Mendime
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Në mbështetje të refleksionit “Papërgjegjshmëri Politike” të Uran Butkës
E hene, 31.05.2021, 06:30 PM
Në mbështetje të refleksionit “Papërgjegjshmëri Politike”të Uran Butkës
“Uran Butka do të bënte mirë të
"peshkonte" historianë nacionalistë dhe duke e vënë Institutin e tij
në shërbim të tyre, t'i hynte punës për hartimin e Historisë së vërtetë të
Shqipërisë” Prof. dr.
Eshref Ymeri
Nga Vilhelme
Vrana Haxhiraj
Falënderoj dhe përgëzoj z.Uran Butka për këtë ballafaqim
të së vërtetës historike dhe jam plotësisht në një mendje me të. Z.Uran kërkon
drejtësi në shkrimin e botimit të ri të Historisë, por “Drejtësia e një
kombi nuk blihet me para dhe as dhurohet nga politikanët”. “Drejtësia
është e barasvlertë me lirinë e shpirtit të cilën e vendos vetëm i virtytshmi”(Vivra*).
Këto dy citate vlejnë më shumë se kudo, në përpilimin e një historie reale
të kombit.
Deri tani nuk isha prononcuar përsa i përket përgatitjes
që po bëhet për Rishkrimin dhe botimin e
një Historie të re të Shqipërisë. nuk më
pëlqeu ekipi që do të hartojë historinë, pasi disa prej tyre mbajnë përgjegjësi
morale dhe politike ndaj historisë së Shqipërisë dhe mbrojtjes së
identitetit kombëtar. Madje punën
“studimore” të cunguar dhe të tjetërsuar në hartimin e historisë, do ta quaja
krim dhe tradhti ndaj kombit. Sot kur lexova refleksionin e z.Uran Butka, mësova të vërtetën e tekstit
të historisë, në hartimin e të cilit historishkruesit nuk heqin dorë nga
Realizmi Socialist, nga Lufta e Klasave që ende po u bëjnë shqiptarëve, duke i
ndarë me një hendek të thellë në dy grupime, pro parti dhe kundër saj, ose në
armiq dhe atdhetarë. Po çfarë atdhetarësh e quajnë veten këta “historianë” që i
përçajnë shqiptarët, duke u injektuar urrejtjen dhe hakmarrjen ndaj
njëri-tjetrit? Lufta brenda llojit është
më e keqe se ndaj armikut, të cilit di si t’i ruhesh. Po si të ruhesh kur të
shkon ujin nën rrogooz vëllai i një race, i një gjaku, i të njëjtave gjene, me
të njëjtat tradita dhe që flet të njëjtën gjuhë?!
Sot ky ekip që duhet të ishte i paanshëm, pa ndikime
politike, po nëpërkëmb Personalitetin “Mit’hat Frashëri, një
Elitë e Mohuar, të birin e atdhetarit të madh, “Abdyl Frashëri” dhe
pinjoll i familjes së madhe atdhetare “Frashëri” që nxori vetëm elita kombëtare, Rilindasit, të
cilët udhëhoqën Rilindjen Kombëtare. A
nuk e kuptojnë këta dritëshkurtër dhe mendjeshterpë se, me Historinë e Shqipërisë apo Historinë e letërsisë
shqiptare po bëjnë të njëjtat gabime të para viteve ’90,?! A nuk i vret sadopak
ndërgjegja për brezat që do të mësojnë një histori kombëtare të gënjeshtërt, të
cunguar, të tjetërsuar dhe të politizuar, mbushur me mllefe dhe urrejtje
klasore?
Historinë e bëjnë njerëzit, ndaj nuk është ideale, por
mbështetet në të vërtetat historike. Që të shkruhet një histori reale, duhet të
mbështetemi në katër element, faktet ose ndodhitë (ngjarjet), vendngjarjet,
koha e zhvillimit të ngjarjeve dhe personat që kanë marrë pjesë në to.
Përsa i përket Rishkrimit dhe Rishikimit të
Historisë së Shqipërisë kam shkruar artikullin me temë, “Rishkrimi i
historisë është identitet kombëtar“(Standard, 11-9-2007), madje e kam vënë theksin për rishkrimin e një
historie të plotë dhe reale. Asnjë tekst historie nuk është i pranueshëm, nëse
nuk mbështeten në fakte dhe dokumente reale historiko shkencore.
