Shtesë » Lajme
Zenel Çeliku: Maraton Albania sfidon Covid 19
E diele, 03.01.2021, 10:14 AM
Maraton Albania sfidon Covid 19
Shoqata
e njohur Maraton Albania e cila rreth saj ka ofruar shume vrapues te moshave te
ndryshme, para dy ditesh organizoi nje event shume te bukur sebashku me
anetaret e saj. Ishte Kryetari I saj Dash Çali I cili beri hapjen e kesaj
ceremonie qe kishte per qellim evidentimin e 21 maratonave brenda dhe jashte
vendit. Me pas nen tingutj e muzikes u ndez atmosfera aq sa te gjithe dukeshin
se ishin shume prane njeri-tjetrit, shume miqesi midis tyre dhe alegri
fantastike. Sekretari I Maraton Albania Leonard Peco I kudo ndodhur duke I
dhene edhe me shume bukuri dhe atmosfere cdo tavoline. Maraton Albania eshte
nje shoqate e cila eshte vleresuar nga Presidenti I Republikes Ilir Meta me
urdherin Naim Frasheri, e me pas Presidenti dke treguar interest e veçane per kete
Shoqate, deklaroi se nga ai moment eshte edhe Ai anetar I Maraton Albanias.
Kryetari
I Maraton Albania Z. Çali, ne fjalen e tij tha :
Fillimisht
dua te falenderoj anetaret e Maraton Albanias nga Kosova, vrapues sfidues ne
shume maratona. Me vjen keq qe vrapuesit e tjere te shoqates tone qe jane jshte
Shqiperise, nuk munden te vinin per shkak te pandemise. Miqt e mi, te shumta
ishin aktivitetet e ketij viti te veshtire perpara nje pandemie globale, por ne
sebashku ja dolem duke u treguar me te forte ne çdo hap te rrugetimit tone.
Pra, ne e mbyllem vitin 2020 duke e sfiduar Covit 19, por ajo qe ka shume
rendesi, nga anetaret e shoqates tone, askush nuk eshte prekur nga ky virus
vdejkjeprures, e aq me shume, asnje brenda nesh nuk ka ndruar jete-kjo eshte shume
e rendesishem, ndaj mos u largoni nga vrapimi ne natyre. Falenderojme te gjithe
anetaret e Maraton Albanias qe na besuan ne çdo aktivitet qe u zhvillua duke
treguar shpirt sportiv dhe edukat qyretare. Per realizimin e kesaj endre te
cilen sebashku e kemi bere realitet, kjo fale mbeshtetjes tuaj miq e mikesha,
Maraton Albania qellimin e saj te vecante e ka treguar se aktivitetet tona kane
si mision madhor per te transmetuar tek shoqeria civile nje mesazhi paqeje,
tolerance dhe karakteri te forte per shendet me te mire. Ne sebashku jemi pjese
e historise te nje rrugetimi te lodhshem ne mbare trojet shqip folese, sfidues
por jo te pa mundur kur jemi se bashku. Falenderojme dhe nderojme sponsorat qe
i mbeshteten projektet tona reale dhe besuan ne kete grupim sportiv duke
mundesuar qe endrat sportive per nje shendet me te mire, te behen realitet. Ju
na besuat dhe ne justifikuam denjesisht te gjitha aktivitetet tona.
Ju
dua të gjitheve-e perfundoi Dashi fjalen e tij ne menyre shume miqesore.
Me
pas Kryetari-Dash Çali dhe Sekretari-Leonard Peco, krijuan nje ambient te bukur
ceremonial duke ndare disa çmime per vrapuesit me te njohur ne maratonat e bere
per vitin 2020. Un si anetari me I ri I Maraton Albanias, dua te theksoj se
vrapimi ne natyre eshte jete, force dhe bashkim e njohje me miq te rinj te
cilet ftojne njeri-tjetrin per aktivitete te tilla te bukura . Jame I bindur se
Maraton Albanias do ti orfohen cdo dite e me shume anetar te rinj, sepse sot
çdo kush eshte I vetedijshem se mbipasha eshte rrezik per jeten, ndaj edhe une
iu bashkova ketij rrugetimi duke falenderuar Dashin dhe Nardin qe me
kembenguljen e tyre tashme 2-3 here ne jave une vrapoj per nje shendet me te
mire.
Zenel Çeliku
TIR-FAX
News Agency