| E shtune, 02.01.2021, 10:15 AM |
DOLI NGA BOTIMI LIBRI MË I RI: BINÇA-NJË LASHTËSI ILIRE-ARBËRORE-SHQIPTARE, I STUDIUESIT TË MIRËNJOHUR, MARJAN N. SOPI
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Këtyre
ditëve doli nga botimi libri më i ri (monografi), i shumëpritur, i shkrimtarit
dhe studiuesit Marjan N. SOPI me titull:
BINÇA-NJË
LASHTËSI ILIRE-ARBËRORE-SHQIPTARE
Ne
këtu në vazhdim ju sjellim recensën e historianit tonë të mirënjohur Prof. Dr.
Jahja DRANÇOLLI si dhe parathënien e Dr. Mikel D. SOPI.
BINÇA-NJË
LASHTËSI ILIRE-ARBËRORE-SHQIPTARE
R E C E N S Ë: Prof. Dr.
Jahja Drançolli, recenzent
Monografia
me titull: BINÇA-NJË LASHTËSI ILIRE-ARBËRORE-SHQIPTARE, është konceptuar në
tetë kapituj, të udhëhequra me fjalën e autorit si dhe njoftime për
problematikën e trajtuar me rezultatet e arritura në dorëshkrim, dhe në fund
(kopertinë) kemi një biografi të shkurtër të autorit, ku ofrohën njoftime të
shkurtëra bio-bibliografike.
E
veçanta e saj është se monografia në fjalë botohet në vitin jubilar,
1000-vjetorin e paraqitjes së parë të vendbanimit Binça sipas burimeve zyrtare.
Në
kaptinën e parë, kaptinë kjo qëndrore për mendimin tonë, autori z. Marjan N.
Sopi i sillet “Binçës, njërit ndër vendbanimet më të hershme të Gadishullit
Ilirik”.
Kaptina
e dytë ofron njoftime prosopografike për “Binçën dhe fisin Sopi”.
Kaptina
e tretë në aspektin komparativ njofton për “Historinë e dhëmbshme dhe
krenarinë“.
Në
kaptinën e katër, autori i sillet “Binçës dhe plagëve të pashëruara të saj deri
me sot”.
Në
kaptinën e pestë, ndërkaq bëhet fjalë për “Rrethanat shoqërore-ekonomike,
kulturore dhe arsimore në Binçë dhe rrethinë“.
Kaptina
e gjashtë ofron njoftime burimore për “Binça me plagë të hapur: Mërgata”.
Kaptina
e shtatë është e rezervuar për ngjarjet përgjatë kthesave të mëdha të historisë
tonë, “Binça në vitet 1998-1999”. Njëkohësisht kjo është edhe kaptina e fundit
e monografisë e cila trajton edhe problematikën e “Binçës në ditët e sotme”.
Sikurse
u theksua edhe më lartë boshtin e dorëshkrimit e përmban kaptina e parë. Këtu,
autori z. Marjan N. Sopi, duke u mbështetur pikërisht në burime historike të
shkruara, dhe sidomos në burime materiale dhe gojore, të vjelura në terren, si
dhe nga burimet e kançelarive perëndimore, bizantine, glagolike dhe cirilike,
bëri përpjekje për t’i përmbysur tezat e lansuara nga një pjesë e
historiografisë së shteteve fqinjë, që vazhdon me intensitet të shtuar edhe në
ditët e sotme, për të provuar se, as gjatë gjithë mesjetës në hapësirat e
banuara edhe sot me popullsi kompakte shqiptare në veçanti në Binçë dhe
përgjithësisht në Kosovë, nuk paska pasur vazhdimësi të popullatës
ilire-arbërore-shqiptare.
Autori,
z. Marjan N. Sopi ka arritur të tregojë që lënda burimore shqiptare e
përmbajtur në burime që zotëron është në të vërtetë vetëm relikt që i shpëtoi
procesit të furishëm të sllavizimit onomastik e konfesional të shqiptarëve. Kjo
sadoqë sllavët ardhës, paganë (serbët e bullgarët), që nisin të përqafojnë
krishterimin tek nga kapërcyelli i shekullit IX e kishin gjetur
popullatën autoktone ilire-arbërore të Dardanisë së lashtë si qytetarë të
perandorisë, përkatësisht të Komonveltit bizantin dhe si besimtarë të
krishterë të ritit romano-katolik dhe të ritit katolik-lindor.
Nga
ajo që u tha më sipër, dhe sidomos duke u mbështetur në origjinalitetin e
monografisë, e cila paraqet një punë profesionale dhe shkencore të vlefshme,
kam nderin t’ia rekomandojë botuesit, që ta aprovon vlerësimin tonë pozitiv dhe
të nisë procedurën për botimin e dorëshkrimit me titull: “BINÇA-NJË LASHTËSI
ILIRE-ARBËRORE-SHQIPTARE” të autorit z. Marjan N. Sopi.
