Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm
E diele, 21.03.2021, 01:37 PM
Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm
Nga
Keze Kozeta Zylo
Ndonëse
vazhdojmë të jemi në pandeminë botërore, Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane
vazhdon të jetë së bashku dhe të punojë në programin që kanë miratuar si
anëtarë të shoqatës.
Në
ditën më të bukur të vitit, atëhere kur jeta gjallërohet nga gjumi i rëndë i
dimrit, dhe në vendin tonë festohet me aq bukuri dita e Verës, kryesia e
shoqatës u mblodh në restorantin “Victory Shop” Astoria në Queens për të
diskutuar rreth punës që ata kanë bërë gjatë kësaj kohe pandemike. Të gjithë të gëzuar dhe plot respekt për
njeri tjetrin u përshëndetën në distancë sipas rregullave shëndetësore. Takime të tilla në këtë kohë pandemike bëhen
dhe më të dashura dhe më me kuptim.
Mbledhjen
e moderoi me plot përkushtim znj.Alketa Veshi sekretare e Shoqatës Shqiptaro
Amerikane Skënderbej.
Mbledhjen
e hapi z.Mark Qehaja kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej i cili
bëri konkluzionet rreth festimit të 13-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai tha se: “Aktiviteti rreth 13-të Vjetorit
të Pavarësisë së Kosovës ishte një konferencë shkencore që u realizua me plot
sukses”.
Kumtesat
e mbajtura ishin të një niveli të lartë ku referuesit nëpërmjet temave të
ndryshme sollën Kosovën, luftën e saj heroike dhe përpjekjet e shumta derisa
arriti ditën e Pavarësisë. Z.Qehaja shtoi
se shoqata ndihej shumë e nderuar që në këtë konferencë përshëndetën si:
Ambasadori Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës i cili i
falënderoi për këtë aktivitet të rëndësishëm.
Ne kete konferecë nderoi me pjesëmarrjen e tij Ambasadori Amerikan,
Heroi i Kosovës William Walker. Fjala e
tij u dëgjua me shumë interes nga të pranishmit dhe më gjerë.
Përshëndeti
gjithashtu dhe Prof. Rrustem Berisha me banim në Pejë
Z.Imer
lacaj n/kryetar i shoqatës diskutoi rreth punës me websitin e shoqatës.
Znj.Alketa
Veshi rekomandoi për disa aktivitete të shoqatës në të ardhmen. Kur të ketë më shumë mundësi duhet që të
organizohemi me anëtarë të shoqatës për të vizituar vende historike në Amerikë
përfundoi ajo.
Znj.Arta
Xhaferri anëtare e kryesisë diskutoi për anëtarësimin e të rinjve, të cilet
janë e ardhmja e Diasporës.
Glen
Nukaj anëtar i kryesisë solli mendime rreth aktiviteteve me të rinjtë e
shoqatës.
Z.Nikollë
Nilaj anëtar i kryesisësë së shoqates diskutoi rreth komunikimit me anëtarët e
shoqatës ne forume të ndryshme të hapura nga shoqata.
Z.Qemal
Zylo Anëtar Nderi i shoqatës diskutoi rreth aktiviteve të ndryshme, punës në
media etj.
Z.Faton
Zogiani anëtar i kryesisë diskutoi rreth sigurimit të një zyre për shoqatën,
vend që i jep mundësi më të rehatshme për mbledhje dhe punë që i përkasin
shoqatës.
Kryesia
e Shoqates nderoi me çertificatë mirënjohje Prof. Rrustem Berishën me banim në
Pejë i cili në konferencën shkencore për 13-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
mbajti kumtesën me temë: “Genocidi serb
në Kosovë qysh prej shekullit të 18-të”.
Atë e nderuan, si luftëtar për çështjen kombëtare, si mësimdhënës,
gazetar, politikan dhe publicist. Së
shpejti do të sjellin librat e tij të botuara rreth genocidit dhe krimeve serbe
në New York. Çertifikata e mirënjohjes
do t’i dorëzohet në emër të kryesisë nga z.Faton Zogiani në Kosovë.
Ishte
një aktivitet i këndshëm nga Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane
“Skënderbej” me kryetar z.Mark Qehaja i cili vazhdon të punojë me përkushtim
dhe patriotizëm së bashku me n/kryetarin z.Imer Lacaj, sekretare znj.Alketa
Ktona Veshi dhe anëtarët e kryesisë si: Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë
Nilaj dhe Glen Nutaj. Ata kanë punuar
fort për të realizuar programin e kësaj shoqate që në themelimin e saj.
14 Mars, 2021
Astoria, New York