E merkure, 13.11.2024, 06:19 AM (GMT)

Mendime

Mehmet Musa: I nderuari Kryeministër, Albin Kurti!

E diele, 04.04.2021, 06:40 AM


I nderuari Kryeministër, Albin Kurti!

Nga Mehmet Musa

Sot,me 23 mars para 32 viteve Serbia me sherbtorët e saj e hoqën edhe atë grimë autonomie të Kosovës së AVNOJ-it. Po sot, në këte ditë Ju pranuat detyrën e Kryeministrit të vendit,prandaj gëzuar dhe urime! Kjo detyrë që nuk eshtë privilegj por,eshtë sakrificë për t‘u bërë ballë problemeve të shumta që kan kapluar atë vend .

Si zakonisht edhe para jush por,edhe pas jush ,zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës kur marrin detyrën e re vizitojnë Mekën e Shqiptarisë, Prekazin legjendar.

Dikush shkon për t‘u betuar e dikush për t‘u reklamuar e fotografuar!

Edhe ju sot ishit atje dhe askush me mirë se ju,nuk e di motivin e vërtetë të kësaj vizite,por lindin disa pyetje jo pa vlerë.

Dikush mund të mendoje se ju shkuat per t'u betuar,apo fotografuar.Disa mendojnë se ju shkuat t'u thoni Jasharëve se,ne ju kemi juve,vetëm për të luftuar, ndërsa për poste shtetërore nuk kemi nevojë për ju,se postet i kemi për veten tonë.

Duke menduar se pas 14 shkurtit do fillojnë ndryshimet që në embrion,mendoj se dhe ato 59 varre trimërie e lavdie ka ardhur koha që të mos nënçmohen,siç u nënçmuan tash e 20 vjet,

A nuk mendoni ndonjë here se një perfaqesuses i denjë i atyre heronjve duhet të vihet në ballë të popullit per t'i prirë drejt fitoreve të reja ashtu siç u prinë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare? Kjo ide do të shprehte vullnetin dhe dëshirën e mbi 90% të popullit të vuajtur e stërvuajtur.

52% e popullit eshtë e diziluzionuar dhe irrituar nga të gjitha partite politike ,prandaj edhe nuk doli fare në zgjedhje as për LVV-në,LDK-në,PDK-në dhe AAK-në.

Ju mund të beni koalicion me Vjosa Osmanin dhe te arrini një marreveshje për ndarjen e karrikave,por eshtë gabim i madh që të mendoni se mund të martoheni me Vjosën,sepse ajo eshtë e martuar.

Është interesant fakti,se të gjithë politikanët e vendit janë alergjikë ndaj Jasharëve të gjallë të cilëve u a kanë frikën ,ndërsa duan vetëm Jasharët në varre.

Siç po shihet edhe Ju i nderuari Kryeministër për Jasharët e gjallë nuk keni respektin,guximin dhe kurajon,që tua zgjatni dorën dhe të marrshoni bashkarisht , drejte sfidave të kohës.

Guximin ,me sa duket ua ka vrarë Serbia dhe per këte aresye nuk keni kurajon dhe dëshiren të promovoni si president Murat Jasharin nga frika se mund të zbehet pushteti i juaj,dhe nuk mundë ta dirigjoni drejt cakut tuaj.

Juve,ju nevoitet një president i butë dhe i ndëgjueshëm dhe gjini tjetër nga ju,Nuk po u besoj as syve e as veshëve të mij duke parë Albin Kurtin që u lutet sa ashkalive ,sa egjiptianëve ,sa romëve sa magjypëve e sa boshnjakëve,per të votuar Presidentin.

A mund te thoni pse e injoroni këte figurë madhështore të Jashareve që e do vendi e kuvendi,e do gjaku dhe oxhaku i çdo shqiptari?

Jam ndier i lumtur kur fitoi LVV-ja ,sepse duhet provuar kjo forcë politike,kushë eshtë e ç'perfaqeson,ndërsa partia ime në opozitë do rigjenerohet,pastrohet ,e forcohet duke i parë gabimet e së kaluares.

U gëzova sepse isha i bindur që Albin Kurti do bënte ç'është e mundur per t'i i sjellë vendit një President të unitetit kombëtarë e jo partiak gje që sot eshtë me e domosdoshme se kurrë.

Sidoqoftë nuk eshtë mirë që vendi ynë fukara të shkojë në zgjedhje të reja per shkak të kryeneçësise së sejmenëve politike,siç jeni Ju i nderuar Kryeministër i Kosovës,por nëse kjo ndodh e gjithë pergjegjesia do të bjerë mbi LVV-në në përgjithësi e mbi Albin Kurtin ,në veçanti.

Uroj të keni shëndet dhe suksese  në detyren e kryeministrit,ndërsa pas kryerjes së mandatit ,të kryeministrit trupin tënd e mbuloftë turpi për gabimin historik që beni ndaj Atdheut dhe përfaqsuesit të familjës Jashari ,Murat Jasharit që e duan shtatë milion shqiptar për President dhe, të vraftë gjaku i Jasharëve e gjaku i dëshmorëve të Atdheut.

Mehmet Musa Isniq, me 23 mars 2021

P.s.

Kam qenë në dy mendje nga 23 marsi që ta dërgoi apo jo këte letër por,kurë pashë cirkun e 3 prillit  mbrëmë ku parlamenti ishte shëndrruar në teatër e,deputetët në artista,që të luajn një dramë tragjedi-komike në dëmë të ati vendi të larë e shpërlarë me gjakun mijëra-mijëra dëshmorëve të Atdheut  vendosa që ta dërgoj në adresë tëndën tye Albin Kurti dhe,aty ku mundëm .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora