Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Marre për ju Milo, Xhufi dhe Gjinushi!
E hene, 07.06.2021, 06:15 PM
Marre për ju Milo, Xhufi dhe Gjinushi!
Nga
Fahri Xharra
Në
daljen e parë të komisionit hartues, profesor Paskal Milo tha se ka boll fakte
të reja që do të përfshihen në tekstin e ri.
“Do
të fillojmë me një fakt historik të panjohur, që ka të bëjë me Mid’hat
Frashërin, i cili në 1-3 maj 1944 ka takuar Napoleon Zervën, një nga
përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame. Kryetari i Ballit
Kombëtar është ulur në bisedime me të për të bashkëpunuar në kohën e luftës”.
Ky
i ashtuquajturi “fakt historik”, përbën një “zbulim” dhe një “lajm” për Paskal
Milon, ndërkohë që sipas mendimit tim, është një tendencë politike e tij, sipas
tipologjisë së propagandës së dikurshme komuniste, që paradamkoste
personalitete historike për t’i njollosur dhe asgjësuar mandej".(U.B)
Kështu
mendohet të rishkruhet historia ? 2000
faqe, 2 vjet, 15 akademik dhe 1 milion $.
A
jemi të vetdijshëm se çka janë duke na përgatitur këta akademik të cilët që 30
vjet mirren me politikë pa as një fryt akademik nga historis ynë?
E
dini që historia e jonë disa mijëra vjeqare qanë dhe
vajton
që ka rënë në duart e këtyre "
akademikëve"?
Serbët
vetëm per shtrembërimin e historisë së Kosovës i kanë shkruar në 20 vitet e fundit
mbi 400 libra. Po këta të mjerë, çka shkruan?
Kosova
ka probleme historike me serbët për tashëgimin e saj, dhe këta kapen tani me
Mid'hat Frashërin dhe e rehabilitojnë Venizellosin që kreu krime mbi çam?t.
Para
ca kohesh ishte aktuale shpërndarja e lekëve nga Greqia për gazetarët e
mediumeve të ndryshme të Shqiperisë, do me thënë shitja e vetës tek grekët.
Fort
po dyshoj që edhe ky 1 milion dollarësh mos është grek.
Nuk
e dimë përbërjen e të 2000 faqeve, por
është shumë udhërrëfyese që parat janë greke pasi që nuk do të shkruhet asnjë
fjalë për pellazgët dhe do të rehabilitohen krimet greke mbi çamët.
Grekët
ende e kërkojnë Vorio Epirin ,
akademikët dhe politikanët heshtin.
Kur
do të jë Shqipëria e zonja që së paku me libra të mbrojë historinë e saj ?
Fahri
Xharra 06.06.21
Gjakovë