| E diele, 13.12.2020, 02:33 PM |
II.- NE E DIMË KUSH JEMI
2.- Një dukuri e ndryshme në pamje, por e njëjtë
në brendi.
Nga Fahri
Dahri
Është
një e vërtetë që na bën të jemi shumë krenar në atë që "vendasit"
autoktonë Ballkanikë, historikisht kanë bashkëpunuar në të gjitha përballjet e
armatosura kundër çdo pushtuesi ardhës në trojet e këtij Gadishulli. Është kjo
një e dhënë historike që sqaron plotësisht dhe vërteton protobanorët e
Gadishullit tonë.
Bashkëpunimi
mes vendasve autoktonë ballkanikë, tregohet edhe në një shkrim të z. Elvi,
botuar në gazetën "Zemra shqiptare", dt. 18/10/2020 me titull:
"Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit
XX"
Bashkëpunimi
"mes vëndasve" Ballkanikë, duhet lidhur me ngjarjet historike në
kohën dhe rrethanat përkatëse, po ashtu nëpërmjet rrugës intuitive, studjuesit
ndihmohen për të arritur në zbulimin e mashtrimeve dhe të fshehtat historike.
Shkëpusim
një frazë nga shkrimi i z. Ervi, në artikullin e mësipërmë:
"...
këta komitë krejtësisht të panjohur, që mbase të tillë do të vijojnë të mbeten
sa u përket emrave dhe mbiemrave të tyre, po që gjithsesi mund të cilësohen si
shqiptarë nga qeleshet që kanë krenarisht në kryet e tyre".
Në
këtë rast, studjuesi përqëndrohet tek "qeleshja" nëpërmjet së cilës
zbulon të fshehtën se në përbërjen e komitëve të fillimshekullit XX kishte dhe
shqiptarë.
Nisur
nga ky fakt, më duhet që të depërtoj edhe më thellë për të vërtetën historike.
Nuk është e nevojshme të ndalemi në argumentin se sa të thella janë ndikimet e
institucioneve fetare, të cilat me predikimet e tyre kanë arritur deri në
tjetërsimin etnik të individëve dhe grupnjerëzve të ndryshëm, sepse një fakt i
tillë është i provuar dhe i pranuar edhe prej vetë konvertuesave.
Ne,
shoqëria e sotme njerëzore, e njohim të vërtetën që disa institucione fetare,
ndryshe nga misionet e tyre, kanë kryer me mjete dhe metoda ndëshkuese detyrime
të konvertimeve të besimeve "fetare". Këto fakte, na bëjnë të
vetëdijshëm se në foton e paraqitur, të gjithë
personat, "komitat" janë vendas autoktonë. Ecim më tej me
gjykimin. Të cilësuarit e banorëve të Gadishullit Ballkanik "vendas",
në ato periudha kur luftohej për mbrojtjen e territoreve nga pushtimi i të
huajve, zbulohet e vërteta se pavarësisht nga efekt i konvertimeve fetare që
disa quhen shqiptarë, disa maqedonas, disa serb, bullgarë apo grekë, janë të
gjithë të etnisë iliro-thrake. Rezultati është i qartë: ardhësit luftonin
kundër vendasve, në kërkim të zaptimit të trojeve të të tjerëve; vendasit
luftonin kundër të huajve në mbrojtje të trojeve të tyre autoktone.
Pra
vendasit, autoktonët ballkanikë të fiseve pellazge, iliro-thrakasit, shqiptarët
luftonin kundër pushtuesve të huaj, që njihen nga historia.
Etnia
jonë pellazgjike, më pas ilire, është sulmuar në vazhdimësi prej shteteve të
huaj.
Tashmë
gjithkush e ka informacionin se armiqësia e të tjerëve ndaj nesh qendron në
"Nyjen Gordiane", e cila gjen mishërim tek "lidhja e vendosur, e
pa tolerushme, e fortë e shqiptarëve me identitetin kombëtar të përcaktuar nga
etnia, gjuha, zakonet, hapësira territoriale e shtrirjes së tyre dhe tek e
vërteta e pa kontestuar, prejardhja jonë pellazgo- ilire".
Ndaj
këtyre bazamenteve mbështetës që zotërojmë ne shqiptarët, të huajt,
kushdoqofshin ata, si dhe organizmat konspirative, i kanë vlerësuar dhe i
vlerësojnë si qendrime destabilizuese si në rajon dhe më gjërë. Është kjo e
vërtetë që ndër shekuj jemi në shinjestrën e sulmeve asimiluese. Të huajt, janë
një shumicë bllokformues kundër një populli më të parë në këto troje. Prandaj
ne luftohemi në gjuhë, në tradita, në zakone, në territore dhe në kompaktësinë
fisnore e familjare. Na luftohen heronjtë tanë, disa në përpjekje për të ulur
vlerat e tyre; të tjerë, përfshi dhe
"kokëboshët" tanë, duke u a ndërruar identitetin etnik me përkatësinë
e besimit fetar të tyre.
Shigjetime
këto, tepër të dukshme ndaj të cilave kërkohet vigjilencë, unitet dhe
bashkëveprim frontal për të mos lejuar depërtimet e huaja, të cilat shpesh
fshihen me petkun e Globalizmit, si ç'vleresimet e kufijve, të nacionalizmit
etj, si dikur "internacionalizmi" ose "proletarët nuk kanë
atdhe", të cilat siç i shikojme koha i ka "derrmuar".
Gadishulli
ynë, deri në vitet e para të shekullit e XIX-të (1808) quhej Gadishull Ilirik
dhe banohej nga ilirët, thrakët, maqedonasit, dakët etj. të cilët, nga
përafërsia fisnore pellazge, në komunikimet mes tyre kuptoheshin si rrjedhojë e
ngjashmerisë gjuhësore.
Këto
fakte historike, nisur edhe nga trajtimi i mësipërm, na shpien pa mëdyshje në
konkluzionin se banorët e gadishullit Ilirik ishin fise pellazge. Shekujt më
vonë, ndikimi agresiv i disa besimeve fetare, dyndjet sllave, aziatike, etj.
kanë krijuar shkëputjen mes iliro-thrakasve (shqiptarëve), duke u
"pagëzuar" disa si kombas serb, disa kombas grekë.
Nëse
na duhet të depërtojmë në thellësi të historisë, arrihet të kuptojmë se
"vendasit" (iliro-thrakasit) duke qenë me rrënjë të së njëjtës etnie,
nuk e kanë duruar, nënshtrimin e të huajve. Ky unitet, bashkim kundër
pushtuesave, tregon jo vetëm lidhjet e hershme fisnore mes tyre, por dhe
thirrjet e gjakut, i cili në situata të veçanta, vetvetiu dhe pa u dalluar,
tregon lidhjet fisnore të fshehura nga thellësia e shekujve, ku kanë vepruar si
fenomenet e ndryshme natyrore dhe ato shoqërore. Këto të fundit karakterizohen
si forcat tepër ndikuese në "goditjet" fisnore deri atje sa arrihet
në mohimin etnik.
Kjo
dukuri, në popullsinë që shqyrtojmë, është rrjedhojë e efektit tepër negativ që
është diktuar nëpërmjet agresivitetit të kriterit të përcaktimit të kombit dhe
diktimit të dhunshëm për konvertimin nga një në një tjetër besim fetar.
Dëshmi
argumentuese për këto ndikime shërbejnë edhe ndodhitë që përsëriten për ditë,
kryesisht nga dy shtetet fqinjë që vazhdojnë të jenë të ndërvarura nga feja.
Fenomeni negativ që ka vepruar me agresivitet ndaj etnisë tonë nuk është as i
sotëm, as i djeshëm, por është fenomen dymijëvjeçar.
Studjuesit,
historianët, specialistët e kësaj fushe, kanë vërtetuar se me epokën e
shpërbërjes së Ilirëve, janë të shumtë banorët e etnisë ilire që, të ndikuar
nga dhuna e institucioneve fetare, kanë "braktisur" etninë e tyre.
Disa u kombëtarizuan sllavë, kryesisht popullsia e trevave veriore dhe
verilindore e Ilirisë; të tjerë si kombas grekë, kryesisht banorët e trevës së
mesme të Ilirisë. Dhe sot, pasardh?sit e asaj pjese të popullsisë ilire, janë
konvertuar si serb, malazez, boshnjak, kroat, slloven, bullgarë, grekë; ndërsa
pjesa tjetër e popullisë së mbetur ilire, mbas shekullit XVIII-të pësoi
shpërbërje në emërtime. Një pjesë e të njëjtit popull etnik quhen kosovarë,
disa shqiptarë dhe disa çamë, të cilët, vazhdojnë të ruajnë me dinjitet
prejardhjen e tyre të "etnisë Ilire".
