| E shtune, 27.03.2021, 04:50 PM |
Zagoria ose jeta me këngë
Nga
Timo Mërkuri
I-Prezantimin me fshatrat e Zagorisë e
ka bërë më së miri Andon Zako Çajupi te
poezia “Fshati im” kur shkruan: “Malet me gurë/Fushat me bar shumë/Arat plot me
grurë/Më tutje një lumë/Fshati për karshi/Me kish e me varre/Rrotull ca shtëpi/
Të vogëla fare..Panorama ështëtepër fantastike, poetike, por gjithsesi i mungon
një element realist, karakteristik i Zagorisë, i mungon kënga. Të gjitha
fshatrat e vendit tonë kanë male me gurë, ara me grurë dhe shtëpi të vogëla
fare, por në Zagori si në asnjë krahinë tjetër, këto shtëpi të vogla kanë një këngë
fine, që prezanton art, kulturë e civilizim qysh në kontaktin e parë. Po të bënim
një krahasim me përdorimin e barnave mjekësore, kënga zagorite do të ishte si
bimët medicinale çaj, sherebel, boronicë etj nërraport me këngët e trevave të
tjera të vendit. Zagoria është një krahinë, të cilës kurbeti i ka hapur plagë në
çdo shtëpi, ndaj këngët e tyre kullojnë dhimbje e lotë.Kjo është arsyeja pse në
repertorin e vjetër të Zagorisë gjen mjaft këngë që janë të lidhura me krahinën
e Mecovës, e cila ishte porta e parë e
kurbetit. Është ky kurbet që u ka mësuar zagoritëvedashurinë për vendin, për
arsimin e kulturën dhe i ka paisur me vullnettë fortë dhe humor të hollë. Pikërisht
ky kurbet që i ka mësuar burrat të shohin rolin primar të femrës në familje (moj
e zeza grua..ti mba shtëpinë) dhe për pasojë, t’i njohin asaj rolin primar dhe në këngë, valle, e në
veshje, rol që ato e kanë fituar vetë. Zagoria është ndoshta e para krahinë qëështë
prezantuar në nivel lokal dhe kombëtar me këngë e valle grash dhe konkretisht, në
Festivali folkloristik tëqarkut Gjirokaster ne vitin 1954, grupi karakteristik
i vajzave te Zhejit prezantoi për herë tëparë vallen e bukur "SUST" qëështë kërcyer e kënduar shekuj me radhë në këtë krahinë. Për herë të
parë grupi i vajzave të Zhejit me Anthulla Carkën në krye e demostruan këtë vallzim të bukur të
valles “sust” shoqëruar me këngë, e cila
pati jehonë në popull dhe uvlerësua nga juria. Po këtë vit ky gruppërfaqson
Zagorinë në Tiranë, në festimet e 10 vjetorin e çlirimit të Atdheut me vallën
“suste”. Sqarojmë se vallja “suste”kërcehet e kënduar nga grupi i grave dhe vajzave, pa orkestrinë,
dhe vallzohet duke përkulur shumë këmbën
dhe duke qëndruar në majë të gishtave, dhe vazhdon me uljen e
thembrës së bashku me mesin e valltares.Kjo tip valle kërcehet vetëm në
fshatrat e Zagorisë së poshtëme si Zhej, Lliar, Hoshtevë, Dishnicë. Më von kjo valle është përpunuar nga Asamble të ndryshme dhe është
prezantuar si “Valle Zagorite”, por
asamblet qëe kanë përpunuar, e kërcejnë nën tingujt e orkestrave
ndërsa në Zagorishoqërohet me këngëiso-polifonike grash
si psh vallja “suste” e kënduar me “marrëse”
Mimoza Bici, “kthyese” Tefta Caca dhe
“prerëse” Anila Pina me tekstin: O moj fletë, ti moj fletë/ O moj fletë
e hudhrëse/Dil foli, o moj fletë/ Dil foli së bukurës/ Të vishet o moj fletë/
Tsë vishet o në të bardha/Të lulëzojë si dardha/Të vishet o në të holla/Të lulëzojë
si molla” . Realisht në prezantimin e sipërcituar në vitin 1954 u këndua kënga:
Rrofsh Parti ku na mbështete/Te ylli me pesë cepe/Zënë nga Lenini sefte1…
II- Kënga zagorite është këngë me tonalitet të lartë, me katër zëra “marrësi”,“kthyesi”,“preresi”
dhe “ iso”. Interesant është fakti se kënga zagorite nuk ka “hedhës”,por ka“preres”.
