| E shtune, 08.05.2021, 06:59 PM |
Një këshillë publike për ministren e jashtme të Kosovës
Nga
Alma Lama
Duke
vazhduar te besoj fuqishem se askush nuk meriton te lincohet, pra as ju po ju
them:
Edhe
pse nuk mund te evitohet plotesisht, ministrat e jashtem nuk merren me politike
te brendshme, prandaj mos u perziej.
Vleresoje
postin qe te eshte dhene per ta perfaqesuar
Kosoven ne arenen nderkombetare, per te bere avokaten e saj, jo per ta
sulmuar per krim e korrupsion.
Ne
politiken e jashtme nuk thuhen te gjitha te metat per vendin tend sepse ka kush
t’i thote; ate e bejne kundershtaret e ne rastin e Kosoves armiqte shume te
ashper e te fuqishem si Serbia e Rusia.
Nese
i thua, ua ke mbyllur gojen te gjithe ambasadoreve te tu, i ke vene me shpatulla
pas murit perballe kundershtareve.
Deri
tani nuk e ke kuptuar kete rol, shpresojme te permiresohesh.
Gjykata
Speciale nuk eshte pune e jotja. Kur shteti yt do te sulmohet per kete, duhet
ta mbrosh, duke thene se Kosova ka treguar gadishmeri per denimin e krimeve te
luftes duke e themeluar kete Gjykate, jo duke fajesuar ata qe e miratuan.
Ketu
duhet te distancohesh nga qendrimi i
Levizjes Vetevendosje qe mendon se themelimi i saj ishte gabim. Kosova duhet te pastrohet nga akuzat.
Gjykata
Speciale tashme ka marre rrugen e saj dhe te gjitheve neve na mbetet te shohim
a do te vertetohen akuzat e renda ndaj te arrestuarve.
Edhe
nese vertetohen, pergjegjesia eshte individuale dhe jo e UCK-se qe ishte nje
formacion ushtarak qe luftoi per liri, qe doli nga gjiri i nje populli te
pushtuar e persekutuar per me shume se nje shekull nga Serbia.
Nje
minister i jashtem nuk duhet te shohe vetem bardhe e zi, por te gjitha ngjyrat.
E nje kryediplomat, ka per detyre qe t’i beje vendet e tjera te shohin ngjyrat me
te bukura te vendit te tij.
Kaq
per kete teme.