Kulturë
Përparim Hysi: Palltua e ngrohtë e Dhimitër Ninit!
E shtune, 02.01.2021, 10:24 AM
Palltua e ngrohtë e DHIMITËR NINIT!
Kujtimit
të DURO MUSTAFAIT
(tregim si piketë
referimi)
"...por ti s'paske?
Na të miat!
Të ngrinë dora pa
dorashkë"
A.Tvardovski "Vdekja
e Ushtarit"
Nga
Përparim Hysi
Prolog
E
sjell këtë tregim si një pikë referimi,për dy arsye. Së pari, për të kujtuar
mikun tim aq të çmuar, të ndjerin DURO MUSTAFAI ( më 22 dhjetor mbush vitin që
është ndarë nga jeta), por edhe për të evokuar dhe për të sjellë për lexuesin
atë miqësi aq të ngrohtë që na ka shoqëruar tërë jetës. E amplifikoj këtë
miqësi,sidomos tani, kur monstrat me gene"bishe" ia arritën jo vetëm
ta"vrasin" këtë miqësi kaq të sinqertë, por me"farën
farmak" që mbollën nëpër botë, presin,gati me orgazëm kënaqësie
perverse,vetëm e vetëm si të rritet kurba e vdekjeve. Ky panik si një cunam që
ka tronditur dhe po trondit botën, mjerisht ka shtrirë panxhat vdekjeprurëse
dhe mbi vendin tonë. Duam apo nuk duam, jemi para një të vërtetë tronditëse: dashuria mes njerëzve sa vjen e
po ftohet dhe ca më keq:jemi ndarë së gjalli. Ndodh si me"brezin e
humbur",kur lakohej sentenca:" Edhe në s'u prekën në luftë nga copat
e predhave apo granatave, ata, prapë së prapë,erdhën të plagosur". Kur
them e shkruaj kështu as nuk shkruaj revan dhe as me apriori,përkundrazi:
shkruaj për nje realitet aq të prekshëm, të kthyer, pothuaj në "send"
që ta zëshë me dorë.
Jetoj
në Tiranë dhe jo vetëm unë.Këtu jetojnë dy vëllezër e dy motra të miat. Para
"flamës" (zëre si para epokës së re?!!!), jo vetëm takoheshim dy-tri
herë në javë, por nëse nuk shkonim
reciprokisht dhe familjarisht tek njëri-tjetri,"fajtorit" i
"thyhej nota në sjellje". Tani që "fryu veriu në Mal të
zI",kemi një vit që vizitave u kemi vënë vizë dhe rrofshin telefonat. Të
shkojmë dhe më tej: para 10-ditësh shkova në FIER (atje kam shumë miq) dhe,
qëllimisht, për t'i ruajtur (secili, përfshi dhe mua) "aspirant" për
kandidat infektimi, nuk lajmërova njeri. Me "hallkan mbi hundë" i
rashë Fierit mes përmes dhe, kurkund, nuk më njohu njeri i gallë. Sikur po këndohej
kënga"O Mete,për vete". A nuk është për t'ia thënë kujes apo të sjellësh si pikë referimi
atë thënien mitike të MALOMBRËS tek"Qyteti i fundit" të PETRO MARKOS:"Povero noi"? Po duhet thënë:- Mjerë ne! Një sentencë e tillë nuk është shpresëdhënëse,por
as disfatiste. Është një realitet i trishtë dhe i dhimbshëm.
I
ndjeri,DURO MUSTAFAI, që u nda nga jeta
në dhjetorin e kaluar, ka shkruar një libër të tërë për miqësinë e ngrohtë
midis shokësh.Me ndjesinë e NJERIUT me zemër të madhe dhe me penën e mprehtë të një gazetari veteran, ka shkruar librin
"Shokët që na u bënë vëllezër". I njoh një për një ata"shokë që u bënë
vëllezër" (unë jam njëri prej tyre) dhe dua t'i them të ndjerit:- Prehu në
paqë,or mik dhe ç'ke shkruar në këtë libër ,qoftë dhe në libra të tjerë, të të
bëhet dritë aty,mbi varr, por"vëllazëria" vdiq bashkë me ikjen tënde.
Erdhi një"gogol" që gllabëroi çdo ndjenjë miqësie e dashurie dhe
GLOBI mbarë u ftoh. Nga një anë, ike i "lumtur" pa parë këtë "kolerë"që
e sollën monstrat që,ashtu si lakuriqtë e natës, nuk e duan diellin që ngrohë
botën. Ata nuk kanë fytyrë,por surrat dhe, mjerisht, e"modifikuan"
njeriun tjetër.
Eh,
mor DURO i dashur!
Si
buçiste klubi nga"ata shokët që u bënë vëllezër*,kur festonim ditëlindje
apo ndonjë promovim libri. Qe një"republikë e lumtur" me
një"president permanent" si i NDERUARI (ai duhet të jetë President i
Republikës),AKADEMIKU BARDHYL GOLEMI dhe me
rreth 15 "anëtarë" dhe dukej se kështu do vazhdonim sa të
ishim gjallë. Po ku të lë i ligu "... që të ngreshë kasolle?!!!". Se
doli "djalli nga fundi i dheut" dhe po bën batërdinë.
