Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Vdekja e Skënderbeut dhe gjama homerike e Lekë Dukagjinit
E hene, 18.01.2021, 05:03 PM
Vdekja e Skënderbeut dhe gjama homerike e Lekë Dukagjinit
Nga
Blerim Latifi
Një
nga pjesët më dramatike në historinë e Marin Barletit për Skënderbeun është
pjesa ku tregohet për gjamën e Lekë Dukagjinit kur vdiq Skënderbeu, me 17 janar
të vitit 1468.
Kur
dha frymën e fundit Skënderbeu, Lekë Dukagjini doli në sheshin e Lezhës dhe
duke shkulur flokët e rrahur gjoksin, me sa za që pati, lëshoi gjamën :
“Mbledhuni o njerëz e princa arbnorë. Sot u banë copë dyert e Arbnisë e
Maqedonisë, sot u rrxuen muret dhe kështjellat tona; sot humbi gjithë forca dhe
fuqia jonë ; sot ranë fronet e pushtetet tona; sot, së bashku me këtë njeri, u
shua çdo shpresë e jonë”.
E
kanë krahasuar gjamën e Lekës me gjamën që bën Akili për shokun e tij Patroklin
tek Iliada e Homerit, por gjama e Lekës është ma dramatike, ma tragjike, sepse
ajo parathotë fatin e zi me të cilin do të përballen shqiptarët pas vdekjes së
Skënderbeut.
Gjama
e Lekës shpreh thelbin e vetë tragjedisë, në kuptimin që i jep asaj Shelingu: tragjedia
është disfata e lirisë në konfliktin e saj më fatin mizor.
Do
duhej të kalonin shekuj, para se shqiptarët të ringjallnin ëndrrën e nisur nga
Skënderbeu e Lekë Dukagjini dhe nën flamurin e betejave të tyre të fitonin
lirinë. Dhe shqiptarët do të mund të jenë të lirë vetëm për aq kohë se mbahen
fort të lidhur pas dy shtyllave të besimit skënderbegian : Liri a vdekje dhe
veç një aleancë strategjike, aleancën me botën perëndimore.
___________
Është
e pashije që dy shtatore të një personaliteti historik të vendosen në një
qytet, aq më tepër vetëm disa qindra metra larg njëra tjetrës. Nëse veç është
dashur që para Katedralës të vendoset një shtatore, ajo do duhej të ishte
shtatorja e Pjetër Mazrekut (1584- 1650), prelatit të hershëm të katolicizmit
shqiptar në Kosovë. Me Mazrekun fillon historia e klerikëve të cilët, krahas
misionit fetar, punonin me mish e me shpirt edhe për gjuhën shqipe dhe kombin e
tyre. Pjetër Mazreku ishte i pari që bëri një fjalor etimologjik në gjuhën
shqipe, fjalor i cili humbi në stuhitë e historisë.Kur kardinalët e Romës donin
ta fusninin kishën shqiptare nën autoritetin e kishës kroate, Mazreku
kundërshtoi kategorikisht dhe ia doli ta ruante identitetin e saj shqiptar.