| E hene, 28.12.2020, 07:37 PM |
101 VJET: 22, 23 DHJETOR 1919
Nga
Fritz RADOVANI
Historia
e Shqipnisë së Gjergj Kastriotit asht e shkrueme me gjak!
E
Verteta asht vetem një! Kujt nuk i pelqen ajo, të vazhdojnë me pertypë rrêna!
Por, asht mirë të mos vjellin mbi faqet e pasterta të historisë sonë!
Njollosja
e tyne asht e pajustifikueshme. Ajo i perket vetem tradhtarëve!
Në
1999, ishte e para herë që kam ndigjue në Tiranë, nga Prof. Valentina Duka
kumtesen “Roli i Klerit Katolik Shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, 1919
– 1920”, ku tha troç: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilësinë e Kryeministrit
Shqiptar, në përbërje të delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicën
(Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Durrësit), Mit’hat Frashërin dhe
Mihajl Turtullin...” Kur mërrijtën në Paris këta drejtues, në shkurt 1919 “u
këshilluen nga Ministri i Jashtem i Italisë Sonino, “që në delegacion të kishte
edhe përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme...” Pra, kishte shkue puna
deri aty, që “italianët” me u mësue mend delegatëve tanë, sesi me veprue per
mos me na coptue shtetet fqinjë, bash atëherë kur vetë italianët, nuk i lenin
asgja mangut komshijëve tjerë! Mosmarrveshjet mes tyne nuk zehen me gojë nga
askush as sot gati mbas 101 vjetësh. Këte e verteton qendrimi i perfaqsuesëve
të Shqiptarëve të Amerikës, Turqisë, Kosovës, Rumanisë, etj., që arrijtën deri
aty.., sa me kerkue “edhe rikthimin e Esad Pashë Toptanit në drejtimin e
shtetit shqiptar”...
Qeveria
e Durrësit vendosi të dergojë si Kryetar të Delegacionit Shqiptar, në
Konferencën e Paqës në Paris Ipeshkvin e Lezhës Imzot Luigj Bumçin, i cili
zgjodhi si sekretar të vetin françeskanin e njohun At Gjergj Fishta. Nga
Shqipnia e Mesme shkoi Mustafa Kruja. Në delegacionin e ri u pat caktue edhe
Luigj Gurakuqi, Dr. Mihajl Turtulli, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Mehmet Konica.
Me
datën 6 Mars 1919, Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta u nisën në Romë, për
me u takue me Papën Benedikti XV, një dashamirës i madh i Popullit Shqiptar.
Mbas takimit me Papen, Imz. Bumçi dhe At Fishta u nisën për Paris. Shkelqimi i
dy figurave të Klerit Katolik Shqiptar, kje i paimagjinueshem në Konferencën e
Paqës.
Imzot
Luigj Bumçi ishte një përfaqsues i denjë i Atdhetarizmit dhe i çeshtjes sonë aq
të randsishme për kenjen e Kombit Shqiptar. Imz. Bumçi takohet me të gjithë
delegatët e të gjitha shteteve, dhe me njohjen e disa gjuhëve të hueja, Ai asht
në gjendje me bisedue me të gjithë dhe me u paraqitë atyne me fakte se,
“Shqiptarët sot janë vertetë pjesë e Europës së qytetnueme”. Takimet dhe
kambngulja e Tij për zgjidhje të drejtë të çeshtjes Shqiptare, oratoria dhe
prezenca e At Gjergj Fishtës përkrah Tij, janë një model i papersëritshëm! Imz.
Luigj Bumçi porsa filloi detyren protestoi tek Presidenti Amerikan Woodrow
Wilson, kundër barbarëve serb per krimet e kryeme në Shqipninë Veriore, Plavë
Guci e Gjakovë.
I
kerkoi hymjen e trupave amerikane në zonën e Rugovës. Protestoi tek Ministri i
Jashtem i Italisë Tittoni për marrveshjen me Kryeministrin grek Venizelos, në
lidhje me kalimin e zonave të Korçës e Gjinokastres Greqisë. Në muejn Tetor
1919, Imz. Bumçi u takue me perfaqsuesin e Francës Pichon, dhe krytarët e
delegacioneve të Shteteve të Bashkueme dhe Anglisë, të cilëve u kerkoi që të
nderhyjnë për zgjidhjen e çeshtjeve në favor të Shtetit Shqiptar. Ndersa At
Gjergj Fishta, udhtoi per këto çeshtje drejtë Anglisë dhe SH.B.A., ku gjithshka
ndryshoi shpejtë.
Plot
101 vjet perpara Delegacioni Shqiptar tue vrejtë vështirsitë e mëdha per
zgjidhjen e drejtë të atyne problemeve aq delikate, kerkoi nga Imz. Luigj
Bumçi, në mbledhjen e 22 e 23 Dhjetorit 1919
nderhymjen urgjente të Tij tek Papa, pra tek Vatikani në Romë.
Imz.
Luigj Bumçi, si gjithmonë i gatshem per me zgjidhë çeshtjet tona kombtare, u
pajtue me mendimin e Delegacionit dhe bashkë me Mehdi Frashërin, intelektual i
njohun, u nis menjëherë për Romë, dhe arrijti atje me 28 Dhjetor në Vatikan.
Takimi
historik i Imz. Bumçit me Papen Benedikti XV u zhvillue me datën 1 Janar 1920,
vertetë një takim i shkurtë, po me plot fryt për qellimin për të cilin Ai shkoi
tek Papa. Në kujtimet e Tij historike Imz. Bumçi shkruen: “Tesh prá Shêjtni, të
gjith misat e Dergatës Shqyptare qi janë në Paris e qi shumica asht mysliman,
më kan çue ktu perpara Shejtnis S’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me
fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni
ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet
shqiptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni –
Venizelos.” Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë
pa bâ zâ, u suell e më tha: “Po shka të baj për Ju? Me Itali s’kam shka me bâ,
e din gjith bota si jena: me Francë marrdhanjet janë këputë – shka të bâj?” U
pergjegja (Imz. Bumçi): “Un kishe me thanë, Shêjtni, se bota s’ka metë vetun në
Itali e në Francë; ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’ Amerikës!”
Papa bâni buzen në gaz, e me i ‘herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra, neser
do të piqemi me Ambasadorin e Anglis, masnesrit me até të Shteteve të
Bashkueme; e po t’ ap fjalen se me të dy kam me folë e me ja porositë dy
provinçet qi kenkan në rrezik e kam me ba shka të mundem per me Ju ndimue. Zoti
ka m’e e ba mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse
Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s’ asht Zoti drejtsija s’ mundet me kênê!”
Këtu
u mbyll biseda. Imz. Luigj Bumçi në fund të bisedimeve i la një memorandum me
shkrim per kujtesë, dhe bashkë me Mehdi Frashërin u kthyen në Paris, ku
priteshin me padurim nga delegatët tanë. Atë natë vonë Ata u takuen me
delegatët Shqiptarë.
Mbasi
Imz. Luigj Bumçi i vuni në dijeni per pritjen dhe biseden me Papen, Delegatët të
gjithë u ngritën në kambë e plot gëzim tue thirrë: “Rrnoftë Papa! Korça e
Gjinokastra shpëtuen!”
Rezultati:
Me 6 Mars 1920, mbas dy muejsh që Imz. Bumçi u takue me Papen Benedikti XV, në
Paris mërrijti një notë e Presidentit të Sh.B.A. Wilson, simbas së cilës
njoftohet “integriteti territorial dhe
sovraniteti i Shqipnisë, me kufijtë e vitit 1913, janë të paprekshëm!” Çeshtja
Shqiptare u diskutue aty tue iu referue Programit të Presidentit amerikan W.
Wilson: “E Drejta e Kombeve per vetvendosje”, që favorizoi Shqipninë.
Shteti
i Parë që ka njoh Shtetin Shqiptar ka kenë Vatikani, i cili me 12 Nandor 1920
emnoi Delegatin Apostolik per Shtetin e Ri Shqiptar, Imz. Ernesto Cozzi, që
porsa erdhi në Shqipni, i ngarkuem nga Papa vizitoi gjithë krahinat e Shqipnisë
dhe në fund, me daten 28 Janar 1921, Imz. Cozzi mërrijti zyrtarisht në Shqipni.
Papa
Benedikti XV shkruen: “Tashti që Populli i Juej fisnik ka mujtë me fitue lirinë
dhe ka hy në rrugen e përparimit të vërtetë, asht e arsyeshme që nëpërmjet
Perfaqsuesit tonë të ripërtrijmë edhe njëherë e ma të forta ato lidhje që përsa
Shekuj e bashkuen Shqipninë me Kishën e Shejtë”. Burrat që shpetuen Shqipninë e
sotme nga coptimi i fqinjëve në vitin 1919 – 1920 ishin: Imz. Luigj Bumçi, Papa
Benedikti XV dhe Presidenti i Sh.B.A. W. Wilson.
101
vjet perpara!..
E
nder këta 101 vjet, kjo treshe Burrash.., kur fati i Shqipnisë nuk asht kenë
kurr ma në rrezik se sot, duhet të vlejnë per me u zgjue të gjithë Ata që
veten, e thrrasin Shqiptarë të Gjergj Kastriotit Skenderbeut!
Melbourne, 21 Dhjetor
2020.