“Prerësi”“është” “hedhes2” tek kënga e Zagorisë për arsye se kur nis e shtrihet
kënga, ajo ndërpritet. Për ta kuptuar ju sqaroj se kënga zagorite nuk
funksionon si kënga pilurjote apo
himarjote, të cilat kanë “hedhës”
në kuptimin e plotë të fjalës dhe qëka ardhur në isopolifoni sirisi e
Neço Mukos. Po të kemi parasysh se risinë e “hedhësit” Neço Muko e futi në
isopolifoni në vitet 1929-1930, mungesa e këtij zëri te kënga zagorite tregon
se, mënyra e saj e të kënduarit,është një mënyrë shumë e herëshme, autoktone
dhe pa ndikime moderniteti.
III-Duke qënë krahinë me traditën e
kurbetit tepër të zhvilluar, vetkuptohet që edhe tema e këngëve do jetë
kryesisht kurbeti dhe vija melodike do jetë dhimbja, por mqsese Zagoria ka
ditur t’i shfrytëzojë pozitivisht efektët e këtij emigracioni, ajo është
shndruar në njëkrahinë me një nivel të lartë jetese, arsimimdashëse dhe me
kulturë, ka të zhvilluar elementët civilizues në jetëdhe në art, si pjesmarjen masive të
elementit femër, rolin e saj primar në këngë e valle zhvillimin e një arti (këngë
e valle) me temë humori.. Nga sfera e humorit mund të përmëndim këngën
“Nikoqire gruaja” e cila veçse njëkëngë me temë humoristike, ka karakteristikë
të veçantë tipike faktin se është me dy “marrësa” , “marrëse grua -Marjeta
Vlashi dhe “marrësi” burrë-Kico Muçi, “kthyes” Mitro Hila, “prerës” (e quajnë
hedhës) Anila Pina, me tekst popullor:Gruaja-Hodha një ka pastërma Burri-
Nikoqire gruaja. Gruaja -Erdhi miku, thela s’ka.Burri- Nikoqire gruaja.
Burri-Grua, moj e mira grua/Të merrje tri thela hua / Të më nderoje dhe mua/ Jo
moj jo se është shaka/Nikoqire si ty s’ka/Bujareshë gruaja/Grua zagoriteja3…Ky “dialogim” nëkëngëështëi vështirë teknikisht dhe
kërkon nivel të lartë interpretimi të këngëtarëve. Duke qënë se ky tip kënge është pjesë e jetës familjare,
themi se ky tip kënge dhe ky nivel humori në mjediset familjare, në prani të
miqve dhe në ambientet shoqërore, dëshmon një civilizim të lartë në mardhëniet
burrë-grua në familje dhe shoqëri, një harmoni familjare që në shumë
krahina të vendit tonë mungonte.
IV-
Thamë se elementi femër ka prioritet në këngën isopolifonike të Zagorisë
dhe ajo është
kryesisht “marrëse” e këngëve me temë
dhimbjeje, duke i dhënë tonin dhe drejtimin vijës melodike të këngës. Ky fakt
ka bërë që të paraqitet si “marrëse” e këngës një femër si Tefta Duda, që kur këndon, ngjan se vajtojnë gjithë nënat
dhe gratë e Zagorisë për djemtë dhe burrat në kurbet, ata e dëgjojnë dhe të
duket se marrin rrugën e kthimit për në Atdhe. Vështirë të gjesh në tërë
isopolifoninëshqiptare ”marrëse” me një zëtë tillë drithërues, e cila dhe vetëm
me një këngë të futet në histori. Tek kjo lloj kënge “marrësja” është figura qëndrore
e evidentuar dhe pas saj është“iso-ja” e burrave, që përballon këngën në
tonalitetin e lartë. Një “iso” në natyrën e origjinës së saj, një rënkim vajtimor që të shkakton dridhje
shpirti.
Në shtator të vitit 1973 në kulmin e pregatitjeve
për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, ku grupi i Zagories ishte pregatitur
të paraqitej me “Këngën e kurbetit” që do e këndonte” marrëse” Tefta Duda, papritur vjen një urdhër nga komiteti i partisë së rrethit që e ndalonte
këngëtaren Tefta Duda të këndonte në
Festivalin Folklorik Kombëtar më 5 Tetor 1973 në kështjellën e Gjirokastrës. Ky
urdhër partie u ra si rrufe pjestarëve të grupit dhe vetë “marrëses” Tefta Duda
sepse grupi i kishte kaluar gjithë fazat e konkurimit lokal dhe kishte fituar.
