Mendime
Nue Oroshi: Pas të dielës vjen e hëna
E diele, 14.02.2021, 11:50 AM
Pas të dielës vjen e hëna
Nga
Nue Oroshi
Sot
Kosova po voton për zgjedhjen e Parlamentit të Republikës së Kosovës ku do të
dalin edhe institucionet e reja të
zgjedhura që do të vijnë si fryt i këtij votimi.Këto zgjedhje do ti mundësojnë
Kosovës që të ketë Parlamentin, Qeverinë dhe Presidentin.Uroj që zgjedhjet të
kalojnë mirë e mbarë!Gjatë fushatës elektorale u pa se partitë tona politike
ende nuk janë të pjekura që të prezentojnë programet e tyre por në vend të tyre
e prezentojnë luftën me njëri- tjetrin,sharjet dhe fyerjet.Kjo nuk ndodh në
demokracitë perëndimore.Pavarësisht rezultatit që do të dal dhe pavarësisht se
kush do të udhëheq Parlamentin,Qeverinë dhe Presidencën një gjë duhet të dihet
qartë.Kosova nuk guxon të ndryshoj orientimin politik pro amerikan dhe pro
evropian.Çdo tentim që ky orientim politik të ndryshohet nga kushdo që vjen në
pushtet do të nderpritet menjëherë.Partitë politike që nga neser të hënën duhet
të ulën dhe ta gjejnë zgjidhjen e themelimit të institucioneve të reja të
Kosovës.Poblemi më i madh që do të dal është fakti i zgjedhjës se Presidentit
sepse menjëherë pas zgjedhjes se Parlamentit, Parlamenti i ri para se ta zgjedh
Qeverinë duhet ta zgjedh Presidentin e Republikës së Kosovës për faktin se në
këto rrethana nuk ka mundësi që ushtruesja e detyrës së Presidentit znj.Vjosa
Osmani, nëse zgjidhet deputete ta bëjë një gjë të tillë për faktin se është
konflikt interesi,përveç nëse zgjidhet Presidente legjitime nga Parlamenti i
ri. Kështu që partitë politike duhet mobilizuar që nga nesër të gjejnë formulën
politike që të zgjidhet Presidenti i Kosovës i cili do të ketë mundësinë që ta
fton partinë e parë që ta jep emrin e Kryeministrit të Kosovës.Shpeshherë e kam
thënë se partitë politike nuk janë problemi,problemi është mentaliteti qeverisës
që është instaluar deri më tani se pushteti do të shfrytëzohet vetëm për
përfitime personale,familjare e partiake.Nëse ky mentalitet nga dita e nesërme
ndryshon Kosova mund të ecë përpara, nëse vazhdohet me këtë mentalitet atëherë
Kosova do të thellohët në një krizë më të thellë se sa është tash.Uroj që
Partitë politike fillimisht të pranojnë rezultatin zgjedhor ashtu siç e jep
populli.Më pas ta vendosin gishtin në kokë dhe të ulën e të bëjnë vlerësimin me
akullin e ftoftë të mendjës se si duhet të qeverisin.Qeverisja është
përgjegjësi e jo privilegj.Sa ma shpejt që ta kuptojnë këtë thënie politikanët
tanë aq më shpejtë do të ekzistoj mundësia që Qeverisja të bëhet me kokë e jo
me bark.Politika e barkut duhet të merr fund pavarësisht se kush do të jetë në
krye të Qeverisë.