Kulturë
Përparim Hysi: Thirrje Krishtit!
E diele, 27.12.2020, 10:03 AM
THIRRJE KRISHTIT ! *
"...dhe
dije se unë do jem me ty, gjithmonë: deri në fund të botës"
- Jesus Christ
Nga Përparim Hysi
Po
vjen dimri dalngadalë,do ketë acar,dëborë
e shi
Nesër
do shfaqesh i gjallë(sado i gjallë ke qenë gjithnji)
Dymijë
e njëzet plot dhe bota hiç nuk ka qetësi
Kokolizur
keq kjo botë dhe ca më keq në SHQIPËRi!!!
Ke
lënë pas shumë "URATA", ke lënë dishepuj,por dhe xhelatë
Ke
lënë vampirë-shpirtzinj si nata që nuk duan dritë,por vetëm natë.
Ca
lakmimtarë, majmur si derra, nuk ngopen KRISHT duke vjedhur pasuri
Shumë varfanjakë ushqehen me plehëra, robtohen në
punë e s'kanë SHENJTËRI!
Jam
vrarë shpirtërisht e nuk fle i qetë,se skamja e
njerëzve më brengos
Të
presim KRISHT që je i drejtë,që drejtësi e rregull veç ti vendos.
Kanë
dalë ca djajë që nuk duan diell, që në vena
si lakuriqtë e natës s'kanë gjak
Këto
monstra drejt e në FERR, mos ki mëshirë, se botën kërkojnë ta vënë në lak.
I
bënë njerëzit me"mballoma" dhe hiqen e mbahen sikur të jenë ZOT!
Botën
të tërë e ka zënë"ftoma" (KRISHT kurrizin"ndrequa" me
shkop!)
ZEMËRBRISHTË,
mos ki mëshirë! Se këto monstra botën po kthejnë përmbys
Nuk
duan diell,po errësirë dhe një botë të tërë kanë futur në krizë.
Këta"lakuriq
nate" të kthyer në monstra, nuk duan as diell dhe as dashuri
Nga
këta vampirë në panik është bota! Monstrat veç kënaqen duke vënë pasuri.
Po
të bie në gjunjë,i dashuri KRISHT! Ka ardhur koha të bëhesh SHËN MËHILL!
M'i
qëro, të lutem,këta antinKRISHTË dhe veç kështu do marrëm frymë të lirë.
*E shkrova enkas për
DITËN E MADHE TË KRISHTLINDJEVE dhe uroj për tërë botën KRISHTLINDJE TË GËZUARA
dhe të mposhtim panikun që ka alarmuar dhe vazhdon të alarmojë botën.
Tiranë, 24 dhjetor 2020