Tashmë duhej nisur gjithçka nga e para. Tefta Dudit4
ju “mbyll” goja për të kënduar në publik për gjithë jetën, por hajde dhe gjej
një Teftë tjetër që të këndonte në atë
nivel sipëror këngën në skenën e festivalit. Sepse duhet të pranojmë që kënga
ishte një nga këngët më të bukura, më tipike, me një tekst të goditur dhe një
vijë melodike brilante, që anonte nga baladat e dhimbëshme, një këngë
isopolifonike katër zërrëshe që ndrinte nga të gjitha anët si një gur diamanti.
Ishte një këngë e përzgjedhur në mbi 400
këngë zagorite.
Ky urdhër ishte një “pushkatim politik”
për këngëtaren dhe i devijoi nga normaliteti rrugën e jetës së saj, duke e
future nëpër shtigje e labirinthe privimesh. Ky urdhër ishte një krim ndaj
jetës së një femre dhe si çdo krim, la dhe ai gjurmën e tij. Për të justifikuar
urdhërin politik, i cili la një shije të hidhur në popullin e krahinës së
Zagorisë, u përhapën fjalët se “Tefta nuk e kishte arirë nivelin e duhur të
këngës”, por fatmirësisht TVSH e kishte filmuar këtë këngëkënduar nga
Tefta Duda dhe grupi i Zagorisë në formën e një video-klipi, Ky filmim është
dëshmi e nivelit të lartë artistik të interpretimit të këngës së kurbetit nga
Tefta Duda dhe grupi i Zagorisë në ambientet e kështjellës së Gjirokastrës, disa
ditë para mbritjes së “fermanit” partiak, por ështënjëkohësisht edhe një
dokumentim i një vlere të lartë të këngës isopolifonike të krahinës së
Zagorisë. Teftë Duda nuk u ngjit në skenën e festivalit folklorik, madje qysh
nga ajo ditë ajo nuk do këndonte as në grupin e Sheperit. Kënga e saj ishte
kishte dhe ka edhe sot e kësaj dite një bukuri dhe freski origjinale, sanë
motivin, në vijën melodike apo në aktualitetin e saj. Duhet të theksojmë se këtë
këngë e lindi plaga e madhe e kurbetit
në krahinën e Zagorisë, prandaj grupi e këndoi jo me “zë” por me shpirt. Poetja
zagorite Vasilika Nasi, autore e tekstit
të Kësaj kënge që në ato vite ishte mësuese në shkollën e mesme të
Nivanit, ja përshtati tekstin pikërisht portretit
artistik të Tefta Dudës, mënyrës së saj të të kënduarit.Ndoshta ishin këto
arsyet që, megjithëse u përjashtua nga grupi Tefta Dufa, pas kërkimeve të
shumta e provave të lodhëshme, këtë këngë e prunë në skenën e festivalit të
Gjirokastrës nxënësit e shkollës së mesme të Nivanit, me “marrëse” Vasilika
Mboqe dhe “kthyes” Thoma Stani, “prerësi” Jorgo Telo dhe “iso” Margarita
Kllapit, Afërdita Meçi, Liljana Dine, Natasha Mila etj..Interpetimi i tyre
ishte sa i bukur aq dhe befasues, duke e bërë këtë këngë të pranishme dhe të
kërkuar kudo në Shqipëri. Dhe Tefta Duda, shpirt madhja dhe fisnikja Tefta Duda
e përqafoi plot me dashuri dhe e puthi në ballë këngëtaren e re Vasilika Mboqe
me urimin “Të lumtë që e realizove kaq bukur këtë këngë zagorite”. A dëshironi
ta lexoni tekstin e kësaj kënge e cila të përlot edhe me vargjet e saj, se
dihet që me melodinë të ngashëren në dënesa dhe të bën të mendosh se:a ka patur
ndonjë popull në historinë e tij kaq shumë dhimbje sa populli shqiptar?
Kënga e kurbetit
Të përcollën nënë e nuse
Larg për në kurbet
Fushës Sheperit ca lot
Shamizeza derdh
Nusja se ç’të tha mënjanë
Kthehu se të pres
Shkuan vite ajo priti
Të priti një jetë
Tu rrit djali të bën letër
Hajde ç’bën atje,
Eja të shoç Zagorien
Kush është si ne
Një ditë të bukur Maji
Qielli pa re
Fushës Sheperit po vije
Përmes arave
Djalin që ngiste traktorin
nuk e vure re
Nuk i fole ku ta dije
Qe ai a s’qe
Prapë tu kthye djalëria
Erdhe në atdhe
Kurrë më s’do marrësh udhët
E kurbeteve .