Me
shokë e me"vëllezër" po"vdesin" çdo ditë ,pak nga pak,ose u
bënë kashtë e kokërr.
* *
*
Ka
qenë funddhjetori i vitit 1962. DURO MUSTAFAI u caktua në një delegacion që
shkonte të merrte pjesë në festimet e 3-vjetorit të fitores së revolucionit kubadhe për të
uruar FIDEL KASTRON . Gati tri vjet që ishte në punë me një "fësh-fëshe"
mbi kostum (aq i premtonin financat familjare),po bëhej gati të linte Tiranën.
Mbrrin nga Durrësi DHIMITËR NINI (mbajeni mend këtë emër),për ta përcjellë
shokun e tij të NORMALES së ELBASANIT
dhe,kur e sheh me"fësh-fëshe" jo vetëm ndihet keq, por i thotë:- Ku
vete me këtë "fësh-fëshe" si letërcigari, tani, në palcë të
dhjetorit? Dhe pa e bërë dy,ç'tha me
gojë, e bëri vepër:hoqi nga trupi pallton e madhe"Gub"
("gub"-stofi më i shtrenjtë që hyri në Shqipëri në kohë të diktaturës"),
ia veshi mikut dhe mbi trup veshi"fësh-fëshen" e tij. DURO MUSTAFAI
në Kubë qëndroi plot 35-ditë dhe,pothuaj ,asnjë ditë nuk e veshi pallton e
mikut (Kuba ,pothuajse, nuk njeh dimër), por ai që"kërcëlliti
dhëmbët" nga të ftohtit e dimrit,qe DHIMITËR NINI! Se e tiilë ka qenë
miqësia dhe ngrohtësia mes shokësh. Kjo "pallto e DHIMITËR NINIT"
është mirë të"varet në muze" si një relikte me diçiturën" Kështu
ishte atëherë?!" O ZOT, po pse
kjo"atëherë" shkoi e vajti sikur ka ndodhur"para epokës së
re?". Sa trishtues dhe e dhimbshme! Të vrasësh të bukurën? Të sinqertën? Të
ngrohtën? Është njësoj si të zhdukësh gjeografikisht "Rrymën e ngrohtë të
GOLFSTRIMIT? Dhe këtë e bënë dhe vazhdojnë të bëjnë.Por unë hyj në grupin e
njerëzve optimist që e keqja një ditë do
mposhtet,por kurrë,siç po shoh, do vijë ajo ditë që një DHIMITËR NINI të
zhveshë pallton që të mban ngrohtë e të ma veshë mua.Kjo është"arritja më
e kobshme" e monstrave që kanë frikë diellin.
* *
*
Epilog
Kishim,
pothuaj, një vit që një grup i vogël (nga shokët që u bënë vëllezër),
takoheshim për çdo të mërkurë tek një klub pas shkollës 9-vjeçare
"SABAUDIN GABARANI" në Tiranë. Grupi që prej katër vetësh: DURO MUSTAFAI,QANI ZAIMI,THOMA MIÇALLIU dhe
PIRO PAPALILO. Që të katër kishin
mbaruar NORMALEN e ELBASANIT dhe,sado që ishin mbi 85-vjeç secili,e ruanin
miqësinë. Në këtë grup, mua më"mori prej dore" DUROJA dhe,pastaj, u
bëmë miq. Një ditë prej ditësh, tavolinës sonë iu shtua një burrë i gjatë, i
mbajtur mirë dhe që kish ardhur,enkas nga DURRËSI. Të porsardhurin e prezantoi DUROJA. Ky është
DHIMITËR NINI,- tha DUROJA.
Oh,-
thashë unë,- ky është ai ,i palltos"Gub" dhe tavolina u bë më e
ngrohtë. Ky,Dhimitër NIni, i shpeshoi ardhjet dhe një ditë prej ditësh na
dhuroi një libër që kish botuar. Qe nga ata miqtë e mirë që është zor ta
mbashë. U nda DURO MUSTAFAI nga jeta dhe,qysh nga janari, filloi
"flama", u harrua dhe klubi. Sidoqoftë, të gjithëve"shokëve që u
bënë vëllezër" u uroj vetëm shëndet dhe, padyshim,jetë e shëndet DHIMITËR
NINIT në Durrës se meriton të këndoshë për të, atë këngën e SHQPËRISË SË
MESME:" Të kisha pas një djalë si MEMA/paç me i hy Vezirit brena".
Na
duhet një mik si DHIMITËR NINI dhe palltoja e tij aq e ngrohtë! Bota është e
njerëzve dhe jo e syrretërve që kanë frikë diellin.
DURO
MUSTFAI,ti rron me ne!
Tiranë,18 dhjetor 2020