“... Pa analizuar të shkuarën, pa
ndërtuar të sotmen mbi gabimet e saj, e ardhmja kombëtare mbetet dilemë... Ndaj Historia duhet të shkruhet me paanshmëri
dhe pa ndikime politike... pa lënë pas dore asnjë epokë të saj,”
Sot në letërkëmbimet me miqt e mi të letrave, lidhur me
shkrimin e z. Butka, më erdhi dhe një mesazh nga Prof.Dr.Eshref Imeri,
personalitet i kulturës gjuhësore, frazeolog i shquar dhe analist i politikave
të sotme ndërballkanike, i cili shkruan:
“...nuk ka si
ndodh ndryshe se, në dhjetor1990, komunizmi nuk u përmbys, thjesht u zëvendësua
me neokomunizëm, prandaj do të vazhdojnë të na serviren xhevahiret e
demoshëmtisë dhjetoriste. Sepse kryekrimineli Hoxha punoi me një perspektivë
afatgjatë për rrënjosjen e thellë të psikologjisë komuniste, çka solli si
pasojë që në dhjetor, 1990, të mos ekzistonte një shtresë-përfaqësuese e së
djathtës së vërtetë nacionaliste, pinjollët e së cilës ishin dergjur burgjeve,
kampeve të internimit apo qenë pushkatuar. Më tej prof.Eshrefi vazhdon: “Uran
Butka do të bënte mirë të "peshkonte" historianë nacionalistë dhe
duke e vënë Institutin e tij në shërbim të tyre, t'i hynte punës për hartimin e
Historisë së vërtetë të Shqipërisë.”
Jam plotësisht
dakord me Prof.dr.Eshref Ymerin.
Paska qenë e shkruar
që siç na kanë ndarë në dy grupime të kundërta, kështu do të shkruhen dhe dy
histori, njëra do të përshkohet nga filli i kuq marksist -leninist,
kurse tjetra, e të padëshiruarve, do të
jetë reale, e cila do të mbart të mirat dhe të këqijat e kombit.
Zotërinj studiues,
kush punon, edhe gabon. I detyruar apo
me dashje, këtë e di ndërgjegja e secilit historian. Një komb, gjatë historisë së tij nuk ka vetëm
suksese, por njeh mossuksese dhe gabime. zotërinj, historianë dhe studiues,
faktet historike janë të dokumentuara, ndaj ejani ta ndreqim pa anashkalime, pa përjashtime apo
dallime klasore, vetëm të ribëhet një histori reale e kombit.
Me një histori të
vërtetë faktike e shkencore, ne do të
jemi në gjendje të ballafaqohemi me fqinjët që na kanë rrëmbyer
identitein kombëtar, autoktoninë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe.
Histotria e kombit
shqiptar, më të lashtit në Evropë, nuk fillon as me Ilirët, as me Skënderbeun, as me Pavarësinë Kombëtare, as
me vitin 1944 dhe as me vitin 1990. Historia e kombit tonë nis me Pellazgët,
vazhdon me ilirët, arbërit dhe shqiptarët. Vetëm kur të përshkruhen të gjitha
epokat hisorike që nga neoliti e deri më sot, pa ndikime politike, pa ideoologji
dhe pa urrejtje klasore, atëherë do të kemi një histori Reale të Shqipërisë që
do ta ketë zili bota e kulturuar .
Në librin tim
studimor “Krahina Autoktoone e Shqipërisë Jugore, Enigma e Shekujve”,
kam ngulnuar që Akademia e Shkencave të Shqipërisë të bëjë ballafaqimin e
Historisë së Shqipërisë që nga prehistoria, me Historinë Antike të Greqisë dhe
të Serbisë. Meqë kam trokitur në portë të shurdhët, ne shqiptarëve na duhet të
ballafaqojmë një histori reale të përgatitur nga Instituti i Studimeve Historike
“Lumo Skëndo” me tekstin neokomunist
të historisë që po përgatit Akademia e Shkencave.
ps:Vivra: Vilhelme Vrana
Vlorë më, 31.maj,2021
____
LEXONI: