Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Pse dhe kush preferon bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut
E premte, 26.03.2021, 03:12 PM
Rast:
Mesazhi i shkëlqyer dhe patriotik i mërgimtarit
kërçovar nga qyteti i Çikagos.
Pse dhe kush preferon
bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut
Nga
Reshat Nexhipi
Një
shkrim i ngjajshëm, më është publikuar në këtë portal, më 08. 03. 2020, që
kishte të bëjë me ndërprerjen e
regjistrimit të ati viti. Në atë rast, veç tjerash, kam thënë: ,,Fajtorë,,
kryesorë, padyshim, janë ish kryeministri Lupço Gjeorgjievski,filozofi i
shquar dr.Ferid Muhiq dhe dr.Fadil Sulejmani. I pari, disa herë,
pa hezitim, ka thënë se në vitin 2020, shqiptarët në Maqedoni, bëhen shumicë, i
dyti, gjatë një debatit televiziv, veç tjerash tha se anulimi i regjistrimit,
sipas disave, u shkakëtua nga frika se
përqindja e shqiptarëve mund të jetë shumë më e madhe se zyrtarja, kurse i
treti, shkoi edhe më lart: ,,Në Maqedoni jetojnë rreth 1milion shqiptarë
(Fakti,30 tetor, 2010).
Këta
të tre, nuk kanë folur në hava, sepse nuk janë sido-kudo: I pari është shquar
në politikë, dy të tjerët në shkencë. Ata, me siguri, veç tjerash, janë bazuar
edhe në numrin e nxënësve shqiptarë, si
dhe në faktin që në regjistrimet e mëparshme, nga frika ose interesi, vllehët,
torbeshët, romët, shqiptarët ortodoksë, deklaroheshin për maqedonas, si dhe një
pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve për turq. Prandaj, nuk ishte gjë e rastit
që drejtori i Entit për regjistrimin e popullsisë (aktuali), në kokë të vet, ose i nxitur
nga forcat albanofobe, ngriti
iniciativën për mospërfshirjen e grafës lidhur me përkatësinë etnike, por në
vend të saj, të qendrojë gjuha që flet i regjistruari!!!
Sapo
dëgjova këtë iniciativë ose propozim absurd, mos them shovinist, përmes një
shkrimi, reagova ashpër, duke kërkuar nga subjektet tona të bëjnë çmos për të
larguar drejtorin në fjalë, gjë që, për shkaqe ligjore, ndoshta, nuk qe e
mundur, por që, ndoshta ka patur ndikim që, në regjistrimin e
sivjeçëm,drejtorit në fjalë, t’ibashkangjitet një zavendës shqiptar, me të
drejta plotësisht të barabarta, gjë që ka xhindosur albanofobët, të cilët ishin mësuar që kryetari të caktojë përqindjen,
sipas porosive nga lart.
Përveç
kësaj, albanofobëve nuk iu përgjigjet regjistrimi i mërgimtarëve,
sepse janë të vetëdishëm që shumica e
tyre janë shqiptarë, për shkaqe të cilat kuptohen. Pra, caktimi i zv. drejtorit dhe
regjistrimi i mërgimtarëve, janë dy vepra madhore të BDI-së, gjë që,
na pëlqen ose jo, prestigji i saj, do
dyfishohet, por me kusht që mos lëshojnë pe.
Përndryshe,
ata që kërkojnë anullimin e regjistrimit, duke u arësyetuar në rreziqet nga
smundja aktuale, do kishin të drejtë sikur mos kërkonin zgjedhje të parakohshme, rreziqet nga të
cilat janë shumë më të mëdha se sa nga regjistrimi në distancë të
rekomandueshme.
Do
përfundoj me mesazhin e një mërgimtarit nga Prespa, i cili, nuk e di pse, emrin
nuk e bën publik, përveç inicialeve S.M, citoj: ,,Nuk do regjistrohen
vetëm ata që nuk e ndjejnë veten
shqiptar ose idiotët,,!