Kulturë
Albert Zholi: Flet aktori, regjisori dhe politikani Zef Bushati
E enjte, 10.06.2021, 06:25 PM
Flet aktori, regjisori dhe politikani Zef Bushati:
Ju
tregoj Maton dheAgushin mbas 40 viteve
-
Me Timo Fllokon jam takuar kur fillova Akademinë e Arteve ku Udhëheqëse Artistike e ishte Drita Agolli,
pedagogë Birçe Hasko dhe Timo Flloko
Nga
Albert Z. Zholi
Në
vitin 1975 mbaron studimet e larta në Universitetin e Arteve, ku diplomohet
aktor e regjisor. Në dhjetor të po këtij viti, Zef Bushati kapërxen dyert e
Teatrit Kombëtar si aktor. Që në fillim i besohen te interpretoje personazhe në
këtë teatër në shumë pjesë si p.sh në dramat "Familja e Peshkatarit",
"Toka Jonë" "Zonja nga qyteti", "Arturo Ui",
“Viti 61”, etj. Zef Bushati u shqua per talentin e tij si aktor e regjisor. Për
një periudhë 20 vjeçare Zef Bushati interpretoi rreth 47 personazhe, ku vlen të
veçohen rolet e Mic Sokolit në dramën "Besa e Madhe" Kabash Çaushit
në dramën "Duke u gëdhirë viti 45", Ferdinandi "Luiza
Miler", Luigj Gurakuqi "Udha e flamurit", Parisi "Romeo e
Zhulieta", Stanishi "Kush e solli Doruntinën",etj. që është edhe
interpretimi i tij i fundit në Teatrin Kombëtar. Në teatër Zef Bushati provoi
edhe regjinë me sukses. Në vitin 1978 vuri në skenë "Vërshime
pranverore", më pas "Besa e madhe", "Tragjedinë e fundit të
Deas","Monserati" "Hijet e natës", etj. Në disa prej
tyre është edhe aktor krahas regjisurës. Ka interpretuar edhe në film. Zef
Bushati interpretoi ne kinematografi ne filmat:"Shtigje lufte" ne
rolin e nje kapiteni italian,"Udhetim ne Pranvere","Shoku yne
Tili","Kur ndahesh nga shoket"dhe u shqua ne rolin e
italianit,Agushit, tek filmi "Njeriu me Top" si dhe te Kapedan Janos
ne filmin "Kemishat me Dyll". Zef Bushati dha leksione, profesor ne
Universitetin e Arteve te Bukura ne Tirane 11 vjet, duke filluar qe ne vitin
1982.Leksionet e tij ne degen e Regjisures dhe te Kantos ishin kryesisht per
Mjeshtrine e Aktorit,interpretimin skenik,fjalën artistike, diksionin skenik.
Pas vitit 1991 angazhohet ne politike,Nenkryetar i Partise Republikane, Kryetar
i Partisë Demokristiane, e me pas në diplomacy. Ambasador i Shqipërisë në Vatikan,etj.
Me kthimin ne Shqipëri ne vitin 2006, rikthehet ne politike në radhët e
PDK-se,ku mbajti postin e Sekretarit Politik e të Marrëdhënieve me Jashtë dhe
njëkohësisht këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, më tej Zv. Ministër i
Integrimit Europian. Në vitin 2009 rikthehet në dipllomaci Ministër Fuqiplotë
zv. Ambasador në Itali. Ne vitin 2011 rikthehet përsëri në politikë Kryetar i
Partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë.
-Këto
ditë në rrjetet soaciale të gjithëve ju ka bërë pështypje një foto e juaja me
aktorin Timo Flloko 40-vjet më parë. Kur je takuar për here të parë me
TimoFllokon dhe cili ishte mendimi që krijuat ?
Me
Timo Fllokon jam takuar kur fillova Akademinë e Arteve. Udhëheqëse
Artistike e Kursit ishte regjisorja e mirënjohur Drita Agolli, pedagogë ishin
Birçe Hasko dhe Timo Flloko. Kishim kaluar tre konkurse.Konkurruan rreth 430
djem e vajza.U skualifikuan dhe fituam vetëm 12 vetë. Studentët e këtij kursi u bënë aktor të njohur të Skenës së Teatrit dhe
Kinematografisë. Besoj se e mbani mend Vasillaq Vangjelin tek Zonja nga qyteti,
Ilir Bezhanin tek Pallati 176, Yllka Mujon, Vangjel Toçen, Gjergj Lalen,
Natasha Nderkon, Afërdita Rranxin, Fotaq Xheken, Jorgaq Tushen, të gjithë të
mëdhenj të skenës dhe ekranit. Me Timon përveçse pedagog krijuam edhe miqësi.
-“Njeriu me Top” një film
që dhe sot shikohet më kërshëri, si ju zgjodhi regjisori Viktor Gjika? - Bëtë kinoprovë apo ishte një dëshirë e regjisorit ?
Regjisori Viktor Gjika më pëlqente si
aktor. Më kishte bërë disa herë kinoprova, por unë skualifikohesha për shkak të
biografisë. Më thirri përsëri dhe më tha të bëj një kinoprovë për Agushin. Unë
qesha e i thashë se po më përdor për numër kinoprovash. Jooo më tha Viktori, në
asnjë mënyrë, por mendova meqenëse është italjan e jo partizan e ishallah do ta
pranojnë. Ok !– i thashë. Kur kinoprovat shkuan për miratim në Komitetin
Qëndror të Partisë, dikush i tha Viktorit për mua: po prap e sjell këtë o
Viktor ? Në atë moment, një grua shumë e rëndësishme e KQ tha: po me çfarë
italianësh mendon ti se kemi luftuar ne, mirë është Zef Bushati. Viktori luajti
menç nga gëzimi dhe erdhi menjëherë të më takonte dhe të më jepte
lajmin e fitores së kinoprovës. Kështu u zgjodha. Punova për ti
dhënë jetë personazhit edhe pse ishte pak i ndryshëm nga natyra ime.
- Ky ishte filmi i parë e
Timo Fllokon, si bashkëpunuat ?
Me Timon kemi qenë së bashku në fillim
tek filmi “Shtigje Lufte”. Timo interpretonte Kanan Tafilin, ndërsa unë një
oficer Leitnant Italian ( personazh negativ si gjithmonë) Por skenat që xhironim
i kishim të ndryshme dhe nuk patëm bashkëpunim. Bashkëpunimi filloi te
filmi “Njeriu me Top”. Shumë mire bashkëpunuam. Ishim bërë edhe shokë. Të dy ishim të preokupuar për realizimin e karaktereve të personazheve.
Mendoj se deri diku ja arritëm. E mira nuk ka fund.
- A ishte i thjeshtë apo i
sertë siç është në dukje.
Timo i sertë? Jo aspak. Timo është njeri i dashur
dhe gjithmonë i qeshur. Romantik. I pëlqente poezia qe kur ishte i ri. Shikoi -
më thoshte – lotët në sytë e kalit. Unë qeshja me gjithë shpirt. Timo është
njeri shumë pozitiv. Kam kënaqësi sa herë që e takoj.
-Kush ishte pjesa më e
vështirë e këtij filmi ?
Në çdo film ka edhe skena të vështira.
Unë e kam patur të vështirë për tu ambientuar me kalin. Një herë kam xhiruar
dhe interpretuar personazhin e Mic Sokolit në Tropojë. Kali më hodhi poshtë.
Pastaj me oficerin italian tek “Shtigje Lufte” përsëri kali më rrëzoi përtokë,
Filmi i tretë me kalë ishte “Këmishat me Dyll” ku interpretoja Kapedan Janon.
Kësajë here kali nuk më rrëzoi por përsëri nuk e kisha të lehtë. Ne në Shqipëri
ditën që fillonim xhirimin i hypnim kalit. Kurse aktorët që interpretuan
Ertugruli, Osmani, Sulejmani,etj. janë stërvitur me kalë një vit para se të
fillonin xhirimin. Por
një skenë me Timon nga “Njeriu me Top” mund ta kujtoj. Po xhironim tek kasollja
me kashtë ku Mato Gruda kishte fshehur topin. Ishte skena kur Mato dhe Agushi
ulen të pine raki. Timo i tha regjisorit Viktor Gjika që të pinim raki prej
vërteti që të dali skena sa më origjinal. Pi
raki e bëj një dubël, pi raki e bëj një tjetër dubël, pi e bëj dubla...unë i
them Timos: e di që po më zë kjo rakia? Ai më kthehet dhe më thotë: Ha gjizë
Agush se të bën esëll. Na kapi e qeshura, oh sa kemi qeshur, me lot kemi qeshur
dhe xhirimi u prish. Nuk ishim në gjendje të xhironim se ishim gjysmë të dehur.
Regjisori Gjika ndërpreu xhirimin. E xhiruam të nesërmen por jo me raki prej
vërteti.
-Si do ta cilësoje këtë
film nga ana artistike ?
Film i mirë. Romani i shkrimtarit të
madh Dritëro Agolli ishte shkruar shumë bukur. Edhe skenari shumë i mirë.
Regjisori Viktor Gjika nga më të mirët e Kinematografisë. Aktorët shumë të
mirë, Kadri Roshi plaku Mere dhe Drita Pelingu halla, aktor të mëdhenj të artit
skenik e kinematografik. Me këto komponentë filmi natyrisht që realizohet shumë
mirë. Mbas vitit 90 arti në përgjithësi pësoi një rënie. Ka 30 vite që nuk
arrin të marrë veten. Nejse kjo është një temë tjetër. Ne punonim me pasion dhe
realizonim shfaqje teatrale dhe filma të bukur.