Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Konica, filozof i nivelit të lartë europian
E marte, 15.12.2020, 06:26 PM
Blerim Latifi:
Në përvjetorin e vdekjes
Konica
shkëlqente në fushën e publicistikës. Ishte një zot i pasfidueshëm i saj. Por
kur e lexojmë veprën e tij "Ese për gjuhët natyrale dhe gjuhët
artificiale" ne e shohim se Konica ishte gjithashtu një filozof i nivelit
të lartë europian. Në këtë vepër ai trajton problemet më komplekse të gjuhës,
probleme me të cilat sapo kishte filluar të merrej filozofia perëndimore. Aty e
gjejmë Humboldin, Sapirin, Ferdinand de Sosyrin, elementet e gjuhësisë
gjenerative, të cilën më vonë do ta zhvillonte Chmosky, dhe një zbërthim
briliant të etimologjive të greqishtes së vjetër, që na kujtojnë Martin
Heideggerin.
Konica
u detyrua ta lërë anash karrierën e tij filozofike e akademike, sepse atdheu i
tij kërkonte penën dhe angazhimin e tij politik për të dalë nga mjerimi shekullor
dhe për të fituar lirinë, si të gjitha kombet tjera europiane.Dhe ai e kreu
detyrën e tij kombëtare, si pak shqiptarë të tjerë.
__________
Pjetër
Bogdani, në veprën e tij “Çeta e Profetëve”, e quante Pashtrikun “Mali jonë
mbretëror”, në kuptimin e një mali që ishte i shenjtë për shqiptarët. Dhe,
vërtet, ai ishte dhe është i tillë edhe sot. Dhe të tillë e bënë qindra e
qindra burra e gra që gjatë historisë dhanë jetën e tyre luginave e majave të
tij për lirinë dhe nderin e kombit të tyre.E ndër të fundit prej tyre ishte
edhe Mujë Krasniqi me çetën e tij. Sot përjetësia e kujtimit të tyre është bërë
njësh me përjetësinë e Pashtrikut.