Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Përqafimi
E hene, 25.01.2021, 08:12 PM
Përqafimi
Nga
Edison Ypi
S'ndjehej
mirë. I ishte prishur qetsia. I merreshin mentë. I vinte bota rrotull.
Iku
te një pyll jashtë qytetit. U mbush me frymë. U lehtësua. Por jo plotësisht.
Vajti
te një zabel për të dëgjuar ca cicërima zogjsh. I dëgjoi. U kënaq. Mirpo oreksi
për të tilla gjëra j'u shtua.
Priti
pranverën. Me të ardhur pranvera vajti te një kopësht të madh me gjithfar
aromash. U çvesh. U zhyt i tëri në aromat e kopështit. Edhe atje u kënaq. Por
nuk u qetësua.
Po
atë pranverë, një ditë kur shiu sapo kishte pushuar, iku u përmbys mbi një
truall të shkrifët që nxirrte një si avull ose si mjegull që rrinte pezull.
Pasi u deh nga avulli dhe u mrekullua nga mjegulla e tokës pas shiut, ndjeu një
boshllëk të thellë në gjoks. Kuptoi se për për tu ndjerë deridiku i qetë,
mbushja e gjoksit me ajër të pastër, cicërrimat, aromat e pyllit, afshi i
dherit pas shiut, janë kushte të nevojshme por jo të mjaftueshme.
Çfarë
i mungonte për tu qetësuar ? Çfarë duhej të bënte për tu rehatuar ?
I
vajti mendja te endorfina e jetës, mbretëresha e qetësisë dhe ëmbëlsisë,
shëruesja e të gjitha sëmundjeve - puthja.
Duke
u endur për të gjetur puthjen, takoi një hallo të thyer në moshë me të cilën
kishte vite pa u parë. S'e zgjati. E puthi hallon në faqe. I pangopur, i
pakënaqur, edhe më tepër i shqetësuar, iku duke e lënë hallon e vjetër të
habitur me dorën në faqen ku e kishte puthur.
Puthja
e pasusksesëshme me hallon e harruar i solli ndër ment kushuririn e largët dhe
të egër të puthjes, kafshimin. Kafshoi një copë mish. Asnjë lehtësim.
Mos
e mora me ngut, tha. Pa të provoj çupën e xhaxhait të kafshimit, lëpirjen.
Lëpirja
e një pjate me lëng mishi, i doli edhe më e paefektshme se kafshimi.
Pasi
u mendua thellë, u bind se malli për kënaqësitë e vogla, për butësitë e
natyrshme, ëmbëlsitë e thjeshta, ato pa të cilat përditshmëria bëhet skëterrë,
nuk mund të ishin të plota pa prekjen.
Mirpo
prekjet janë të shumllojshme. Cila prekje i mungonte ?
I
vajti mendja te prekja e muskujve, masazhi.
Bëri
masazh te Doktori. Pastaj te kinezi. Prekja e tyre e pati një farë efekti
qetsues. Por të dobët. Tepër larg prekjes së vërtetë, asaj që të shkakton
mornica.
Cila
është prekja që të shkakton mornica ?
Rrahja
e vetes bam e bam me kopaçe në kurriz, j'u duk fyese për natyrën e tij të butë.
U
mendua për ndonjë rrugzgjidhje për qetsim që t'i kishte brenda të gjitha:
Mbushjen e gjoksit me ajër të pastër, cicërrimat, aromat e pyllit, afshin i
dherit pas shiut, puthjen, prekjen, kafshimin, masazhin, lëpirjen, rrahjen.
A
ekziston një mënyrë e tillë ?
Po,
ekziston.
Është
Përqafimi.
Përqafimi
i vërtetë. Përqafimi me dëshirë, me qef, me afsh. Përqafimi që nuk harrohet
kurrë. Përqafimi që bëhen në errësirë. Përqafimi që ndal kohën, zhduk
gravitacionin, gris qiellin, err yjet.
Prit
e prit. Përqafimi s'vinte.
Meqënse
përqafimi s'vjen te unë, tha, do vete unë te përqafimi.
U
nis ta gjente përqafimin e vërtetë.
S'la
vënd pa e kërkuar.
Kur
pasi kishte humbur çdo shpresë se një ditë përqafimin do ta gjente dhe do ta
përqafonte, një mbrëmje të ngrohtë gjatë një muzgu të magjishëm, përqafimi i
doli para i përkulur në gjysëm errësirë. Nuk e zgjati. U mbush me frymë. Hapi
krahët. Mbylli sytë. E përqafoi përqafimin me gjith shpirt. U kënaq pafund.
Hapi sytë. Kishte përqafuar një shtyllë.