| E enjte, 06.05.2021, 07:31 PM |
Mendimi politik dhe veprimi politik janë dy botra të ndryshme si edhe humbja e idealizmit
Nga
Nue Oroshi
Shpeshherë
tek ne shqiptarët përzihet të menduarit politik me veprimin politik.Politikisht
mund të mendohën gjëra të ndryshme se si duhet të udhëhiqet politika.Madje me
mendimin politik mirren shumë persona në trojet shqiptare.Shpeshherë edhe japin
mendime të ndryshme që nuk kanë të bëjnë fare me realitetet politike pa njohur
fare ngjarjet politike në botë.Bota
shqiptare është e mbushur me mendimtarët politik që flasin e flasin e asgjë nuk
thonë.Vetëm sa për të thënë dhe kundërshtuar diçka.Veprimi politik është krejt
i kundërt me mendimin politik.Për faktin se të veprosh politikisht duhet të
angazhohesh që idetë dhe konceptet e tua politike ti realizosh përmes këtij
veprimi politik.
Të
veprosh politikisht sot në trojet shqiptare duhet të kesh edhe përkrahësit që e
mbështesin vizionin tënd politik.Vizioni politik shpeshherë gjatë rrugëtimit në
politikë për të arritur majat e pushtetit i ka tjetërsuar dhe ndërruar
politikanët shqiptar.Në të shumtën e rasteve vrapi pas pushtetit politikanëve
shqiptar iu ka humbur idealizmin.Humbja e Idealizmit do të thotë heqje dorë nga
vizioni politik që e ke menduar në të kaluarën.Shumica e politikanëve shqiptar
në tërsi e veçanarisht politikanët shqiptar në Kosovë kur kanë hyrë fillimisht
në politik kanë qenë idealist dhe ithtarë të bashkimit të trojeve shqiptare.
Por
vrapi dhe lakmia për pushtet gjatë rrugëtimit të tyre politik ju ka ndryshuar
qasjen në politik.Ata nga idealistë te djeshëm janë shëndrruar në pushtetar të
sotshëm.Ky ndryshim i qasjes politike të tyre ka të bëjë edhe me afrimin sa më
të madh të partive dhe organizatave që kanë udhëhequr me botën perëndimore,gjë
që është një shenjë shumë pozitive ky bashkëpunim.Por shpeshherë udhëheqesit e
partive tona politike kanë demtuar reputacionin e mbrendshëm të shteteve tona
duke e përhapur luftën e mbrendshme politike në Shqiperi dhe Kosovë edhe jashtë
teritoreve shqiptare.
Kjo
nuk është shenjë e mirë dhe fare nuk është vizion politik i ecjes
përpara.Interesat e shteteve shqiptare duhet të mbrohen pavarësisht se kush
është në pushtet.Politikanët tanë duhet të marrin mësim nga intelektuali dhe
diplomati shqiptar Faik Konica i cili në një rast i drejtohet mbretit shqiptar
Ahmet Zogut me këto fjalë:“Mbrenda Shqiperisë do të luftoj politikisht deri në
momentin e fundit,por jashtë Shqiperisë do ta mbroj deri në fund shtetin
shqiptar“.
Politikanët
tanë duhet të kenë kujdes kur flasin për shtetet tona jashtë.Ata duhet
prezantuar interesat shtetërore si dhe çështjet e domosdoshme që ka shteti, si
në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik.Nëse nuk posedojnë aftësin e
duhur te prezentimit të interesave të shteteteve shqiptare duhet të kalojnë
inatet e mbrendshme politike dhe të kërkojnë përkrahje.Kryeministrat dhe
ministrat e dy shteteteve shqiptare në të ardhmën duhet të angazhojnë këshilltar politik me reputacion
të lartë politik dhe te dishëm në shumë sfera të jetës sidomos ata të cilët e
njohin historinë e popullit shqiptar dhe dhimbjet e këtij populli nëpër
periudha të ndryshme historike.Këshilltari politik nuk duhet të jetë vetëm
personi i cili ja miraton kryetarit,kryeministrit apo ministrave teket e tyre
politike edhe kur ata nuk e kanë mirë,por këshilltari politik duhet të jetë
korigjuesi i kryeministrit,apo ministrave të ndryshem.
Të
mendosh politikisht dhe të veprosh politikisht janë dy botëra dhe një mur i
madh që i ndan në mes.Kjo ndodhë për faktin se mendimi politik mundet me qenë i
gabuar për kohën dhe rrethanat politike.Dhe nese ky mendim politik aprovohet
atëherë komplet drejtimi i liburnias shqiptare shkon në anën e kundërt.Në vend
që të ecë përpara ajo kthehët mbrapa dhe lëvizjet e politikës në këtë aspekt
janë dy hapa para e pesë mbrapa.Dëshira që politikani të vepron politikisht
shpeshherë përputhet me luftën që e ka mbrenda vetvetes ai
politikan.Politikanët tanë kur veprojnë politikisht në rend të parë duhet ta
kenë shtetin e jo pushtetin.
Nëse
veprohet me inate politike atëherë mendimi politik nuk kthehet në veprim
politik por mbetët në pikën zero.Pika zero në të shumtën e rasteve i ka dëmtuar
shtetët shqiptare.Ky dëmtim ka ndodhur për faktin se politikanët shqiptar gjatë
historisë tonë shpeshherë duke u marrë me kundërshtarët politik për ta ruajtur
me çdo kushtë pushtetin e kanë demtuar rënd zhvillimin dhe ecjën përpara të shteteve shqiptare.
Autori është Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar
”Trojet e Arbrit”dhe Asambleist i CDU-së në qytetin Kiel të Gjermanisë