| E premte, 22.01.2021, 03:00 PM |
Laj-thaj,GJYSHI! *
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Kasëm
Shyqyriu,pensionist aty tek 85-vjeç, del nga shtëpia i mbështetur mbi
një"shkoportopedik",se është invalid pune. Ka thyer kolonën në punë
dhe,mban veshur nën xhaketë apo nën pallton e madhe, një parzmore,të gjashëm me
jelekun anti-plumb apo,për ta përshkruar më saktë:si ato parzmoret që vesh
SULLTANI I MADHËRISHËM kur niset për luftë. Kolonën, siç tregon, e ka me
"mbërthecka" dhe, megjithatë, ka një humor shpotitës,tek tregon. Ka
qenë me"ftomë në biografi" në kohën e diktaturës dhe,sado fëmijë në
vitet e para të pasçlirimit,e mban mend mirë, kur ua morën me shtëpi e kantandi
dhe i lanë me gisht në gojë, aty, mes fshatit. Kishin qenë me goxha prona
dhe,sado që babai i Kasëmit,SHaqiri kish vdekur, kish lënë pas hijen e një njeriu me prona. Askush nga fshati nuk zgjati
dorën ta ndihmonte apo strehonte.se "shpronësimi nga pushteti
popullor",ishte ku e ku më i keq se ky,covidi i tanishëm. I shpronësuari
deklarohej armik dhe ka a s'ka faj, të keqen pepja tyja,- thotë Kasëmi është si
puna e asaj thënies:- Kur ta bë gjyqin "kadiu", zor s'e e fiton
davanë. Mbetëm ( unë aso kohe qeshe aty nja 5-vjeç) dhe ku tjetër mund të
shkonim veç tek njerëzit e nënës sime. Shkuam,por dhe ata i syrgjynosën. Epo një copë herë këtu dhe një
copë herë diku tjetër,herë ngrënë e pa
ngrënë;strehuar në dyert e botës, pak nga pak u rrita. U rrita dhe një ditë prej ditësh, më morën
ushtar. Ushtrinë e bëra në"repart sekret": në xhenjo.Bëja llaç dhe
beton dhe,kur ndërtohej hidrocentrai i BIstricës, rashë dhe theva kolonën. Atje
jo vetëm mësova zanatin e muratorit,po nga që më hanin brirët për të nxënë sa
më shumë,edhe atë të elktricistit. Zanati nuk të lë pa bukë. Me atë zanat,sado
me ftomë në biografi, rrita një bylyk me çupa. Unë e ndërpreva:-Në Myzeqe
thonë:- Kush ka pulën,i ha vezën; kush ka gjelin, i ha gëlasën!!!
Mirëpo
ky, miku im, sado invalid nga trupi dhe,sado që ka qenë
me"ftomë",gojën e ka brisk dhe ma pret:-Ndalon treni atje në Fier,
nga je Zotrote? Ashtu thonë në Myzeqe dhe unë kam timeshoqe,Bajamen nga
Myzeqeja. Atje thonë:- Prifti vinte nga pazari dhe priftëresha molloiste. E
mbylla,- i thashë.
Epo
kot nuk të ktheva nga rruga,se kam sebep,- më tha. Unë prapë: - Më duket se ke
marrë pronat?
Pronat?
E di si më thonë:- Merr 20% në dorë dhe të tjerat,pas 10-vjetësh! Kësaj i thonë:-
Hip këtu, të shohësh Stambollin. Për 10-vjet jam në botë tjetër dhe atë 20% të
fshijjnë buzën ata,po se po,por dhe unë. Epo nga këto kusure nuk më shpëton dot
ti, por ti e di që dje pata ditëlindjen.- Të bëhesh 100-vjeç!-urova.
Rrrofsh,por të kam thirrur apostafat. Do të tregoj për dhuratat që më erdhën.
Një bylyk me çupa dhe një"republikë me fëmijë". Të gjithë të
rritur:me nipër e mbesa dhe kush e kush
në punë të mira.
Se,
të them të drejtën, morëm s'morëm si të"deklasuar",por pakogjë edhe
mora. U bëra me dy shtëpi:një unë me plakën dhe tjetrën me qera. Pensionin e
marrë dyfish se jam dhe invalid. Vetëm shëndet duam,por ç'e do: një bylyk
fëmijë, një bylyk ilaçe. Por pse ta zgjat? Ekonomikisht nuk jemi keq. Epo ditët
e fundit kam dhe, pse të qahem,çupat nuk na lënë:sikur janë në garë,kush e kush
me "peshqeshe". Por dhe fëmijët nuk janë njëllloj.
***
Tymosi
me terezi. E patëm tek ditëlindja ime. E pata dhe vu peshqeshet. Po a e di pse
të ndala? Dikur,-filloi ai, para tri vjetësh, një nga mbesat e mia,SONILA, më
tha:- GJyshi, për shkollën që do vazhdoj unë, më duhen nja tremijë euro. Po
ç'janë tremijë euro për ty?- ia prita.
Po unë i dua nga ty, gjyshi. Po pse i do nga unë?- i thashë. Epo si peshqesh,se
unë e di që i ke? Moj çupë e gjyshit,- i thashë,- babai yt ka kaq vjet në
doaganë.Ka nja tri shtëpi dhe një dyqan me qera dhe ti i kërkon gjyshit. Nuk të
ndahem,- tha.
Është
çapkëne si djalë dhe ia arriti. Epo mirë ke bërë,- nxitova unë. -Pse kur do ta
shohë hairin mbesa apo kur të vdesësh?!!!. Ia dhashë dhe Sonila punon infermiere tani,ka nja dy vjet. Erdhi për
ditëlindje dhe nxori nga çanta dhuratën e saj. Kur shoh,vetëm një maskë!!!
Është laj-thaj, gjyshi, e more vesh?!!!
Tani
ia dhashë unë të qeshurit. Kur e shoh xha KASËMIN,i bërtas:-Është laj-thaj,gjyshi,
e more vesh?!!!
*çdo përkim është veç i
rastit.
Tiranë, 22 janar 2021