V-“Marresja” e re e këngës së Zagorisë
dhe e krejt jugut është Mimoza Kosturi (Duda), e bija e Tefta Dudës e cila e ka çuar isopolifoninë në një stad më
të avancuar. Ndërimi i tonaliteteve brenda një marrjeje dhe “kadifja” e ngrohte e
zërit të saj, janë veçori individuale dhe të papëtsëritëshme të saj. Vlen të
thuhet se ajo është këngëtare e
kultivuar që ka një kulturë të gjërë
muzikore.
VI-Grupet folklorike të Zagorisë e kanë
fillesën qysh në vitet e para pas çlirimit, si grupe të organizuara ndërsa baza e tyre kanë qënë këngëtarët amatorë të
fshatrave.Pas konkurimeve të grupeve të çdo fshati, në Festivalin e parë
Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1968, paraqitet grupi i organizuar i Zagorisëme një grup
burrash e një grup grash. Grupi i grave u paraqit me valle ''suste '' ndërsa grupi
i burrave u paraqit me këngën: ''Shokë foli Mao Ce Duni'' kënduar nga “marresi”
korifeu Stavri Nasi, “kthyes” Sotir Menkshi, “prerës” Ilia Kllapi.”iso” Vangjelo
Duri, Lliko Ndreu, Kiço Lena, Mitro Hila.. Përgjegjës grupi ishte
Thoma Suli. Teksti i këngës së bujëshme : “Shokë vij në festival / Që të
them dhe unë ca fjalë / Këngë zemre të shpërthej / Ngritur-o në fshatin Zhej/Rrahën
telat anë e mbanë/Ç’tha Mehmeti në Tiranë/ Ç’tha Partia jonë e ndritur/Për
traktatin e fëlliqur/O ta lumça moj Parti/Miq të fortë na fale ti/.Lajmi tjetër
botën tundi/-Shokë foli Mao Ce Duni / Shqipërinë e ka me besë/ Në fill floku
kush ta prekë/ Do t’ja bëj këmbët direk/ A të lumtë moj Parti/ Ç’mik të madh na
fale ti” befasoi spektatorët dhe u prit me duartrokitje dhe ovacione të
zgjatura. Kënga u vlerësua me çmim si për
melodinë ashtu dhe për tekstin, pasi i përgjigjej
flakë për flakë denoncimit të Traktatit të Varshavës që bëri në atë kohëPartia
e Punës.Melodia qe ritmike me vargëzim gjithëstrofa dhe pati një interpretim të lartë nga“marresi”.
Kjo këngë u bë menjëherëmasive në gjithë vendin,. Vlen të theksojmë se Grupet e
Zagorisë janë vlerësuar në gjithë festivalet për interpretim të lartëdhe prurje
të teksteveaktuale dhe tëgoditura sidhe të
melodivetë veçanta lirike, humoristike etj.
VII-Në Zagori, çdo fshat ka patur
grupin e vet folklorik, bile dhe me këngë e melodi te ndryshme, konkuronin në qëndrën
e krahinës dhe përzgjidheshin grupet më të mira. Psh në vitin 1973 u përzgjodhën
tre grupe me tekste e melodi të ndryshme dhe konkretisht: a)-grupi i burrave të
të Hoshtevës me korife Stavri Nasi, b)-grupi miks iSheperit me këngën e
kurbetit dhe grupii vajzave të shkollës së mesme Nivan me këngën lirike “Moj
lule rritur në male” dhe vallen e kënduar “Në sy më shkelqen drita”.Grupi i
Lliarit me “marrës” Kiço Llane, “kthyes”
Sotir Menkshi dhe “prerës” Mitro Koç në Festivalin Folklorik të
Gjirokastrëss më 1978 prezantuan suksesshëm këngën: ''Morët vesh /E kush s’e
mori/ Pekini masken e çorri/ S’i mbaj më petët lakrori / Dhe gatuan tetë pika/
Në guzhinë te Amerika/ Me ca yçkla nga teknika/Jo se: prishën një valvulë/Seç
ngatruam një formulë/ Pula vezë e veza pulë/ Botë e tretë njëprojekt tjetër/
Këngë e re avaz i vjetër/Na shet përralla
me mbretër/Shqipen se fut dot në kthetër” këngë e cila jo vetëm që u shpall “Laureat6” i Festivalit por mori një përhapje dhe jehonë
mbarëkombëtare për vetë tekstin akatual të saj dhe ritmin e melodisë7.
VIII-Vitet
’90 si kudo në Shqipëri edhe në Zagori krijuan një vaakum për jetën kulturore.
Prishja e strukturave kulturore dhe
emigrimi masiv i artistëve amatorë ishte si devijimi i ujit të burimeve duke lënë
një “thatësirë” kulturore në vend. Kjo “thatësirë” zgjati gati 20 vjet, por
zagoritët nuk rrojnë dot pa këngë e valle. Kështu elementët amatorë u rigrupuan
dhe në vitin 2009 u paraqitën në Festivalin Folklorik Kombëtar me këngën
“Nikoqire gruaja” (për të cilën folëm më sipër)duke treguar në këtë mënyrë se
grupi i Zagorisë vazhdon traditën e mëparëshme të këngëve e valleve të suksesëshme.
Ky grup folklorik jo vetëm që ka marrë pjesë në gjithë Festivalet Folklorike
Kombëtare qysh nga viti 2009, por ka
zgjeruar gamën e veprimtarisë së tij duke marrë pjesë dhe në realizimin e dokumentarit
''Dasma Zagorite''. Këtu vlen të përmëndim punën e madhe që ka bërë me grupin
poeti Jorgo Telo, që për disa vjet rresht ka qënë udhëheqës artistik i grupeve
të Zagorisë dhe pjestar këngëtar i këtij grupi. Tashmë drejtimin artistik të
grupit folklorik e ka marrë Kiço Muçi, një ish arsimtar, njëri i shkathët dhe i papërtuar, me kulturë të gjërë,
njohës dhe ruajtës i traditave kulturore të krahinës dhe këngëtar. Është meritë e tij edhe çuarja e grupit aktual të Zagorisë në Festivalin
Folklorik Kombëtar 2015me këngën
humoristike “Ma bënë shoqet ma bënë” me “marrëse”
Marjeta Vlahi, “kthyes” Mitro Hila, “ptrerës” Valentina Nasi. Po ashtu në 22 dhjetor
2016 e çoi grupin në dy performance televizive të Vizion
Plus nëProgramin “TU SI QUE VALES” ku u paraqit me këngën “Gruaja nikoqire” me “marrëse”
Marjeta Vlashi dhe Kiço Muçi. Në performancën e dytëgrupi u paraqit me këngën
“Shaka Zagorite” duke dëshmuar vijueshmërinë e traditës humoristike të
folklorit zagorit.
Do dëgjojmë dhe do flasim shumë për
grupin, këngën dhe vallen zagorite edhe në të ardhmen.
Sarandë, Mars 2021
1-Vetkuptohet që tekstet e këngëve në
vitet e pasçlirimit do ishin në përputhje me vijën politike të kohës.
2- Te kënga “Nikoqire gruaja” Anila Pina quhet se është “hedhëse’ e grupit,
por në fakt ajo kryen funksionin e
“prerëses” së këngës.
3-Ky tekst me motiv popullor është
përpunuar nga poeti Jorgo Telo.Kjo këngë u prezantua në FFK në vitin 2009.
4-Tefta Duda është nga Sheperi i
Zagorisë, lindur e rritur në Sheper, ku u martua me Aleko Dudën. Sot jeton me të
bijën, këngëtaren Mimoza Kosturi në
Tiranë. Pas mbarimit të shkollës 7 vjeçare, ndoqi një kurs për mësuese dhe
filloi punë në Malëshovë të Përmetit, ku punoi disa vjet, duke ardhur në
familje vetëm të shtunave.Aty nisi të aktivizohej në grupet popullore tëfshatit
. Kur u martua me Aleko Dudën , mqse familja e tij paskësh qënë familje tregëtare
asaj i shënohet si “cen” në biografinë e saj origjina “jo proletare” e të
shoqit. Për këtë arsye pushohet nga puna si arsimtare. Më pas punon në Sheper si punonjëse në furrën e bukës.
Duke qëndruar e “heshtur” publikisht ariti të shkollonte vajzën, e cila është
një ndër këngëtaret më fine të këngëve popullore. Tefta Duda ka statusin e të
përndjekurit me vendimin nr. 27, datë 18
janar 1994 .
5- Fillimisht kjo këngë kishte një
tekst tjetër, por pas prezantimit zonal, tekstin e saj e rishkroi poeti Tasim
Gjokutaj në variantin që u këndua në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.
6-Grupi i grave të Zhejit është nderuar
me Diplomë për interpretim të valles “Suste”, Grupi I Hoshtevës, Lliarit është
shpallur dy herë “Laureat” i Festivalit Folklorikm, Gjirokastër, grupi I
Sheperit është vlerësuar me Diplomë për interpretimin e “Këngës së kurbetit”
etj.
7- Në Qershor të vitit 1979 në Vlorë u
mbajt Kongresi i V i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe grupi i Zagorisë e përshëndeti
me po këtë këngë.