Kulturë
Kalosh Çeliku: Vetë do të çohem më këmbë
E shtune, 22.05.2021, 05:37 AM
VETË DO TË ?OHEM MË KËMBË
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Deti
Larg)
Bërlloku para Derës Shtëpisë, mes Lëme
Qeni me zgjebe.“Armiku i pabesë”.
Ditën, më përcjellin matanë Urës Gurit:
Tek, “Qendra Tregtare”. “Parku i Grave”.
Dëllinjat e Djeshme: Sot, janë bërë pisha
Nuk kam strehim, për Ditën e Nesërme.
Vardari, e ndanë Shkupin me kufi politik
Dy shtete: Shqiptar. Dhe, “maqedonas”.
Rretherrotull, Kalasë Historike Dardane.
Liqeni, mes maleve. Deti, ende Larg...
(Dallgë
– dallgë)
Dallgë – dallgë, Lumi malor. Dhe,
Liqeni. Deti me kripë. Shkumë.
Errësira,troket në dritare. Hëna
Zogkeqi mbi çati. Huti me veshë:
Këngë kobi. Vdekje, në Vreshtë.
Dallgë – dallgë, Pandemia. “Armiku”
Më burgosi në Karantinë me Poezinë...
(Veten
e shpëtovanga Gratë besnike
dhe
poezitë e egra erotike)
E, shpëtova Veten nga Gratë Besnike
Poezia, erotike. Kishin qenë xheloze:
Përpak, më vranë tek “Parku i Grave”.
Thanë: Ti, na ke tradhtuar, o burrë
Me, ato Gratë e tua Besnike. Partinë.
Vështirë, e pata me Gratë besnike
Edhe, me Poezinë: Gruan, xheloze...
(Pusitë
e Zonjës Vdekeje
mes
Grave Besnike)
I shpëtova pusisë në “Bozhur”
Nga familja e ish Gruas parë:
Edhe, pusive nga Nëna Parti.
Dy pusive tjera: Voskopojë
Ringjalljes, atë Ditë në Korçë.
Pusisë radhës, në “Qafë-Thanë”
Pasmesnate. “Përrua – Thanë”:
Ku, mezi na nxori nga gremina
Policia rrugore. Ndihma e shpejtë.
Kurtizane xheloze, ishte Xhadia
Zonjën Jetë, do ta marr për Grua!...
Ende
vazhdon Lufta ime me
“armikune
padukshëm”
Nuk marr aspirinë (hapa). Pharmacie
Dhe, nuk shkoj te mjeku. Vizitë.
Që, nga vdekja klinike. Voskopojë:
Ringjallja, po atë Ditë, në Korçë
Fatkeqësi komunikacioni, “Qafë-Thanë”.
Nuk marr aspririnë (hapa), as për kokën
Vetëm raki rrushi. Dy shtama verë Di:
Vitaminën e dr, Pipero: D. H. Dhe, R.
Nuk shkoj te mjeku. Librezën e shëndetsisë
Pastër. Dhe, ende vazhdoj Jetën në Shkup:
Me pusitë e pushtetit. Shtamat me verë Di...
(Tejkalimi
Charls Bukovskit)
Në një takim kulturor poetik. Gjendje lufte
Dihet, në xhami. Shkaku, se institucionet:
Shkollat. Universitetet. Dhe, Bibliotekat
I pushtoi Millosheviqi Serbisë. Gani Xhafolli,
I thotë, Mirko Gashit: Edhe, Kalosh ?eliku
Bohem, si Ti?! Jo, pëgjigjet Mirko Gashi.
Kalosh ?eliku, është Bohem i llojit vetë:
Unë, jam Bohemi. Mbret, në Prishtinë
E, Ai, Bohem, Komandant, në Shkup.
Pas Lufte, Gani Xhafolli, në Takim Poetik:
Thotë: ?eliku, e ka tejkalur Bukovskin...
(Vetë
do të çohem më këmbë)
Pas fatkeqësive. Helmimeve. Vdekjes klinike
Voskopojë. Ringjalljes, në Korçë me Miken:
Zjarrit, në banesë. Shtëpisë. Dhe, “Xhipit”.
Kërcnimeve publike. Sulme fizike. ?arshi
U ballafaqova me pusi politike. Raki rrushi:
Hojdodolen, Kurvë, nateditë, priste pas porte
Ende, në Jetë. Sot, më vë pusi. Dhe, tradhti.
I dehur. Ose, i helmuar keq në Tavernë
Padashur, bien kuleta. Derdhet, Identiti.
Ulem, që t’i marr. Nuk çohem nga vendi
Kamarieri, vrik vjen për ndihmë, thotë:
A, ke nevojë për ndihmë? Jo, çohem Vetë.
Zonja: Zotëri, a ke nevojë për ndihmë?
Jo! Faleminderit. Vetë, do shkoj në Shtëpi
Edhe, shaloj Lapsin me Poezinë Erotike...
(Unë
Nateditë shkruaj Poezi Erotike
dudumët
mbi Mua ndërtojnë çati)
Unë, Nateditë: bëj Luftë me Pandeminë
Përditë, me Koronavirusin.”Armnik”:
Pas porte, pusi: Raki Rrushi. Gra besnike.
E, dudumët, përderisa shkruaj Poezi Erotike:
Nateditë, mbi Mua: Ende, ndëretojnë “çati”...
(Rojet
e Shtëpisë)
Ende, e mbaj mend Babain - kaçakun
Përveç kafshëve shtëpiake, Lopëve.
Ai, i mbante në Shtëpi: Edhe, qetë
Lopët. Dhentë, Ogiçët brirë pëdredhur.
Pulat. Gjelin kryengritës, mbi gardh
Edhe, Qenin besnik. Macen për minjë.
Sot, u binda: Pse, Babai - kaçak
I mbante këto kafshë shtëpiake.
Dihet, me Tomi Juniorin, Dac:
Rrugaçit, qëhante para dere një mi...
Dhe
në fund
(Jo
nuk vdes Kalosh ?eliku
edhe
pas sulmeve“erotike”)
Dhe, Sot: dola nga Parajsa “muslimane”:
Ferri, ku e kisha varros përsëgjalli Veten?!
Punemadhe, kush është Kalosh ?eliku
Që, atë ditë bëri problem në “Bit-Pazar”:
I çmendur. Kurvar, Shkrimtar. Poet, Rebel
Padyshim, edhe, “mik” i partive politike?!
Megjithatë, Është: Kalosh ?eliku.
Rebeli
Që, Sot haptas: Kopilin, ua lë pas dere:
Dhe, e kalon Natën me Gratë besnike.
Edhe, Ky është: Kalosh ?eliku
- Rebeli
Që, Sot: Haptas, Kopilin ua lë pas dere...