| E merkure, 02.06.2021, 06:03 PM |
Blerim Latifi:
E
priti për 22 vjet drejtësinë për pesë djemtë e saj të masakruar në Mejë, por
drejtësia nuk erdhi kurrë. Sot, me vdekjen e saj, ajo, për herë të fundit, na e
përkujtoi tragjedinë e saj dhe të qindra e qindra nanave të tjera shqiptare,
anë e kënd Kosovës, bijtë e bijat e të cilave i vranë veç pse ishin shqiptarë
dhe donin të jetonin të lirë. Zanin e dhimbjes së patregueshme me fjalë të
këtyre ajkunave moderne, nuk po e mbyt vetëm kalimi i viteve, por edhe zhurma e
grindjeve tona të brendshme, zhurma e hasmërive tona politike, lufta e ndyrë
për pushtet, që po shtrinë pluhurin e harresës mbi tragjeditë si kjo e Zoje
Prendit. E harresa, dihet, është falje e heshtur e krimit.