E shtune, 21.12.2024, 01:09 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: A ishin serbët ndonjë herë të besimit katolik?

E enjte, 07.01.2021, 08:33 AM


A ishin serbët ndonjë herë të besimit katolik?

Shkruan Fahri Xharra

Një përgjigje ndaj Aurel Plasarit , serbt paraqiten historikisht pas Kongresit te Belinit 1878. ata  te shekullit 11 qe ju i quani serb ishin shqiptar ortodoks. Zoti Plasari mos krijoni serbofili në tokat tona me librat tuaja të pista.

Serbët nuk kanë qenë kurrë katolik, se janë shumë vonshëm për të kaluar fazën e katolicizmit.

Nacionalisti i madh serb por edhe shumë i arsimuar , Laza Kostiq në vitin 1963 e kishte botuar në Toronto të Kanadasë librin “Katolicki Srbi “ ( Serbët katolikë ) i cili nuk mundet t`i ikë të vërtetës kur thotë: ” Vetëm  pas gjysmës së dytë të shekullit 19-të filluan të   “paraqiten”  serbët  katolikë dhe serbët muslimanë. “   Serbët si komb a kanë origjinë ?  Miroslav Çosoviq-i na e shpjegon mirë ë tekstin e tij “Ko širi lažibajke… ( Kush po i përhapë përrallat e rreme për kombin serb ?)

Si u formua kombi serb? “ Vuk Karaxhiqi, Sima Sarajlija dhe Ilija Grashanini … por edhe Njegoshi vendosën që  nga një grup besimtarësh ortodoks- Serbët, të krijojnë me propagandën e tyre  “një lidhje gjaku “, pra një popull të  “një prejardhjeje, një kulture, nje tradite dhe zakoni familjarë”

Vuk Karadžic-i jetonte në Vjenë, 1883, dhe procesin e formimit të kombit serb e filloi aty. Sima Çirkoviqi  thoshte që Vuk Karxhiqi ishte  “zëdhënës  i ideve europiane”; por ai ishte dhe gjuhëtar qe e formoi shkrimin , kulturën dhe kombin serb . ( Fatkeqësisht  Vuk  Karaxhiqi ishte me prejardhje shqiptare ).

Ishte siç na ishte , shkruan Miroslav Qosoviq në librin e tij , por Vuk Karaxhiqi dhe   ideja e Dositej Obradoviqit filluan të shtrihen dhe përhapen në , kështu që në shekullin 19 -të u “krijua” populli serbë dhe në vitin 1836 ai doli me tekstin “”Srbi svi i svuda” ( Serbët te gjithë, dhe gjithkund )

Nëse futemi pak më thellë për ta elaborat temën për serbët si “ katolik” duhet të përmendim edhe Republikën e Dubrovnikut ; ku banorët dubrovnikas gjer në shek.1 7-të e mbanin vetën  ndryshe nga të tjerët: “ nje grup i veçantë nacional , më të vjetrit në Ballkan dhe assesi të jenë sllav” .

Është interesante korrespondenca e Dubrovnikasve e vitit 1446 me qeverinë e Barcelonës e cila i trajtonte dubrovnikasit si Italian. Aty thuhet  “ Po habitemi me vlerësimin e juaj që na quani Italian; na as që jemi e as nuk i nënshtrohemi Italisë.; ne dallojmë nga gjuha dhe zakonet tona që i përkasin Dalmacisë “(Vinko Foretic, Godina 1358. u povijesti Dubrovnika, JAZU, Starine, knjiga 50, Zagreb, 1960. god) ( Një ndërpyetje për hulumtuesit tanë; Cilët ishin dubrovnikasit e atij shekulli , cilën gjuhë e flitnin?) (. Znaci, 100%-tna je cinjenica, do polovine 19.vijeka Dubrovcani sebe nijesu smatrali ni Srbima ni Hrvatima, Dubrovcani su velikimdijelom (i tada i dan danas) vlaškog/morlackog porijekla, porijeklom su od balkanskihstarosjedelaca )

Katolicizmi në këto anë është zgjeruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”).

Këto janë thëniet e tyre jo të mijat ¸por unë iu besoj shumë në qëllimet e tyre. Qëllimet e tyre janë ende të parealizuara në masën 100 %.Nëse. realizimi i tyre deri në vitet 1940-ta është kryer pa kufizim, pa dro dhe me dhunë , ai ende nuk është përfunduar. Ata sot kërkojnë mënyra tjera për likuidimin e plotë të elementit katolik nga tokat shqiptare.

Me 1919 qeveria jugosllave “nënshkruante” çdo akt ndërkombëtar kundër diskriminimit. Të njetën e bënë edhe sot Por persekutimet ndaj katolikëve kosovarë vazhdonin. Në Shkup patriotin shqiptarë , të atin e nënës Terezë e helmuan serbët. Serbët e shihnin rrezikun në shqiptarët katolik se për ata mysliman ishin planet tjera. Me 1929 u vra At Shtjefen Gjeçovi një françeskan shumë i respektuar nga shqiptarët. Edhe pse K. Jereqek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim. Pra ?

Magazin für die Literatur des Auslandes ,1843 shkruan :“Serbët ishin armiqtë e betuar të malësorëve katolik(…)serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar.”

Ndërkaq një historian i shekullit XIX shkruante se ,serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbeshtetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas hershme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre mësonte brezave te kaluarën dhe mbanin trashëgimin e saj ne origjinalitet. “

Ndërsa një kronist tjetër në vitin 1841 thotë “Në malet e larta të Gjakovës dhe Prizrenit jetojnë malësorët shqiptar katolik dhe dominojn ato pjesë… ndërsa serbët janë armiqtë e betuar të tyre, dhe se shpesh armiqësia e tyre ka qenë e përgjakshme dhe shkatërrimtare.

” Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë në terenin serb në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin., Novi Pazar,Krushevac,Prokuplje ,Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339).Në çdo shkrim të së kaluarës mund të hasësh në të njejten urrejtje të serbëve ndaj elementit katolik shqiptar.

Gjithnjë udhëheqësit shpirtëror e në mënyrë të veçantë klerikët katolik shpalleshin armiqtë më të mëdhenj të popullit serb jo rastësisht. Por Faik Konica në revistën e tij “Albania” shkruante :se katolikët shqiptar janë shkak që u mbajt gjallë gjer më sot kombësia jonë.

Përfundimisht të bindemi që Kisha serbe harton, shpif dhe përçanë. Boll mo!

Fahri Xharra

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora