Faleminderit
Nue Oroshi: Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës
E merkure, 02.06.2021, 07:07 PM
Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës
Nga
Nue Oroshi
Në
majat e thepisura të jetës ku ndegjohëj zëri i trimave kushtrimtar në fushat
dhe kodrat e Shalës së Bajgorës si dhe në rrafshinat e Llapit dhe Gollakut ku
shqipët e malit i qojnë fjalë besës së zotit për qëndresën e trimave të
Kastriotit që në vitet e hershme shquhet një luftëtar.Ai luftëtar në dritë
hijet dhe shtegtimet e jetës kishte bërë një gjakim të gjatë për jetën duke i
dalë zot atdheut.Luftëtari që sot po shkruaj jo për të parën herë quhet
Jetullah Islami.
Ai
gjatë gjithë jetës së tij kishte një shtegtim jetësor në mbrojtje të truallit
të arbër dheut.Luftëtari ishte shumë i qetë dhe shumë i afërt me popullin
shqiptar.Mundohej të edukonte dhe të këshillonte edhe ata që nuk ishin në
rrugën e drejt kombëtare.Prej shteg jetës ku prehen rrezët e diellit e deri në
ditët e rënies heroike e kishte një jetë shumë të pasur me atdhedashuri por
shumë të vështirë me jetësinë.E them të vështirë se ndiqej këmba këmbës ky
luftëtar i orëve të para të luftës së UÇK-së.E kur policia serbe sulmoj Llapin
Jetullah Islami e dha kushtrimin mblodhi trimat në Llap që i dolën zot tokës arbnore ku ikën policia kriminale
serbe pa e pritur i pari të mbramin.Pas dhënies së kushtrimit Jetullahu
detyrohet ta vazhdoj qendresën në ilegalitët dhe një kohë edhe jashtë Kosovës,
por asnjëherë nuk e ndaloj punën për atdheun.
Tash
e 22 vjet me parë shtegtari i lirisë ra heroikisht vetëm dhjetë ditë pa ardhë
liria e Kosovës.Sikurse në balada të lashta ku heshtja flet me fjalën dhe e jep
lajmin se heroi ra heroikisht në beteja dhe nuk është në mesin e të gjallëve.Ra
së bashku me kujtimet e luftës që kishte shkruar.Sot e asaj dite nuk u gjend as
ditari i cili do të zbardhte një pjesë të mirë të luftës së UÇK-së në Shalë të
Bajgorës e në Llap e Gollak.Sikur shqiponjat në lartësinë qiellore e dhanë
lajmin se Jetullahu ja kreu obligimin atdheut sikur burrat e dheut, në një skaj
të hije jetës ku lidhën detyrimët që kemi për ata që ranë në altarin e lirisë
për besën e shqiptarit dhe mbrojtjen e trojeve të parëve tanë, e kemi një
obligim moral ti kujtojmë dhe mos ti harrojmë kurrë.
Ashtu
siç edhe shumë atdhetar te tjerë që tërë jetën ja kushtuan mbrojtjës së atdheut
edhe Jetullah Islami të vështirë e kishte jetën por ai heroikisht e priti
vdekjën.Kjo ishte një vdekje që e bëjnë vetëm atdhetarët shqiptar që janë të
përgatitur për ta flijuar atë për lirinë e Kosovës.Kur zogjtë e lirisë sot e
këndojnë këngën skaj një këndi ku përputhën jetëvdekja me jetëgjatësinë
Jetullahu e kishte zgjedhur jetëvdekjen për lirinë e Kosovës.
E
sikur zogjtë shtegtar do ta ndalin cicerimën kujtimi për luftëtarin nuk do të
shuhet asnjëherë.Sa kalon koha ai vjen e rritët.Kur shqiponjat fluturojnë në
qiellin e lirë të Kosovës aty në një pllakë përkujtomore shkruan këtu ra
heroikisht heroi i kombit profesor Jetullah Islami.E sot në këtë 22 vjetor të
rënies heroike nuk do ti harrojmë asnjëherë trimat e Shqipërisë Etnike.Një zë
kumbues edhe sot me jehon dhe më tingëllon si shenjë e një porosie që ma dha
heroi.
Nëse
shpëtoj do të punoj që Kosova të lulëzoj, por në luftë edhe mundë të
vritësh.Nëse vritëm dijani vlerën lirisë së Kosovës.Tash që kanë kaluar 22 vjet
kjo porosi më del gjithnjë përpara e cila mi trazon ndjenjat se a i kryem
porosinë luftëtarve tanë apo na kaploj lakmia.Edhe njëra edhe tjetra
gërshetohen se bashku.Një pjesë të shqiptarëve pas vitit 1999 i kaploj lakmia
por është një pjesë bukur e mirë që nuk e keqpërdoren lirinë e Kosovës por i
kujtuan dhe po i kujtojnë me sa mundësi që kanë heronjët e kombit.Kur ditën e
kapi terri një diell hijerënd i ka përfunduar rrezët e ti në shenjë proteste
për të mos shëndritë,për faktin se në
diten e 2 qershorit 1999 heroikishte ra
trimi i urtë Jetullah Islami.