Prishtinë, më
25/VIII/2020
Kalaja-Qytezë
si dhe Tuma iliri në vendbanimin Binçë
P a r a t h ë n i e:
Nga: Dr. Mikel D. Sopi, recenzent
Libri
monografik i shkrimtarit dhe studiuesit Marjan N. Sopi, Binça - një lashtësi
ilire-arbërore-shqiptare, paraqet një simbiozë të problematikave të rrahura me
kujdes dhe të ngjeshura me guxim, me qasje shumëdimensionale: sa historike po
aq edhe arkeologjike, sa teorike po aq edhe komparative e praktike. Përmbledhja
e materialeve në këtë libër cyt kurreshtjen për vazhdimin e hulumtimeve
historike dhe arkeologjike. Kurse studimet mbi trashëgiminë kulturore të
Binçës, me kalanë-qytezën dhe historinë e saj; premtojnë kontribute me përmasa
gjithkombëtare, si në rrafshin shkencor ashtu edhe në atë politiko-shoqëror,
historik, ekumenik dhe ndërfetar.
Ajo
që duhet vënë në pah është fakti se viti 1019 nuk paraqet fillimin e
vendbanimit Binçë, përkundrazi, referimi i Binçës në dokumentin e perandorit
Basilit II nga vitit 1019, tregon rëndësinë e këtij vendi edhe në këtë
periudhë. Kur Binçës i shtohen edhe të dhënat tjera historike dhe arkeologjike
me kalanë-qytezën e saj, jo vetëm se atë e bëjnë vendbanim interesant, por na bën
kurreshtarë dhe krenarë për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore
iliro-shqiptare.
Megjithatë,
mbrojtja e kësaj pasurie enorme në këtë vend ka një çmim tejet të lartë me
dëshmi të dhimbshme nga popullata e Binçës! Brezat e tërë me dinjitet dhe
heroikisht janë përballur me shumë grabitçarë të huaj të organizuar dhe me
stuhira ideologjike të dhunshme, ku për qëllim kishin kryesisht tjetërsimin
kombëtar apo fetar (varësisht nga periudhat historike) shtrembërimin
shpirtëror, kulturor etj. Por, siç shprehet vetë autori me: Lisin e fuqishëm
gjithnjë e rrahin erërat e forta dhe era të ndryshme.
Autori
me mjeshtëri ka ditur t'i kapë momentet më të ndieshme dhe me domethënëse të
trashëgimisë historike të Binçës, duke e ushqyer atë me zbardhjen e shumë
elementeve të rëndësishme. Andaj edhe sistemimi i materialit në shtatë kapituj,
nga një anë, u jep një dinamikë argumenteve të shqyrtuara dhe, nga ana tjetër,
nxit studiuesit e profileve të ndryshme për hulumtime të mëtutjeshme.
Studiuesi
Sopi me energji vullkanike përballet me të vërtetat historike kolosale të
popullit tonë - të vërteta të argumentuara dhe si të tilla të pakontestueshme.
Andaj, që nga hapja e këtij librit të tij, Autori sjell dëshmi historike me
harta të lashta që flasin për lashtësinë e emërtimit dhe të vendbanimit Binçë,
madje me prova të dukshme, siç janë elementetet e ndryshme nga lashtësia, të
nxjerrura nga Kalaja e Binçës: shtiza, artefakte të ndryshme, monedha, gurë dhe
qeramika të përpunuar etj., duke e lidhur në këtë mënyrë Binçën me kohën romake
dhe me premisa edhe më të hershme. Ky libër monografik ka parasysh dy gjëra
themelore:
? Lashtësinë historike të pakontestueshme të vendbanimit
Binçë, duke filluar nga Kalaja e vendit dhe
? Ruajtjen e origjinës shqiptare dhe të trashëgimisë kulturore
nga banorët e Binçës gjatë shekujve të tërë
Në
vazhdim, autori Sebaj Sopi, duke iu referuar rrjedhave të historisë së
mëvonshme, sjell në pah pasuritë natyrore të Binçës si dhe trashëgiminë
shpirtërore e tiparet burrërore të njerëzve bujarë të vendit. Kjo qasje
pragmatike madje e dinamizon dhe i bëne edhe më konkrete dhe më bindëse
argumentet e parashtruara dhe të shqyrtuara në këtë monografi.
I
dashur lexues, në këtë kohë të thyerjeve politike dhe ideologjike në nivele më
të larta botërore dhe në mënyrë më të paskrupullt, ku hov të madh kanë marrë propagandat
kundër vlerave, të organizuara në struktura politike dhe duke u kamufluar pas
proceseve demokratike (por që në fakt janë bartëse të shkatërrimit të
njerëzimit), ku për përfitime të grupeve të caktuara viktima bien njerëzit e
ndershëm, të cilët e enderrojne nje demokraci me përmasa taman njerëzore.
Andaj,
nga ky këndevështrim, kjo monografi që ke në dorë le të jetë ushqyes mendor dhe
shpirtëror për të vlerësuar dinjitetin njerëzor dhe për ta dashur atdheun me
ndershmëri. Në këtë mënyrë do i shërbejmë të mirës dhe të vërtetës së jetës. Në
këto virtyte qëndron gëzimi, krenaria dhe siguria e vetme e jetës njerëzore, e
proceseve demokratike dhe e prosperitetit te paqes mes njerezve dhe kombeve.
Zürich, 29 shtator 2020