| E diele, 20.12.2020, 08:00 AM |
Me shkasë...! PSE HESHTIN KOSOVA E UNESCO…?
Shkruan:
Reshat Nurboja
Shteti
i Serbisë dhe Kisha e saj duke e injoruar dhe pa e pyetur e marrë leje nga
institucionet kompetente dhe përgjegjëse të Kosovës e kanë rekonstruar,
ndërruar fasaden e murrëve të jashtme të Patrikanës së Pejës dhe i kanë mbuluar
asgjasuar freskat qendrore brenda në kishë me qellim të mbulimit të gjurmeve
dhe fakteve që pasyronin se kjo kishë fillimisht ishte faltore shqiptare...!
Për
çudi, për këtë krim historik e trashigimor kishin reaguar dhe ngritur zerin
elita intelektuale e kulturore e Beogradit ndërsa institucionet kompetente dhe
përgjegjëse të Kosovës dhe UNESCO heshtnin e po heshtin...PSE…
Pse
heshtin, KOSOVA DHE UNESCO, pse nuk janë në nivel të pergjegjësive të
tyre...Për këta në Kosovë, DIHET, janë totalisht të paditur dhe të
papergjegjëshem, por UNESKO pse hesht... Kosova nuk guxon të vazhdojë të hesht,
duhet së paku UNESCO-në të mos e lejoj të heshtë... Edhe pse me vonesë, qeveria
e Kosovës duhet të i kërkoj zyrtarisht UNESCO-së largimin e Serbisë nga kjo
organizatë - UNESCO për krimin e bërë në Patrikanen e Pejës dhe të ia kthej
pamjen e vertetë kësaj faltoreje, fillimisht Iliro - Shqiptare e pastaj edhe
orthodokse por asnjëhere sllave e serbe siq e ka emertuar e evidentuar për fat
të keq rrejshem Parlamenti i Kosovës... Dhe njëkohësisht Kosova duhet prap të
kerkoj urgjentisht antarësimin në UNESCO me argument se Kosova e jo dikush
tjetër duhet kujdesur për trashegiminë e saj kulturore e historike në shtetin e
saj...! Krimi kulturor në Patrikanen e Pejes nga Serbia e Kisha serbe është
argumenti i duhur dhe i mjaftueshëm për një kërkesë të tillë…!
Pejë, 18 Dhjetor 2020