E diele, 22.12.2024, 11:53 AM (GMT)

Mendime

Xhavit Dalloshi: Katër pikat e Kosovës janë si gjashtë pikat e Ban Ki Munit

E shtune, 22.11.2008, 02:41 PM


Xhavit Dalloshi
KATËR PIKAT E KOSOVËS JANË SI GJASHTË PIKAT E BAN KI MUNIT

Shkruan: Prof. Xhavit Dalloshi*

Deklarimet e politikanëve tanë, të qeverisë dhe presidencës së Kosovës, se gjashtë pikat e OKB-së na qenkan të pa- pranueshme për institucionet e Kosovës, janë veç një mashtrim i radhës, siç ishin edhe shumë mashtrime dhe manipulime që politikanët ia  kanë berë popullit tonë të varfër.

Paraqitja e katër pikave nga këta politikanë nuk është asgjë tjëtër, veç sa për të shpëtuar dhe larguar veten nga përgjegjësitë që është dashur t´i marrin këta politikanë përpara se të vjen deri tek gjashtë pikëshi i OKB-së-Serbisë.

Por, nëse shikojmë realitetin, këto katër pika janë po të njëjtat pika si ato gjashtë pikat e OKB-së, të cilat së shpejti do të miratohen edhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Problemi në fakt nuk është gjashtë pikëshi i OKB-së, por problemi është që këto pika burojnë nga Pakoja e Marti Ahtisaarit, dhe ky plan është i pranuar unanimisht nga institucionet dhe parlamenti i Kosovës, nuk është fare e çuditshme, as s’ka qenë as e befasueshme nga institucionet e Prishtinës, por as nga parlamentarët këto gjashtë pika, sepse këta e kanë ditur dhe e dinë fare mirë se këto pika do të vijnë, por popullin nuk duhet të çuditet që edhe nesër apo pasnesër të “shpiket” edhe ndonjë plan tjetër 12 pikësh, apo plane të tjera siç parshihet në Pakon e Ahtisaarit.

Por, e çuditshme dhe e tupshme është që, politikanët tanë si po munden ende të deklarojnë, se Kosova kinse na qenka shtet sovran, ku po shihet fare mirë se,  kush na qenka sovrani në Kosovë, mundet me qenë çdo kush tjetër sovran në Kosovë, (UNMIK, EULEX… )por, asësesi nuk është ai që duhet të jetë sovran, pra, populli i Kosovë, po shihet mirë, se sovrani i Kosovës  ka qenë edhe ende na qenkan pushteti paralel serb, jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe kudo në Kosovë.

Nuk duhet harruar faktin se, këto „njohjet“ që po i bëhen Kosovës në bazë të Planit të Ahtisaarit dhe të Rezulutës 1244, janë veç mashtrime nga bashkësia ndërkombëtare, ky plan dhe kjo Rezulutë e parasheh Kosovën nën sovranitetin serb, Kosova ka veç një lloj vetëqeversisje dhe madje atë multietnike, por nuk e ka as sovranitetin as ushtrinë e saj, e cila ushtri, do të duhej  të garantonte sovranitetin e Kosovës, as dhe, duke u bazuar në këto shkaqe, nëse kjo klasë politike nuk do të hiqet nga skena politike, me votën gjithëpopullore, aspak nuk duhet të shpresojmë që do të ketë ndonjëherë as ushtri dhe as sovranitet.

Këto “njohje” nga disa shtete po bëhet në koordinim me qeveritët tanë, sa për tua mbyllë sytë dhe gojën popullit shqiptar, i cili po mashtrohet shumë lehtë nga të huajtë dhe pushtetarët dhe që kjo mendjelehtësi mund të na kushtoi ne shqiptërëve edhe me shekuj të tërë.

Këtë dobësi të popullit shqiptar shumë mirë e ka kuptuar dhe po e shfytëzon bashkësia ndërkombëtare, së bashku me ish- UDB-shët, shqipfolës, të cilët në kohën e kriminelit Tito, i dënonin dhe i  largonin nga puna dhe shtëpit e tyre shqiptarët që kërkonin liri, po të njejtin UDB-ashë,  tani janë në pushtet të Kosovës, dhe si dinakë të rewxhur si janë, fort mirë po dinë ende të manipulojnë me popullin shqiptar.

Tani, pra „trimat” liderët e UÇK-së, iu bashkuan këtyre kamuflatorëve të UDB-së, dhe po bëjnë „vëllazërim-bashkim“ si në kohën e Titos, por shumë shpejt „harruan“ këta „luftëtarë“ se si kanë qenë të sharë dhe të ofenduar dikur nga UDB-ashët, por, sot, PDK-ja u bashkua me LDK-në, të njëjtë gjë bëri më herët edhe AKK ,dhe disa parti të vogëla të cilat dolën nga Lufta Çlirimtare e Kosovës; të gjithë këta luftëtarë, ”harruan“ premtimet e tyre të mëhershme që dhanë për bashkim kombëtar, tani këta servilë po i bashkon vetëm interesi personal, siç janë: interesi i korrupcionit, pushteti dhe kolltuqet e tyre, me një fjalë këta po ushqehen në pjatat e bashkësisë ndërkombëtare bashkë, si UDB-ashët e Titos.

Kosova, sipas Pakos së Ahtisaarit, ende është protektorat i UNMIK-ut dhe tani madje edhe  i EULEX-it, por, kurrsesi nuk është shtet i pavarur dhe sovran, përderisa,  (UNMIK-u dhe EULEX-i ), në fakt sipas Rezolutës 1244 dhe Pakos së Ahtisarit, e kanë  të drejën ligjore të pranojnë apo të refuzojnë ligjet që dalin nga parlamenti i Kosovës, EULEX-i, do të ketë edhe të drejtën kur këta të donë të ndërrojnë apo të shkarkojnë kryeministrin dhe madje edhe presidentin e Kosovës, nëse këta të fundit nuk do jenë si deri sot, servilë të tyre.

EULEX-i, është paraparë dhe planifikuar që nga viti 2004 të vijë në Kosovë, por deri më tani janë pritur disa rrethana më të favorshme për ta, siç ishte mashtrimi kinse, me shpalljen  e ”pavarësisë” së Kosovës, që nga 17 shkurti, ata i kanë të githa rrugët e hapuara…

Por, për këto gjëra kurrë nuk është folur në asnjë debat televeziv dhe asnjë mendium shqiptar, unë do të doja nëse më jepet mundësia që opinonit të gjërë shqiptar t´ua thosha hapur në mediat televizive shqiptare, për hirë të së vertëtës, unë do të kisha pranuar që të ballafaqohesha me cilin do prej liderëve të Prishitinës; dhe do t´i  thosha hapur popullit shqiptar fshetësitë që po i bëhen, sepse unë kam përvojë të gjatë në politikë, këtu në perendim, dhe jam njëri nga shqiptarët që kam organizuar takimet e UÇK-së me Bundes-tagun dhe Land-tagun gjerman, gjithashtu, kam shumë shokë  këtu të cilët  merren me politikë dhe e njohin fort mirë diplomacinë ndërkombëtare, këtu në Gjermani.

Me të drejtë shtrohet pyetja: a duhet që populli shqiptar (pas gjitha këtyre të këqijave, si është  heqja e Flamurit Kombëtar dhe shumë të tjera…), pasi që këta  politikanë nuk po dinë apo nuk po donë të udhëheqin vendin, t´i lejoi më tutje këta politikanë servilë, që të luajnë me fatet e kombit?!

Është koha e fundit që, këta politikanë së bashku me stafet e tyre poltike të japin dorëheqje, dhe në këtë mënyrë t´ua lirojnë rrugën atyre që dinë, duan, kanë guxim dhe strategji politike për kombin shqiptar, pra t´ua lirojnë rrugën patriotëve shqiptarë, të cilet kanë punuar dhe po punojnë me mendje dhe zemra për kombin tonë, dhe për një shtet të vetëm shqiptar, dhe jo për një shtet multietnik, pra, tua lirojnë rrugën, Fronti për Bashkim Kombëta  Shqiptar (FBKSH).

Prandaj, propozoj që: duhet të formohet sa më shpejtë asambleja apo Qeveria Mbarëkombëtare nga FBKSH-ja dhe strukturat e saj, dhe që në këtë qeveri të përfshihen të gjitha organizatat dhe lëvizjet atdhetare, siç është:  Lëvija e Vetëvendosjes…, si dhe të gjithë patriotët shqiptarë që kanë vizion kombëtar, dhe tani ajo Qeveri Mbarëkombëtare të del me  strategji dhe opcione të qarta politike, të bejë përgaditjet e  një Referendum mbarëkombëtar në të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale, (ashtu siç bënë dikur edhe popujt tanë fqinjë, Slovenia, Kroaci, Maqedonia dhe Mali i Zi), dhe të dalin hapur për bashkimin kombëtar, kjo do të ishte mënyra më e mirë dhe më e lehtë, që problemet e popullit shqiptar në Ballkan të zgjidhen njëherë dhe përgjithmonë.

Pse atyre bashkësia ndërkombëtare ua pranoi të drejtën e Referendumit, kurse ne shqiptarëve, JO?!!

Këtu nuk janë fajtorë të huajtë, as UNMIK-u ,as EULEX, këtu faj kanë shqipfolësit dhe servilët shqiptarë, që asnjëherë nuk kërkuan një gjë të tillë, nëse ne kërkojmë me këmbëngulje një gjë të tillë, me siguri Evropa edhe neve shqiptarëve do t´na e pranojë REFERENDUMIN, sepse Evropa i përkrahë, ata që më të vërtetë e duan LIRINË, por që edhe mund edhe të sakrifikojnë për lirinë e tyre.

Pra, ne duhet t’i tregojmë botës se, edhe ne e duam me të vërtetë lirinë, demokracinë, paqen, duam një stabilitet në Ballkan, duam të inkuadreohemi në BE, por së pari duam të ribashkohemi si popull shqipar, të kemi një gjuhë një kultur, një identitet dhe një Flamur të përbashkët, pra edhe ne duam një REFERENDUM GJITHKOMBËTAR.

Është koha e fundit që, populli shqiptar duhet hapur të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare,  ribashkimin e trojove shqiptare!

*Anëtar i CDU-së, në Gjermani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora