E diele, 22.12.2024, 08:55 AM (GMT)

Kulturë

Ndue Ukaj: Ta kujtojmë sot poetin e amshueshëm, Martin Camajn

E shtune, 13.03.2021, 04:52 PM


Ta kujtojmë sot poetin e amshueshëm, Martin Camajn, i cili para 29 vjetëve kaloi në amshim.

Camaj asht poet që lexuesin e magjeps dhe vargjet e tij janë një gurrë e pashterrshme freskie shpirtnore.

Populli shqiptar i drobitun, sot ka nevojë ma shumë se kurrë për vlerat ushqyese të artit të Camajt. Sespe arti i tij ka antitrupa të mjaftueshëm me luftue gjuhën helmuese që përhapët si një mjegull e tmerrshme ndër shqiptarë.

Martin Camaj:

Tregimi i thjeshtë

Due me fluturue mbi bjeshkë me pëllumba,

i thashë tim vëllau gjak-nxehtë.

“S’asht ajo punë për ne!”

S’kuptove, i thashë, due me shkue ndër këndime.

“Latinishtja – tha – s’asht punë për ne:

mëso gjuhën e gjarpnit ma parë!”

Im vëlla gjak-nxehtë,

gjashtë vjeç dinte me e ngulë fluturimthi

bizin në dhé,

dhetësh – tri pëllambë mbi krye thikën

në drunin e njomë. Si ma njofti menden

befas nisi të pleqnojë e tha:

“Dy duer na jemi e nji krye, po i ndajmë na punët:

unë shpatën – ti pendën!”

Mbramja ashtë larg

Mbramja ashtë larg

e ti je atje mbi kodër të blerueme

ku gurzit që bashin zhurmë

i përpiu dheu.

Ti je atje me të bijën e heshtjes

e me shoqe tjera e mendon për mue.

Unë jam në detin e tingujve

e ndër gjujt e mij ndieva

peshen e tramit tue u ndalue me turr.

Mandej i lëshova vendin një të vjetri

e mes tallazit të krahve thashë:

mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

Heshtja prek qiellin me dorë

E ti atje mbi kodër të blerueme

njeh gjurmët e diellit npër qiell.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora