E diele, 22.12.2024, 01:03 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Gjuha e luftës artistike

E diele, 28.02.2021, 01:26 PM


GJUHA E LUFTËS ARTISTIKE

Ese

Nga Atdhe Geci

Krijimtaria e poetit, publicistit dhe eseistit Rexhep Kasumaj, merr krah e jetë me gjuhën më artistike të shqipes së shkruar dhe, me ndërtimin më gramatikor të saj.

Në poezi, rrëfenja dhe ese, poeti nuk ndalon të rrëmojë të pathënën dhe të pashkruarën e frikshme dhe të fshehur të kohës së tij. Rexha i ndjen udhët e ngjarjeve të kohës. Fjala në krijimtarinë e tij nuk është vetëm fjalë, por është më shumë se fjalë, është eprorja e zgjidhjeve të ndëlikua.

Në Udhishtet e mendimit progresiv shqiptar, Rexhep Kasumaj, flamur ka fjalën dhe qëllimin në të ardhmen që duhej të vinte. Në shkrimet e poetit fushat e gjuhës shqipe janë det dhe oqean. Gjuha popullore dhe artistike në esetë e Rexhep Kasumajt, këtij stilisti të veçantë të shkrimsisë, janë të një gjaku, të një zemre, e të një shpirti kombëtar.

Bukuritë në shkrimet e tij, janë male, vargmale, maja ku erërat m´prehin rrufetë. Unë edhe në dritë të vetëtimave mendjes i marr mendime dhe farkëtoj armën e fjalës së shkruar.

Marrëdheniet e poetit Kasumaj me krimin ndaj lirisë, drejtësisë së përtallur e

grupeve atdheshitës janë të ndara. Gjuha e luftës artistike dhe e lirikës politike e publicistit, Rexhep Kasumaj ndaj të fajshmëve e mashtruesve është e guximshme dhe fshikulluese.

Në netëditët e kësaj jete lexoj në shkrimet e tij, poeti ndjen ritmin dhe pulsin për fatin e atdheut të tij. Në 1 mijë esetë e tij, Kasumaj shprehet: ekziston populli, ndaj jemi dhe ne. Qepja e hartave nga fuqitë e mëdha dhe drama që po e përjetojmë, më thotë Rexha, miku im i penës, duhet të jetë arsyeja e përgjakjeve të dhimbjeve.

Buka që kalon në trupin tonë nuk shndërrohet në bukë por në një lëng të kuq që ne e quajmë gjak dhe forcë. Poetët kudo shprehet Kasumaj janë në brendësinë e ngjarjeve të kohës e të kohërave. Duart e krimit e të lugave të fshehta vazhdojnë!...

I nderuar poet Atdhe, aq sa jam shqiptar aq jam edhe pellazg, aq sa jam pellazg aq jam edhe shqiptar, lexoj në esenë e tij në dorëshkrim, „Gjuha e luftës artistike“. Atdhe Geci, unë jam poet i kohës sime. Në mendje nuk kam vetëm mendime, por kam një arkitekturë të tërë idesh dhe vargjesh. Betejat e mia për të bukurën, për të dashurën, për përgjakjen e dhimbjeve i kam në tërë qenien time.

Jam lindur në një kohë kur shkrimtarët në Kosovën dardane ishin të paktë në numër e të varfër me krijime. Edhe në ato rrethana unë s´kam ditur të heshti as të jem spektator i ngjarjeve të vendit tim të pushtuar. Pena ime gjithmonë ka vepruar. Publicisti Kasumaj në mesnatën e pushtimit të egër të Sllobodanit, shkurt 1989, i pari prishi heshtjen dhe memecërinë kolektive dhe, aty e tutje filloi së paku çlirimi shpirtëror si pararendës i clirimit politik e kombëtar të Kosovës.

I nderuar poet Atdhe Geci, në idetë e mia krijuese unë më të afërt e gjeta poezinë dhe esenë dhe letërisinë zgjodha për t´u marrë me të gjithë jetën.

Veprimtaria krijuese e poetit Kasumaj është e vëllimshme në vëllim dhe në përmbajtje. Në një libër prej afro 10 mijë faqesh tekst poetik dhe eseistik, të ndara në 5 vëllime, Rexhep Kasumaj, hyn guximshëm e pa drojë në letërsisë tonë të bukur. Libri në dorëshkrim „Koha ime“ është vepër monumentale për gjithë brezat shqiptarë. Unë kujtoj se shumë nga idetë e tij në ese dhe në poezi mund të priten e të bëhen proverba dhe mendime të shquara.

Atdhe, koha ime me çaste është shumë e bukur, e shijoj dhe e ndjej së thelli. Asnjë çast poetik tek unë nuk nis pa muzën. Falë muzës unë përjetoj çaste të bukura krijimi kur ajo, e kursyera, më jep leje të pi një kafe me më të dashurën time. Esetë e poetit dhe stilistit, Rexhep Kasumajt janë plotë dhimbje, plotë dashuri dhe plot dritë yjesh. Akrep në udhishtet e tij poetike është drita dhe udha nëpër ndriçimet kozmike.

Në gjeografinë tonë kemi male me lisa por nuk kemi Brut, që ia lë thikën Çezarit në kraharor për të mirën e vendit të tij, shkruan Hajne në një poemë. Poezia, publicistika dhe eseistika e Rexhep Kasumajt janë dhe do të jenë pasuri e përhershme kombëtare.

Kombi shqiptar megjithë hallet dhe përballjet me përgjakjet shpirtërore të kohës, e do poezinë, e do esenë dhe artin në përgjithësi.

Sukses poetit, publicistit dhe eseistit, Rexhep Kasumaj!

Atdhe Geci – Dortmund, 28.01.2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora