Mendime
Selim Hasanaj: U dorzue dhurata nga shqiptarët në Norvegji për presidentin Ahtisari
E diele, 23.11.2008, 05:10 PM
U DORZUE DHURATA NGA SHQIPTARET NË NORVEGJI PER PRESIDENTIN AHTISARI
Selim Hasanaj
Nga Selim Hasanaj
Të premten e kalueme saktësishtë në oren 13.30 minuta nji delegacion i shqiptarve që jetojnë në Norvegji u pranue në INSTITUTIN NOBEL PER PAQE nga Drejtori i Institutit Profesor Geir Lundestad. Delegacioni shqiptarë ishte i perbamë nga aktivist të vjeter të qashtjes kombëtare që ishin ketä zotni: Selim Hasanaj (dhurues i dhurates), Nufri Lekaj, Enver Seferi, Imri Trena, Shemsi Rukofci dhe Shemsi Bunjaku. Ky i fundit ishte në rrol të dyfisht sepse meqense asht gazetar dhe reporter i Tv shtetnor norvegjez NRK ai veq se ishte antar delegacioni bani edhe inqizimin e rastit dhe bani intervista me delegacionin si dhe me Drejtorin e Institutit Profesorin G. Lundestad.
Ky delegacion i dorzojë Drejtorit të Institutit nji dhurat modeste; nji plis shqiptarë dhe nji guri me minerale nga nentoka e Dardanisë të cilat Drejtori personalisht do ja jap Presidentit Marti Ahtisari në diten e ndamjes së cmimit Nobel per Paqe me 10.12.2008. Me ketë rast posa mësojë se cila asht dhurata per presidentin Ahtisari, Drejtori i Institutit Nobel per Paqe , Profesori Geir Lundestad , pikrisht në atë traditen e vjeter dardane( po sikur të ishte shqiptarë) u ngrit dhe tha: AS NEVE NUK PO JU LËSHOJMË DUARTHATË dhe nga nji vitrinë mori nga nji medaljon të praruem në ari me portretin e Alfred Nobelit dhe ua shperndau delegacionit të shqiptarve. Ai mbajti edhe nji fjalim per delegacionin dhe tha se si njeri human ndjehet i lumtun që ma në fund edhe qashtja e Kosovës u stabilizue dhe i vjen keq që edhe Rusia e Serbia nuk ju bashkangjiten perpjekjeve per paqe dhe stabilizim në Kosovë dhe rajon, por neve do ja dalim edhe pa ato, tha Profesori Lundestad.
Selim Hasanaj e falenderojë Profesorin që e pranojë delegacionin shqiptarë dhe që ai personalisht do i percjell dhuraten Presidentit Ahtisari, Presidenti Ahtiasri per Kosoven dhe per shqiptaret ka ba shumë dhe ai tani asht ba pjesë e perbashket dhe e pandashme e Historisë së Re të Popullit shqiptarë në Ballkan. Neve shqiptaret në Norvegji ndjehemi të lumtun se tani edhe Norvegjia e ka pranue dhe ka hap perfaqësitë diplomatike në Kosovë dhe tani shqiptaret kudo janë neper botë janë ma të privilegjuemit sepse ata kanë nji shtet ku jetojnë dhe nji shtet ku kanë lindun dhe i kanë rranjet e veta.
Nufri Lekaj poashtu tha se ka ndie si obligim moral që se paku edhe në ketë formë ti falenderohet per krejt cka bani per Kosovën Presidenti Ahtisari dhe se i kishin ba pershtypje fjalet e Ahtisarit në momentin e parë kur e lajmrojnë se atij ju ka nda cmimi Nobel Per Paqe. Ahtisari në fjalet e para kishte apelue që Kosova të ndihmohet në ndertimin e nji shteti stabil dhe të mvetsishem.
Të tjeret antar u pajtuen me fjalet e z. Nufri Lekaj dhe z. Selim Hasanaj dhe pas nji pritje madhështore të organizueme ashtu sic bahen të gjitha ceremonit zyrtare Drejtori i Institutit Nobel per Paqe Profesori G. Lundestad poashtu madhërisht i percolli delegacionin e shqiptarve me falenderime të ngrohta.
Ishte nji perjetim i jashtzakonshem thanë të gjithë të pranishmit kur shkuem së bashku per ta pi nga nji kafe sepse nuk asht rasti cdo ditë të bashkohen shqiptaret sikur se ishin diten e 21.11.2008 në Oslo andaj bashkarisht pim kafe dhe ndejtem per dy orë dhe u kënaqem.
Shpresojë se po ky delegacion do jetë prezent edhe në vet ceremonin e ndamjes së cmimit diten e 10.12.2008.
Profesori G. Lundestad premtojë se do perpiqet per ta mundësue nji gja të tillë.
Reporteri Shemsi Bunjaku, Selim Hasanaj, Enver Seferi, Imri trena dhe Nufri Lekaj
Enver Seferi, Selim Hasanaj, Imri Trena dhe Nufri Lekaj