Nisur
nga gërshërat prerëse të përdorura kundër etnisë ilire, aktuaisht dardanët,
arbërorët dhe epirotët, që aktualisht sëbashku përfaqësohen dhe quhen
shqiptarë, ndjejnë thellë dhimbjet e ndarjeve të shkuara. Këta në cilësinë e
bërthamës etnike, në vazhdimësi bëjnë thirrje për unifikim, me bindje si e
vetmja kurë për të shëruar plagët në trupin e ILIRIAMËVE.
Me
ndjenjë përgjegjësie, me dashuri vllazërore, të vendosur për të plotësuar
amanetin etnik, dardanët, arbërorët dhe epirotët, kërkojnë korigjimin e
historisë kombëtare, që është sakatuar, coptuar dhe fshehur deri sot, për ta
saktësuar dhe renditur në vendin e duhur, ku të rigjejnë përfshijen e qenies
dhe ndërgjegjes së tyre edhe arvanitasit, arbëreshët, çamët (të krishterë e
myslymanë), arnautët dhe e gjithë diaspora jonë.
Edhe
njëherë, shikojme se sa të qarta janë mizoritë ndërshekullore të përdorura ndaj
etnosit Ilir nga të gjitha perandoritë e pas Krishtit, pa përjashtuar teoritë
konspirative me sistemin e parimeve morale, që fshihen nëpërmjet shprehjes së
ideve dhe mendimeve tërthorazi, duke fshehur të vërtetën.
Është
domosdoshmëri historike që popujt e Gadishullit Ballkanik të ripërcaktohen
etnikisht, jo nga besimet fetare, por nga gjuha, traditat, zakonet, territoret
etj. Kërkohet të realizohet një Census, kryesisht nën drejtimin e BE-së, me shtetet ballkanike, pa pjesmarjen dhe
ndërhyrjen institucioneve fetare, të sigurohet zbatimi i kritereve të barazisë,
paanësisë etnike, kombëtare dhe fetare.
Arritja
tek ndërgjegjësimi i vullnetshem i ligjvenesve dhe ligjzbatuesve të Bashkimit
Europian, për të realizuar censusin me kriteret jo fetare, të paktën tek popujt
e Gadishullit Ballkanik, kërkon shkëputje nga dogmat keqbërëse ndërshekullore,
të cilat kanë drejtuar padrejtësisht popujt europianë.
Të
ndërgjegjshëm, fillimisht me aplikimin e këtij CENSUSI, do të ndeshet me
vështirësi tepër të forta, por ato nuk do të zgjasin dymijë vjet, siç kanë
zgjatur me konflikte të ashpra, me shoqërime luftërash, vuajtje të tejskajshme
të popujve.
Censusi
me bazë etninë, shumë shumë do të kërkojë të gjejë qetësinë e qënieve shoqërore
brenda një afati kohor të matur me më pak se dhjetë dekada. Ky census
fillimisht do të ngjasojë me ujrat e lumenjeve të ashpër, me katarakte, ujvara,
me rrëmbime mes shkëmbinjeve, derisa të shtrohet dhe qëtë-qetë të krijojë
deltën e vet për tu bashkuar me ujrat e detrave.
Nëse
kam arritur të shprehem qartë, do dëshiroja të ngrejmë zërin në favor të
"kopsitjes" së historisë me të vërtetën e etnisë, për të ribërë
historinë e saktë të popujve të Gadishullit tonë, popuj të cilët kanë dymijë
vjet që vuajnë nga diferencimet etnike dhe fetare të diktuara nga "Fuqitë
e Mëdha", në përfitim të interesave dhe konjukturave që ata dëshirojnë.
Të
gjithë popujt "vendas" autoktonë të Gadishullit të Ballkanit, e dinë
fare mirë se shtetet jashtë këtij Gadishulli, bashkë me të ardhurit gjatë
shekujve në këtë Gadishull, kanë përdorur dhe përdorin ndaj
"autoktonëve" politikën "përça e sundo".
Koha
kërkon vigjilencë të një niveli të lartë, veprime të ligjshme në përputhje me
interesat e popujve ballkanikë, duke përjashtuar diktimet e ndryshme që
favorizojnë interesat e Fuqive të Mëdha europiane.
E
ndjeva detyrim moral për të treguar të vërtetat, mbështetur në hulumtimet e
bëra dhe që në gjykimin tim i quaj të drejta dhe të sakta.
Shënim
: Mosha e pjekurisë na shkëput nga sforcimi në gjetjen e fjalëve përkatëse për
ti përdorur në gëzime e hidhërime; mbas saj fjalët vijnë vetvetiu. Asnjë lloj
sforcimi.
Nga studjues Fahri Dahri
Itali, më 07/12/2020.-