Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: "Pse nuk jam marksist?"
E enjte, 11.02.2021, 08:51 PM
"Pse nuk jam marksist?"
Nga
Ndue Ukaj
Ky
titull s' është i imi. Është titull i një shkrimi të Branko Merxhanit dhe është
botuar në vitin 1937, pak para se shtrëngata e tmerrshme marksiste ta rrëzonte
për tokë kombin shqiptar.
Teksti
i Merxhanit është emblematik dhe i ka rezistuar kohës dhe harresës, sepse
trajton dallimet ndërmjet doktrinës marksiste dhe vlerave dhe virtyteve të
qytetërimit europian, qytetërim ky që ka thellësi 2000 e më shumë vjeçare.
Komunizmi
kudo ka lëshuar rrënjë ka shkaktuar tmerre dhe ka vyshkë jetën njerëzore,
prandaj teksti në fjalë bëhet i vlefshëm për
secilën stinë politike, sidomos kur në shoqëri vërshon injoranca, helmi
e arroganca, siç ngjet këto ditë në Kosovën tonë të bukur.
Shqiptarët
atëbotë sikur të mos rreshtoheshin me marksizmin, por të dëgjonin Merxhanin,
Fishtën, Harapin, Frashërin, Krujën e plot të tjerë, fati i kombit tonë me
siguri do të ishte shumë më i lumtur dhe mbi ne s' do të rëndonin kaq shumë
dhimbje e tragjedi.
Por
shqiptarët e atëhershëm gabuan dhe u rreshtuan pas marksizmit, u ndanë nga qytetërimi
i përparuar europian, ku mbizotëron liria dhe u lidhën në litarin despotik që
atyre u solli izolim, urrejtje, vrasje e varfëri pafund.
Por
çuditërisht pas kaq dekadash, sot ndër shqiptarë dëgjon zëra të përçartë tek
thonë se s'ka rrezik nga kjo filozofi, ndonëse e vërteta është e kundërt dhe
për këtë ka prova sa të duash.
Pavarësisht
faktit se s’ka mjedis për instalim të njëmendësisë politike, duhet thënë e
vërteta, se kjo filozofi është bimë e keqe dhe po u mboll e shkreton jetën e
një kombi, prandaj
për
arsye të forta historike, ekonomike, kulturore dhe para se gjithash politike,
duhet t' i themi JO të madhe marksizmit si filozofi për jetën, historinë,
politikën dhe ekonominë. Sepse, siç thotë Merxhani, "filozofia marksiste
nuk lë çështje pa futur në klishenë e saj të përgjithësimit" dhe duke
klishetizuar çdo çështje në laboratorin e vet ideologjik bluan jetë njerëzish,
duke tentuar t'i pastrojë ideologjikisht.
Secili
shqiptar që e mundon pak kokën dhe që lexon me vëmendje lëvizjet politike të
VV- së, gjuhën që e tipologjizon, e sheh qartë se kjo organizatë funksionon
sipas disa parimeve të njohura marksiste, prej faktit se s’lë çështje pa e
futur në klishenë e përgjithësimit, deri te predikimet për çlirimin e Kosovës
nga e keqja, manifestimi i ideve proletare dhe premtimet utopike për lumturi në
një pushtet ku gjuha politike vendoset aty ku duhet të jetë drejtësia.
Prandaj
tendenca për ta relativizuar natyrën marksiste të kësaj organizatë është fort e
pashëndetshme dhe bile edhe rrezikshme për proceset e sotme në vendin tonë.
Pa
dyshim, shqiptarët kanë nevojë për zgjerim të kulturës demokratike, kanë nevojë
për risi politike, për ndryshime politike, për parti të shëndosha e me energji
demokratike, kanë nevojë për pluralitet e ide, për të djathtën e të majtën e
për ide liberale, por kurrsesi s' kanë nevojë për pushtet ideologjike marksist
që i mbivendoset politikës dhe tenton të bëhet alfa dhe omega e shoqërisë.
Këtë
mësim na jep historia universale dhe kombëtare dhe këtë mësim na tregon edhe
Merxhani i cili në tekstin e përmendur ndër të tjera thekson dallimet esenciale
mes botëkuptimit europian dhe botëkuptimit Marksist dhe shton : “të dyja këto
botëkuptime nuk ndahen vetëm në punën e përshkrimit të historisë ose edhe të
komentimit të përfundimeve të qytetërimeve të ndryshme, por ndahen në një pikë
shumë të mëparshme, ndahen në parimet që shërbejnë si bazë studimi rreth
problemave të jetës dhe rreth fatit të botës.”
Marksistët
predikojnë sikur të jenë destinuar për të çliruar racën njerëzore nga të këqijat.
A
nuk sillet kështu VV-ja sot në raport me popullin e Kosovës?
Pikërisht
kjo është arsyeja pse zgjedhjet i quajnë referendum, kurse pushtetin e ardhshëm
si epokë të lumturisë, meqë vendi, sipas predikimeve të tyre të marra, do të
nxjerrët nga balta, meqë ata kanë zbuluar çelësin magjik të parajsës së
ardhshme.
Kjo
është marrëzi utopike, të cilën qëmoti e ka piketuar Merxhani:
“Nëse
Marksistët pandehin se kanë zgjidhur problemin e ekuilibrit brenda në shtet ose
nëse predikojnë se paskan zbuluar çelësin e çuditshëm të parajsës së ardhshme,
mua më duket se tërë këto trumbetime dhe paralajmërime s’janë tjetër veçse
vjellja e injorancës së tyre.”
Prandaj
shqiptarët e Kosovës, kanë arsye të forta të bashkohen me Branko Merxhanin dhe
të thonë me zë të lartë: “Unë jo vetëm
se nuk jam anëtar i parimeve doktrinare të shkollës Marksiste, por jam edhe
anti-komunist. Hem si njeri mendimtar, hem, dhe bile shumë më tepër, si njeri -
shqiptar."