Udhëpërshkrim
Hasan Hasanramaj: Do tu kthehet buzëqeshja dhe lumturia
E shtune, 19.06.2021, 03:29 PM
Me lirimin e Pushimores së fëmijëve në Deçan njëzetmijë fëmijëve në Kosovë
Do tu kthehet buzëqeshja
dhe lumturia ...
Për
shërimin shpirtëror dhe shëndetësor të
fëmijëve të Kosovës - pushimorja e fëmijëve në Deçan me pesë ndërtesat
moderne me gjashtëqind shtretër dhe objekte të tjera përcjellëse, më pisha
qindvjeçare përreth, bukurit e rralla natyrore është bërë “mollë e ndaluar” për
fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë. Andej kërkohet nga KFOR-it Italian, manastiri, Gjykata Kushtetuese lirimi i pushimores së fëmijëve.
Nga
Hasan Hasanramaj
Në
regjionin e pasur dhe atraktiv me ajrin e
pastër që lëshohet nga Bjeshkët e Nemuna, florën dhe faunën e pasur cila
mbulon kodrat dhe luginat nga të cilat rrjedh uji i ftohtë si akulli, gryka
piktoreske të Deçanit, bukurit tjera të rralla e atraktive dekada më radhë
ishin dhe janë viset me tërheqëse për fëmijët, të rinjtë, punëtoret dhe
qytetaret tjerë që vinin nga të gjitha anët e Kosovës dhe më
larg në Deçanin turistik për të pushuar shpirtin e tyre gjatë pushimeve verore
dhe stinët tjera të vitit.
Kapacitetet
e këtij kompleksi të mirënjohur turistik në Kosovë dhe jashtë kufijve të saj
për të cilin do të bëjmë fjalë në këtë reportazh- po u bëjmë me dije së ky
kompleks është një ndër qendrat më të
mëdha, më të bukura dhe më tërheqëse për rekreacion, për pushim, për edukim,
për shërim shpirtërore, shëndetësore, për rekreacion, për edukim, rehabilitim
fizik, psikologjik dhe integrimin e fëmijëve dhe rinisë në sheqerin e
civilizuar. Kjo pushimore atraktive është ndërtuar rrëzë Bjeshkëve të Nemuna,
në një ambient të bukur malor, me një lartësi mbi detare mbi gjashtëqind e shtatëdhjetë metra dhe si e
tillë ka një klimë ideale ku fëmijët dhe të rinjtë për një kohë të shkurtër fitojnë
në pikëpamje shëndetësore. Pushimorja e
fëmijëve dhe rinisë “Pishat e Deçanit” në Deçan është objekti me i vjetër dhe
më i vizituar i këtij lloji në Kosovë që
nga viti 1932 e cili atë botë kryesisht k shërbye si tenderë për shërimin dhe
rimëkëmbjen e fëmijëve të sëmur.
Sot
kjo pushimore e mirënjohur në gjirin e vet ka pesë objekte moderne me
gjashtëqind shtretër, restauronin me pesëqind ulëse, objektin e kuzhinës të
tipit më bashkëkohor, amfiteatrin e hapur, ambulancën shëndetësore, terrenet
sportive, bukurit e rralla natyrore, gjë e cila mirë shihet në fotografit e
kamerës sonë.
Në
kompleksi e Pushimores së fëmijëve dhe
kapacitetet e saj të tipit më bashkëkohor çdo vjet kanë defiluar dhe janë
këndell në aspektin psikofizik mbi njëzetmijë
fëmijë dhe të rinj nga Kosova dhe bota. Andej, duke u bazuar në
konventën mbi të drejtat e fëmijëve të cilët si të gjithë të tjerët e kanë të
drejtën për jetë, shëndet, edukim, pushim, pjesëmarrjen, lirin e të shprehurit dhe të mbrojtjes nga të
gjitha format e diskriminimit apo të keqtrajtimit të cilat për momentin në
Kosovë janë brengosesh?!
Stafi i manastirit
deklaron: “ Vendosja e fëmijëve në pushimore - rrezik për manastirin”?!
Pushimorja
e fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan për momentin ka mbetur pengë e kërkesave
të manastirit të Deçanit dhe të qeverisë
serbe në Beograd kanë deklaruar së
vendosja e fëmijëve dhe rinisë në këtë qendër turistike rrezikon manastirin dhe
për te krijon një pasiguri?! Kjo deklaratë është një mendim jo real, i gabuar
dhe me një prapavijë politike e cila ka për qëllim uzurpimin e kompleksit
turistik në përgjithësi të cilin që
Njëzet
e dy vjet e mban peng pa asnjë bazë
mbështetëse ligjore?! Andaj, stafit të manastirit të Deçanit qytetaret e komunës së Deçanit u bëjmë me
dije që të mos frikohen nga fëmijët të
cilëve po mundohen me çdo kusht te pengojnë buzëqeshjen, lumturin, të drejte
për jetë, pushim, edukim dekada më
radhë nga personeli i objektit të
manastirit të Deçanit, si kult fetar me besnikërinë më të madhe ne deçanasit
shqiptar e kemi ruajtur, e kemi vizituar
dhe jemi kujdesur për hallet dhe kërkesat e saj. E kemi mbrojtur nga të pa
priturat, e këtë e dinë mirë personali i manastirit, por në momentet më të
duhur, kur kërkesat e fëmijëve, rinisë, punëtoreve dhe qytetaret të komunës së
Deçanit dhe Kosovës dhe më larg që disa vite po kërkojnë lirimin e
këtij kompleksit turistik ata që shtatëmbëdhjetë vite për po paraqiten si të shurdhet?!
Kompleksi
i Pushimores së fëmijëve në tetëdhjetë e
katër vitet e fundit ne Deçan ka qenë
dhe mbetet edhe tani si vend për
pushim rekreacion, arsimimi dhe edukim të fëmijëve dhe të rinisë kosovare.
Gjithashtu kompetentet e pushimores së fëmijëve dhe kuvendit të komunës në
Deçan në vitet e kaluara kanë kërkua që kompleksi në fjalë të kaloi në mbikëqyrjen e Ministrisë së Punës
dhe Mirëqenës Sociale të Kosovës, e jo të privatizohet, sepse kjo situatë për
momentin do ta ruante karakterin e vet si qendër rehabilituese, edukative,
arsimore për fëmijë dhe të rinj në Kosovë.
Stafi i manastirit me
sjelljet e tij po mundohet ta pengoje buzëqeshjen, lumturine, pushimin dhe
edukimin e fëmijëve të Kosovës
Strukturat
udhëheqëse, qytetaret, fëmijët dhe të rinjtë e komunës së Deçanit dhe të
Kosovës në apelin e tyre në këto momente para fillimit të pushimeve verore pas
njëzet e dy vjetëve kërkesave, përpjekjesh, ankesash, lutjesh,
protestave, arsyetimesh dhe trokitje nëpër dyert kompetentes vendor dhe
ndërkombëtar për lirimin e Kompleksit të Pushimores së Fëmijëve dhe Rinisë
“Pishat e Deçanit në Deçan ku është
vendosur KFOR-it italian, brenda një viti mund të pushojnë, këndellën në
aspektin psikike fizik dhe afirmimin e përgjithshëm më shumë së njëzetmijë fëmijëve dhe të rinj
nga qytetet dhe fshatrat e ndryshme të Kosovës dhe më larg, por për fat të keq kjo pushimore turistike dhe rehabilituese
edhe sot e kësaj dite është “mollë e ndaluar” për pasurin më të shtrenjtë të
kombit - për fëmijët dhe të rinjtë, për
të ardhmen e shëndosh të tyre.
Në
këtë apel kërkohet nga KFOR-i italian, strukturat tjera ndërkombëtare, ato të
Kosovës dhe Gjykatës Kushtetues, më në fund
kapacitetet e pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan - këto
ditë kur fillojnë pushimet verore të
lirohen, e kjo do tu kthente buzëqeshjen dhe lumturin fëmijëve dhe rinisë në
Kosovë.
Kjo
kurthe mirë e përgatitur me një prapavijë politike për fat të keq edhe përkundër kërkesave dhe apeleve të një
pas njëshme të fëmijëve, të rinjve, të traumatizuar, me aftësi të kufizuara
fizike e të tjera për fat të keq deri
sot u shikua dhe po shikohet duar kryq nga të gjithë ata të cilët që shtatëmbëdhjetë vite radhazi e kanë
dhënë fjalën qytetareve të komunës së Deçanit dhe atyre të Kosovës së do ta lirojnë kompleksin e pushimores së
fëmijëve dhe rinisë “ Pishat e Deçanit” në Deçan, por.
Sa
për ilustrim po përmendim së në bisedat që janë mbajtur me përfaqësuesit e
KFOR-it, UNMIK-ut, UNICF-it, avokatit publik, Këshillit për Lirin dhe të
Drejtat e Njeriut, Fondit për Mbrojtjen Sociale të fëmijëve dhe të tjerëve
gjatë viteve të kaluara të gjithë janë pajtuar që fëmijëve dhe rinisë së
Kosovës, tu krijohen kushte me të mira
për pushim, për rekreacion, për edukim, për rehabilitim, për rritën dhe jetën e
tyre sa më të mirë të cilat deri sot mbeten fjalë të folura dhe të shkruara
nëpër gazetave e asgjë tjetër?!
Në
emër të fëmijëve të traumatizuar nga lufta e fundit, atyre me aftësi të
kufizuara fizike dhe të tjerëve, në emër të humanizmit njerëzor lironi
pushimoren e fëmijëve në Deçan, e më këtë do tu ktheni buzëqeshjen dhe lumturin
fëmijëve të Kosovës në një anë, kurse në anën tjetër do t’i ndihmoni punëtoret
të pa punë të kthehen në vendet e tyre të punës
dhe do ta mundësoni zhvillimin e
komunës më të varfër në Kosovë- Deçanit të cilës që njëzet e dy vite është bllokuar i tërë kompleksi turistik nga
kuvendi nga ata të manastirit të Deçanit.