Mendime
Elida Buçpapaj: Njohja nga Izraeli, shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës presidentit Donald Trump
E diele, 07.02.2021, 12:01 PM
Mjerim i politikanëve kosovarë që harrojnë se për njohjen e Kosovës nga Izraeli, Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës presidentit Donald Trump
Nga
Elida Buçpapaj
Më
1 shkurt Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike përmes një
ceremonie virtuale nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së
Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit,
Gabriel Ashkenazi ku të dy homologët nënshkruan dokumentin ku shkruhej se
Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike.
Pas
një periudhe disa vjeçare në një stanjacion të plotë të diplomacisë të Kosovës,
falë politikbërjeve krejtësisht të gabuara nga lidërshipi kosovar që vendosi në
peshore interesat personale, në 4 shtator 2020, në mes të pandemisë, në mes të
Shtëpisë të Bardhë dhe të Zyrës Ovale ku ishin ftuar në nivelet më të larta
shtetërore përfaqësuesit politik të Kosovës dhe të Serbisë, Presidenti i SHBA
Donald Trump bëri me dije se pas kontakteve të tij personale me Kryeministrin
izraelit Benjamin Netanjahu ishte rënë dakord që Izraeli të njihte shtetin e
Kosovës!
Natyrisht
kjo njohje ishte një ngjarja më e madhe e kësaj dekade për Kosovën, për nga
rëndësia superngjarje për diplomacinë Perëndimore dhe superlajm për shtypin
botëror . Që i atribuohej direkt Presidentit Donald Trump.
Nuk
mund të mos marrin me mend se për këtë njohje duhet të kenë qënë të interesuara
të gjitha administratat Amerikane prej kur Kosova shpalli pavarësinë më 17
shkurt 2008, pra nga administrata e presidentit George W.Bush, në administratën
e të cilit Kosova u njoh si shtet i pavarur.
Njohja
e Kosovës nga Izraeli është një sukses direkt i presidentit të 45-të të SHBA
Donald Trump dhe natyrisht kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
Njohja
e Kosovës nga Izraeli ka rëndësisë e shteve më të fuqishme dhe është një nga
shtyllat e fuqishme themelmbajtëse të shtetit të Kosovës.
Janë
shumë hebreo-amerikanë që kanë dhënë kontributin e tyre për atë që është
arritur sot në Kosovë, emra emblematikë të administratave, politikës të
jashtme, diplomacisë dhe të këtij komuniteti në SHBA si Tom Lantos, Madeleine
Albright, Wesley Clark, Richard Holbrooke, Elie Wiesel, Johanna Jutta Neumann,
Norman Gershman e të tjerë e të tjerë, emra të cilët Kosova duhet t’i ngulë dhe
të mos i shqisë kurrë nga memoria e saj historike!
Pikërisht
shkak për këtë opinion shërbeu amnezia dhe censura e lidërshipit e diplomacisë
kosovare e shqiptare, sepse në të gjitha deklaratat zyrtare të shqiptuara më 1
shkurt 2020 rreth zyrtarizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Kosovës pala
kosovare shprehu mirënjohjen në mënyrë të gjeneralizuar , kur e ka për detyrim
të shprehet në mënyrë eksplicite, se njohja e Kosovës nga Izreali i detyrohet
Presidentit Donald Trump i cili në kontakt me kryeministrin izraelit Benjamin
Netanjahu e arriti këtë sukses madhor!
Periudha
4 vjeçare e presidencës Trump nëse ka qenë e vështirë për shqiptarët, kjo për shkak
të kastës me në krye Hashim Thaçin, Edi Ramën, Isa Mustafës and CO të cilët
vunë në rrezik integritetin territorial të Kosovës. Kjo kastë në vend që të
aktivizonte dhe fuqizonte me figura të reja lobin e mirënjohur
shqiptaro-amerikan LQSHA të kryesuar nga ish kongresmeni Republikan Joe
DioGuardi afroi tek presidenti Donald Trump njerëzit e Hashim Thaçit, i cili që
t’i shpëtonte Hagës ishte i gatshëm ta coptonte Kosovën! Coptimi i Kosovës nuk
është fjalë goje, por spiral i ri konflikti.
Kjo
është e vërteta, të cilën nuk e shqiptojnë as politikanët e Kosovës, as
diplomacia shqiptare dhe as shtypi shqiptar i klientelizuar nga politika e
korruptuar.
Shqiptarëve
pak duhet t’ju interesojë se cili është President i SHBA, a është Republikan
apo Demokrat, sepse për shembull Kosova është një arritje si e presidentëve
Republikanë ashtu edhe atyre Demokratë gjithmonë në aleancën Euro-Atlantike dhe
të bashkëpunimit të SHBA me BE.
Mjafton
të kujtojmë fjalët e ish kongresmenit republikan Joe DioGuardi, që nuk u afrua
nga administrata e presidentit Donald Trump, (jam e bindur prej intrigave të
shqiptaro-amerikanëve), i cili në 3 nëntor 2020 një ditë para zgjedhjeve në
SHBA deklaroi se kësaj here mbështet kandidatin e Demokratëv, por se
“Shqiptarët do të kenë miq në Washington D.C. edhe nëse fiton Biden edhe nëse
fiton Trump!”
Këto
katër vite që lamë pas kanë qenë të vështira edhe për vetë SHBA, (sikur për
shqiptarët e gjithë Perëndimin e botën mbarë) nga pandemia Covid 19, nga vrasja
e George Floyd, nga protestat Black Lives Matter (BLM), nga vandalizmat ndaj
monumenteve e pronës publike e private deri tek sulmi në Kapitol më 6 Janar
2021.
Por
nuk është as e para dhe as e fundit herë që Amerika ka zjerë për drejtësi, jo
më kot është demokracia më e madhe e botës! Amerika kur bie, ngrihet edhe më
lart, gjithmonë falë bipartizanizmit midis Republikanëve dhe Demokratëve dhe
anasjelltas.
Mjafton
të kujtojmë veprimin e Zvpresidentit Mike Pence më 6 janar të 2021 apo një
deklaratë nga Sekretari i Shtetit i sapozgjedhur nga Presidenti i 46-të i SHBA
Joe Biden, Antony Blinken, edhe ky me rrënjë hebreje, se “qasja e ashpër të
Trump ndaj Kinës,ishte e duhur por taktika e gabuar”.
Ndërsa
ne shqiptarët kemi tre detyrime kryesore që duhet t’i përmbushim si strategji
kombëtare: t’i jemi mirënjohës SHBA, aleanca me të cilën është jetike,
ekzistenciale; së dyti të forcojmë lobin shqiptaro-amerikan në SHBA me
personalitete e figura, jo të emëruar nga partitë dhe së treti që është
themelore: ta pastrojmë politikën shqiptare, kosovare e maqedone nga kasta e
vjetër, kjo gangrenë e korruptuar që është armiku i popullit të vet, sepse i
shet interesat e vendit për të përjetësuar pushtetin, duke rrezikuar paqen dhe
stabilitetin e rajonit e më gjërë.
Ndërsa
urojmë që Presidenti Joe Biden të ndikojë në Vatikan që Papa Françesku të njohë
shtetin e pavarur të Kosovës!
Sa
më tepër njohje Kosova aq më tepër çlirohet Serbia nga e shkuara e saj!
voal.ch