollën gjermane të interpretimit origjinal të veprave të Mozart.
-A janë pedagogët e
shkollës së muzikës shqiptare të nivelit Europian?
Une
kam pasur fatin e madh të jem studente e Prof. Hamide Stringa, një nga ikonat e
pedagogjisë së kantos dhe të historisë së muzikës. Ajo është një nga pedagoget
tona që studiuan në “Konservatorin Tchaikovsky“ në Moskë, të cilet mbi këto
baza ndërtuan shkollën tonë shqiptare. Me kombinimin akademik që ajo zotëron,
mësova prej saj teknikën e kantos dhe muzikimin në stile dhe epoka të ndryshme
të historisë muzikore botërore. Në një periudhë të studimeve të mia në Akademi
isha studente edhe e Prof. Suzana Frashëri, e cila mbas specializimit që pati
bërë ne Konservatorin “Santa Cecilia“ në Romë solli një frymë të shkollës
italiane në trajtimin teknik të arieve antike dhe të belcantos italiane. Kështu
që në Tiranë trajnova shkollën e kantos ruse dhe italiane, për të vazhduar më
pas në Gjermani me shkollën gjermane. E përmenda këtë për t`ju përgjigjur
pyetjes tuaj, nëse pedagogët shqiptarë janë të nivelit europian. Pedagogët që
sollën shkollën ruse, na vendosën baza shumë të mira profesionale dhe na
rrënjosën disiplinën e punës, gjë që na ka bërë të bëjmë figurë shumë të mirë
në botë. Me ikjen nga Shqipëria të muzikantëve më të mirë, u largua një
potencial shumë i madh, i cili i mungon brezit të ri…. Nga përvoja ime si
kryetare e komisionit të konkursit “Jorgjia Truja“ 2018, vura re se cilësia e
punës tek nxënësit nuk është më ajo e brezit tonë…
-A mund të thuhet se
këngëtarët lirik shqiptarë janë shumë konkurrues në Europë?
Sigurisht
që këngëtarët lirikë shqiptarë, janë potencial konkurues dhe po shkëlqejnë në
Europë, pasi ndër ta ka zëra shumë të mirë, por për tu përballur me konkurentët
europianë nuk mjaftojnë vetëm zërat. Këngëtarët duhet të plotësojnë kriteret e
teknikës vokale, duhet të zotërojnë zërin me siguri precize, duhet të
interpretojnë një repertor të gjerë të shtrirë në të gjitha epokat dhe stilet
muzikore. Për këtë duhet shumë punë, studim dhe përkushtim.
-Cilët mund të
përmendësh prej tyre?
Duhet
të pohoj që zërat e njohur janë të brezit që studiuan nën drejtimin e
profesorëve të brezit tonë, sicc e përmenda dhe më sipër. Emra të njohur kemi
plot sicc janë, Inva Mula, Oriana
Kurteshi, Mirjam Tola, Sokolin Asllanaj, Etleva Shemaj etj. Në vitet e fundit
nuk po dalin më yje të tillë nga Shqipëria.
-Si jeni ndjerë si
soprano në Operën e Klagenfurtit në Austri? A keni ndjerë shenja racizmi?
Në
operën e Klagenfurtit u punësova pasi fitova konkursin e punës, menjëherë sapo
mbarova Masterin në Universitetin e Muzikës në Essen të Gjermanisë. Aty u
ndjeva që në fillim shumë mirë, dhe nuk e kam ndjerë kurrë veten të huaj, ashtu
si edhe kolegët e tjerë që vinin nga vende të ndryshme nga e gjithë bota. Në
teatro apo orkestra muzikantët zgjidhen në bazë të aftësisë nëpërmjet
konkursit, dhe jo nga nënshtetësia, kështu që kolektivi ështe një mix kulturash
dhe kombësish.
-Ju keni dhënë koncerte
në shumë vende të botës. Kur dhe ku jeni ndjerë më mirë në skenë jashtë vendit?
Në
Arenën e Pula në Kroaci, në Korrik 2010 kur këndova Violeten në Operën “La
Traviata“. Ishte një ndjesi e veccantë të këndoja para 5 mijë njerëzve, të
cilët merrnin frymë bashkë me mua në ccdo frazë dhe ku mbizotëronte një qetësi
mistike që më lejonte në skenë të hapur të realizoja ccdo pianissimo (pp-
dinamike muzikore për tingullin më të ulët në volum por me intensitetin më të
lartë në tingull). Në fund gjatë duartrokitjeve pashë fytyra të përlotura, dhe
njerëz që duartrokitnin të ngritur në këmbë. Në atë moment mendova: Nuk është
bërë njeriu të adhurohet kështu. Këto duartrokitje nuk janë vetëm për mua, por
për vetë operën dhe të gjithë pjesëmarrësit e shfaqes. Pas këtij mendimi u
ndjeva shumë mirë.
-Po dita më e vështirë?
Ah,
ditët e vështira janë përvoja mësimi! Ishin provat e fundit para premieres së
“Boris Godunov“ në Klagenfurt, ku këndoja rolin e vajzës së tij, Xenia. Për të
mos u zgjatur me hollesitë, u sëmura
rëndë dhe mëc cuan me urgjencë në spital. Sicc mora vesh më vonë nga kolegët,
për shkak të stresit që iu krijua stafit drejtues, më zëvëndesuan shumë shpejt
me një soprano tjetër. Gjë që nuk jua mora për keq, pasi “The shou must go on”.
Qe një periudhë e vështirë shëndetësore por edhe emocionale për mua. Duhet të
mbijetoja për të rritur dy fëmijët e mi që në atë kohë ishin shumë të vegjë.
Nuk më shkonte mendja fare tek premiera apo karriera. Instikti i nënës më bëri
të mbijetoj për fëmijët e mi, pasi askush nuk ia zëvendëson nënën fëmijës,
teatrit ia zëvendësojnë sopranon pa arritur ende urgjenca në spital. Kjo
përvojë, shkundi diccka të fortë tek unë, dhe pas kesaj, u bëra shumë më
gjakftohtë përsa i përket karrieres, e thënë ndryshe e “pushova nga puna“ egon
.
-Kur flasim për
repertorin…?
Përsa
i perket repertorit tim, e kam zotëruar gjithmonë vetë perzgjedhjen e roleve.
Karrierën e kam drejtuar vetë, pa pranuar të punoj me një menaxher ose agjent.
Unë kam fatin që punoj bashke me bashkshortin tim, pianistin Erald Simixhiu,
dhe projektet tona i ndërtojmë dhe organizojmë vetë.
-A mund të jetosh sot me
në Shqipëri si këngëtare lirike?
Me
sa kam dëgjuar për pagesat që marrin koleget shqiptare, them se është një jetë
vërtet e veshtirë, sidomos për familjaret me fëmijë. Ne në teatrot europiane
për një shfaqe paguhemi sa dy rroga mujore të kolegeve tona në Shqipëri. Kjo
nuk është absolutisht e drejtë, pasi ata bëjnë ekzakt të njëjtën punë.
Partiturat e operave kanë po ato nota si ti këndosh në Vjenë apo në Tiranë…
Cilët janë kënëgëtarët
lirik në botë që ju impresionojnë dhe ju motivojnë?
Ka
shume të tillë, do përmendja kolegët austriake: Angelika Kirschlager, Katharina
Leitgeb, Daniela Fally, Elisabeth Kullmann etj.
-Pedagoge e kantos në
shkollën private në Klagenfurt, çfarë përbën për ju ky status pedagogjik?
Pedagogjia
për mua nuk është status, është puna që e bëj me shumë pasion me të rinjtë që
duan të mësojnë të këndojne kanton me profesionalitet. Këtu unë jap mësim për
të gjithë grupmoshat dhe drejtimet muzikore sicc janë, klasike, musical,
romance, pop dhe jazz. Puna më ecën më mirë secc mund ta kisha imagjinuar, pasi
duke qenë soprano e njohur për suksesin tim në Klagenfurt që nga viti 1999, më
vijnë vazhdimisht nxënës që duan të mësojnë teknikën e mirë e të shëndetshme
vokale. Shkolla ime e kantos, nuk është vetëm një institucion por edhe një
metodikë e suksesshme vokale e bazuar në shkollat më të mira europiane të cilat
unë i kam studiuar, si ajo ruse, italiane, gjermane dhe franceze.
-Pse këngëtarët lirik
vlerësohen më shumë jashtë Shqipërisë dhe a mendoni të ktheheni në atdhe? Zërat shqiptarë janë
zëra mesdhetarë, kanë një timbër të bukur e të plote, janë natyra emocionale
dhe bëjnë efekt dramatik në performanca. A mendoj të kthehem në Shqipëri…? Jeta
familjare dhe profesionale që kemi ndërtuar në Austri bashkë me bashkëshortin
tim, është investim për të ardhmen e fëmijëve tanë.